Trajneri Duro: Nuk kemi personalitet në sulm tek Vllaznia

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, pas ndeshjes së djeshme me Besën, një ndër arsyet kryesore që ka nxjerrë si shkakun kryesor të mosfitimit të ndeshjes, padyshim që ka patur të bëjë me mungesën e liderëve në sulm. Pikërisht në lidhje me këtë takim, ai ka thënë: “Është anormale që në një fushë të luhen dy ndeshje brenda dy ditëve. Kjo bëri që terreni të ishte i keq dhe për pasojë loja nuk kishte cilësi. Në raport me Besën, ne patëm mjaft raste me anë të Dragoit, Hajdarit dhe në fund edhe të Hysës, por nuk ditëm t’i shfrytëzonim. Me pak fjalë, ne nuk kemi personalitet në fazën sulmuese.

Vllaznia, e ka të ndaluar të humbasë sërish edhe sot

0

Skuadrës shkodrane nuk I lejohet të humbë sot ndaj Besës. Në asnjë mënyrë. Nëse do të ndodhte, pasojat do të ishin të mëdha për të. Në këtë kontekst është përgatitur pragndeshja me kavajasit. Drejtuesit e klubit e kanë lënë të qetë skuadrën. Asnjë analizë, asnjë kritikë, asnjë masë ndëshkimore për të. E njëjta gjë edhe për trajnerin Duro. E gjitha kjo ka ndodhur sepse nuk konsiderohet si momenti I duhur për ta bërë këtë gjë. Nëse do kishte të tilla masa, gjërat mund të përkeqësoheshin tek Vllaznia e cila ndodhet para tre sfidave shumë të vështira, fillimisht me Besën dhe pastaj me Flamurtarin dhe Kastriotin.

Vllaznia, Duro pak dilema për formacionin anti- Besa

0

Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro ende nuk e ka të qartë formacionin që do të hedhë në fushë për ndeshjen e nesërme me Besën. Në dy ditët e fundit që ai ka qenë pranë skuadrës në stërvitje, nuk ka zhvilluar ndeshje kontrolli. Thjesht ka aplikuar disa lojëra me top me ekipin për 15 minuta por pa e ndarë atë në dy pjesë për të zhvilluar ndeshjet e zakonshme të kontrollit. Duke qenë kështu, ende nuk është shumë e qartë se cilët futbollistë do të zgjedhë ai për të hedhur në fushë në këtë ndeshje. Këta të fundit e kanë të paqartë se cilët do luajnë dhe cilët jo.

Besa- Vllaznia ende pikëpyetje për vendin se ku do të luhet

0

Ndeshja e javës së 11-të të Superligës në mes Besës dhe Vllaznisë ende nuk dihet se ku do të luhet. Kjo ngaqë drejtuesit kavajas ende nuk e kanë vendosur se ku do ta luajnë ndeshjen si ekip pritës që janë. Ata në fakt kanë pritur mbledhjen e sotme të Komisionit të Apelit për faljen e dënimit prej6 ndeshjesh të dënimit të fushës së tyre, por edhe ky Komision, ashtu si ai i Disiplinës, e ka lënë në fuqi atë dënim. Kjo gjë i ka irrituar së tepërmi drejtuesit e Besës që madje pasditen e sotme kanë bërë deklarata shumë të forta kundër Federatës madje duke paralajmëruar edhe bojkotimin e kampionatit.

Trajneri Duro: Nuk kam pse ta jap dorëheqjen nga Vllaznia

0

Në Shkodër po flitet shumë për një largim të mundshëm të tij. Kështu ka ndodhur edhe me trajnerët e tjerë që e kanë drejtuar Vllazninë në të kaluarën. Megjithatë, Shpëtim Duro është i qetë dhe kërkon të vazhdojë punën, me synimin për ta kthyer Vllazninë te rezultatet pozitive. Drejtuesit e klubit i kanë dhënë garanci që pas sfidës me Tiranën, teksa vetë kryetari i Këshillit Mbikëqyrës së bordit, Ritvan Troshani, është shprehur se nuk bëhet fjalë për një shkarkim të Duros. Dje, në një bisedë për gazeten, trajneri rikonfirmoi situatën e tij në skuadrën kuqeblu.

Luçi: Suksesi i Cungut, “goditje” për drejtuesit në Shkodër

0
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Roland Luçi është shumë i kënaqur për suksesin që po arrin kolegu i tij Armando Cungu tek skuadra e Kukësit. Të dy sëbashkua ata kanë punuar për një periudhë të shkurtër teksa kanë drejtuar...

Vllaznia : Besa, sfida delikate e kuqebluve për të ardhmen

0

Ndeshja e kësaj fundjave me Besën është e një rëndësie shumë të madhe për Vllazninë. Në rast se ajo do të pësojë një tjetër humbje, sigurisht që gjërat për të do të përkeqësohen edhe më shumë se do të ishte humbja e tretë rradhazi në kampionat. Kuptohet që një situatë të tillë nuk e dëshiron askush në kampin shkodran. Megjithatë, ka shumë besim se gjërat mund të ndryshojnë. Vetë futbollistët mendojnë se I kanë mundësitë për ta ndryshuar këtë situatë të krijuar. Po ashtu edhe stafi drejtues. Atyre u duhet mbështetje si nga tifozët ashtu edhe nga drejtuesit.

Kukësi i Cungut i dyti në renditje, në Laç tre gola shkodranësh

0

Kukësi vazhdon të mos ndalet. Ai ka mundur sot Besën me rezultatin e pastër 3-0 dhe me këtë fitore, është ngjitur në kuotën e 18 pikëve duke qenë i dyti në renditje pas Skënderbeut. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu ka arritur në këtë mënyrë të dhjetin rezultat pozitiv në po kaq javë kampionat duke mos pësuar ende asnjë humbje. Ndaj Besës pasditen e sotme, kanë shënuar tre gola në pjesën e dytë me autorë Biskup, Popoviç dhe Prognin. Në Kukës ka patur festë por edhe në Shkodër sepse tashmë në këtë qytet shumë tifozë janë bërë me këtë skuadër nisur nga fakti që ajo drejtohet nga një treshe trajnerësh shkodranë.

Mojash Radonjiç: Vllaznia gabon që nuk promovon elementin e ri

0

Dy vjet më parë nisi një projekt në Shkodër tek Vllaznia me elementin e ri. Një projekt që nuk e lanë ta çonte deri në fund për arsye të ndryshme. Trajneri malazez Mojash Radonjiç megjithatë ka mbetur “I fiksuar” mbas kësaj skuadre dhe mbas këtyre të rinjve. Jo më kot, vjen shpeshherë nga Podgorica ku jeton për të parë ndeshjet në Shkodër. Ka qenë edhe për ndeshjen e fundit me Tiranën por edhe dy ditë më vonë në një emision sportive në një nga televizionet lokale. Ja çfarë ka thënë ai për Vllazninë në intervistën e tij.

Trajneri mungon në stërvitje. Në Shkodër pyesin: A iku Duro?

0

Në seancën e djeshme stërvitore trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro nuk ka qenë present. Pikërisht kjo mungesë e tij ka bërë që menjerë tek futbollistët apo dhe ato pak tifozë që kanë qenë të pranishëm në fushën stërvitore të Shtojit, të pyesin: “A iku Duro”? Kësaj pyetje I kanë dhënë përgjigje pjestarët e tjerë të stafit drejtues kuqeblu të cilët kishin komunikuar me trajnerin përmes telefonit. Duro u kishte thënë atyre dhe njëkohësisht edhe drejtuesve të klubit se ishte në kursin për trajner në të cilin është rregjistruar për të marrë liçencën UEFA PRO dhe nuk mund ta kapte seancën stërvitore prandaj do ishin dy ndihmësit e tij Sinani e Legata që do të drejtonin këtë seancë.