Në Shkodër më e pranueshme është thënia” Si ke kenë, sesa si je”

0

Opinion nga RAMADAN BIGZA*


Jo radhë përdoret shprehja figurative “pesha e rëndë e fanelës”. E ka pra edhe kjo domethënien e saj. Sigurisht jo gjithkush mund ta gëzojë këtë privilegj.

Vllaznia drejt dështimit? Shkak ndërrimi i presidencës!

0

Figura të njohura që kanë kontribuar apo vijojnë jenë në funksion tek Vllaznia si dhe specialistë, sportdashës e gazetarë, japin mendimet e tyre pse kuqelbutë janë në nivele kaq të dobëta

Nga ANTON ZALLI
“Ndryshimi i presidencës, mungesa e harmonisë në ekip, mungesa e bashkëpunimit lojtarë-staf teknik-drejtues, humba ndaj Thunit si dhe mungesa e një brezi lojtarësh cilësorë shkodranë duke i shtuar këtu gabimet e trajnerit aktual duke ndryshuar boshtin e skuadrës”, janë arsyet për të cilat Vllaznia është në nivele shumë të dobëta si asnjëherë në historinë e saj.

Vllazni më të dobët se tani, s’kam parë asnjëherë

0
Opinion nga Valter Fushaj* “Të gjithë këto rezultate të Vllaznisë për mendimin tim janë si shkak i ndërrimit të presidencës. Këtë nuk e them se kam qenë unë president i skuadrër por ajo që e mori drejtimin e saj...

Në fund të sezonit, nxirren përgjegjësitë

0
Opinion nga Mirel Josa* Është normale që lëvizjet e shumta nuk bëjnë mirë qoftë nga ana e  presindencës apo e stafeve teknike. Çdo ndryshim që bëhet sidomos të stafit teknik bëhet me qëllimin për të arritur objektivat që për...

Fajtore për gjendjen aktuale, humbja me Thunin

0

Opinion nga Kujtim Shaba*
“ Mendoj që rezultatet e skuadrës e kanë thelbin e problemit që tek ndeshja me Thunin. Pra humbja me Thunin solli një ndryshim psikologjik total të skuadrës duke e future në një atmosferë apska të këndëshme.

Vllaznia, ja si mund të luajë ndaj Skënderbeut

0

Ballafaqimi me korçarët ditën e enjte konsiderohet shumë I rëndësishëm për Vllazninë. Kjo ndeshje mund të vendosë shumë gjëra për pretendimet e saj të mëtejshme në kupë. Në kushte të tilla, trajnerit Vata nuk I mbetet gjë tjetër veçse të bëjë gati skuadrën për këtë ndeshje. Pavarësisht kushteve të vështira për stërvitje, kuqeblutë janë munduar të mbajnë ritmin megjithëse problem tashmë kanë dalë dëmtimet e disa lojtarëve. Këto natyrisht që I kanë prishur jo pak punë stafit drejtues që megjithatë është duke marrë masat për të luajtur pa to.

Vllaznia- Skënderbeu shtyhet për të premten në orën 14.00

0

Ndeshja e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Skënderbeut, nuk do luhet të enjten siç ka qenë e planifikuar por një ditë më pas. Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë një kërkesë për ta shtyrë ndeshjen ndaj Skënderbeut për 24 orë dhe kjo kërkesë është miratuar nga ana e FSHF-së. Arsyeja ka qenë problemi i fushës së stadiumit që është pjesërisht sërish i mbuluar me dëborë. Pas reshjeve të shiut që kanë rënë mbrëmë dhe sot, ajo ka filluar të shkrijë megjithatë do ende për ta kthyer në normalitet atë. Duke menduar se gjendja e fushës do vijë duke u përmirësuar, shkodranët kanë kërkuar ta shtyjnë edhe për një ditë tjetër.

Vllaznia sërish për stërvitje jashtë Shkodrës

0

Ekipi shkodran nuk po gjen dot rehati sa i takon stërvitjes së tij. Prania e borës kudo nëpër ambjentet sportive të qytetit të Shkodrës, ia ka bërë të pamundur stërvitjen në kushte normale Vllaznisë. Për këtë arsye, stafi drejtues i saj sërish edhe sot ka zgjedhur të dalë jashtë qytetit për t'u stërvitur. Pikërisht për këtë, pasi nuk ka mundur dot të stërvitet as në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe as në stadiumin "Loro Boriçi", trajneri Rudi Vata e ka dërguar ekipin në Berdicë, një fshat 7 km larg qytetit të Shkodrës.

Sulmi, pika më e dobët e Vllaznisë

0
Opinion nga Mejdan ZHIVANi Në fillim të këtij sezoni futbollistik sulmi i skuadrës shkodrane konsiderohej më i miri në superligën shqiptare, e kjo e bazuar dhe argumentuar më pas, tek forca goditëse e vijës së parë të Vllaznisë,...

Vllaznia e dyta në renditjen e fair-play sipas FSHF-së

0

Federata Shqiptare e Futbollit përveç renditjes së kampionatit të Superligës, ka edhe një renditje tjetër të ekipeve. Bëhet fjalë për renditjen sipas fair-play-it. Që do të thotë sipas lojës së pastër, korrekte dhe të ndershme. Nëse në renditjen me pikë në bazë të rezultateve, Vllaznia aktualisht mban vendin e tetë duke qenë shumë larg pretendimeve të saj, në renditjen sipas fair-play skuadra shkodrane mban vendin e dytë. Në të parin, është Teuta e cila është një skuadër model si në fushë ashtu edhe në sjelljen e saj dhe pas saj vjen menjëherë skuadra shkodrane. Durrsakët kanë 111.071 pikë të grumbulluara sipas kritereve të vendosura nga Federata ndërsa Vllaznia ka 106.286 pikë e pas saj vjen Tirana me 104.821 pikë, Dinamo e katërta me 102.071 e me rradhë Flamurtari, Bylis, Skënderbeu etj.