Artan Bushati nis punën. Dua Likën dhe do kthej Osmanin

0

Trajneri I ri I Vllaznisë Artan Bushati ka nisur menjëherë nga puna. Paraditen e djeshme, ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me futbollistët. për t’I lënë vendin një tjetre pasdite. Ky ishte ndryshimi I tij I parë tek kuqeblutë. Nëse ish-trajneri I mëparshëm Shpëtim Duro gjatë gjithë këtyre ditëve kishte zhvilluar vetëm nga një seancë në ditë ndonëse është fazë përgatitore, Bushati mendon ndryshe. Pa dalë pastaj edhe tek disa ndryshime të tjera që ai mendon të bëjë në ditët e ardhshme.

Agron Çela “i jep bekimin” Vllaznisë para nisjes për në Ulqin

0

Dilema tashmë nuk ka më. Agron Çela është presidenti I ri I Vllaznisë. Marëveshja përfundimtare ende nuk është firmosur me krerët e Bashkisë por nuk ka më asnjë pengesë. Mbetet vetëm zyrtarizimi. Biznesmeni I njohur shkodran megjithatë ka nisur nga puna. Lëvizjet e fundit në skuadër, shoqëruar me emërimin e trajnerit Bushati, kanë miratimin e tij. Por jo vetëm kaq. Paraditen e djeshme, ekipi I Vllaznisë është nisur drejt Ulqinit për të zhvilluar atje një stërvitje dyjavore. Por para nisjes, jo më kot, vendi I caktimit për mbledhjen e futbollistëve ka qenë ambjenti pranë Grand Hotel “Europa” që është pronë e biznesmenit Çela.

“Juban Danja” fiton 5-0 miqësoren e sotme me Suharekën

0
Ashtu siç kemi lajmëruar, ekipi i futbollit të femrave të "Juban Danjës" sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Suharekës së Kosovës. E planifikuar për t'u luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" ajo është spostuar në fushën...

Ja 20 lojtarët që do jenë pjesë e Vllaznisë në stërvitjen e Ulqinit

0

Trajneri i Vllaznisë Artan Bushati do të marrë me vete në Ulqin 20 futbollistë. Ai e ka shpallur këtë listë dhe ka qenë klubi shkodran që e ka bërë të ditur edhe për mediat dhe opinionin sportiv atë. Ajo që bie në sy është se në këtë listë ka mbetur jashtë sulmuesi i ri Sindrit Guri që nuk është preferuar nga ana e trajnerit. Megjithatë kjo është zgjedhja e tij teksa në vend të këtij lojtari ka marrë mesfushorin Arsid Kruja.Ja emrat e futbollistëve që do të udhëtojnë nesër drejt Ulqinit:

Futbollistët takojnë administratorin. Sot marrin përgjigje për lekët

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup I futbollistëve të Vllaznisë paraditen e djeshme kanë zbritur tek zyrat e klubit shkodran për të kërkuar lekët që u takon në bazë të kontratave që kanë të nënshkruara, si për rrogat e prapambetura ashtu edhe për këstet e kontratave. Ata janë takuar me administratorin e klubit Fatos Gjyrezi dhe ia kanë bërë të ditur shqetësimin e tyre madje duke dalë hapur me pretendimin e tyre se nëse nuk likujdohen financiarisht, ata nuk do nisen të dielën për në Ulqin ku ekipi do shkojë për stërvitje.

Artan Bushati emërohet trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë

0

Artan Bushati emërohet trajner i ri i Vllaznisë. Ai pak çaste më parë ka firmosur kontratën përkatëse me administratorin e këtij klubi Fatos Gjyrezi. Kjo  bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran që njofton se me Bushatin është firmosur një kontratë prej një sezoni e gjysëm. Po ashtu bëhet e ditur se prezantimi zyrtar i këtij trajneri do të bëhet në orën 17.00 në zyrat e klubit. Artan Bushati nuk është një emër i panjohur në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Artan Bushati: Marrja e Vllaznisë, përgjegjësi e madhe për mua

0

Sot pasdite në orën 17.00 është bërë në zyrat e klubit shkodran prezantimi para medias por edhe para skuadrës i trajnerit të ri të Vllaznisë Artan Bushati. Ai që e ka bërë një prezantim të tillë ka qenë administratori i klubit Fatos Gjyrezi i cili në lidhje me këtë ka thënë: “Po bëjmë prezantimin zyrtar të trajnerit të ri Artan Bushati. Unë si administrator ligjor I klubit Vllaznia kam firmosur pak orë më parë kontratën me të, pikërisht pas ndërprerjes me mirëkuptim të kontratës me ish- trajnerin Shpëtim Duro.

Vllaznia vazhdon stërvitjet. Klubi ende i paqartë për të ardhmen

0

Skuadra shkodrane ka vazhduar edhe sot me seancat stërvitore në kuadrin e përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit. Ajo që të bën përshtypje është se ndonëse kemi të bëjmë me fazë përgatitore, prej 10 ditësh tek Vllaznia ende nuk ka qenë një ditë me dy seanca stërvitore. Trajneri Shpëtim Duro aplikon çdo ditë vetëm një stërvitje, kryesisht në orën 11.00 të paradites dhe pas përfundimit të saj, futbollistët lihen të lirë. Nga drejtuesit e klubit është menduar që të dielën ekipi të udhëtojë drejt Ulqinit për të zhvilluar atje dy javë stërvitje intensive por deri në këto momente askush nuk e ka të qartë nëse do bëhet nisja apo jo.

“Juban Danja” të shtunën miqësore me Suharekën e Kosovës

0

Ekipi i futbollit të femrave të "Juban Danjës" do të zhvillojë një tjetër miqësore këtë fundjavë në prag të nisjes së ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, ditën e shtunë në orën 13.00 në fushën sportive "Reshit Rusi" do të luhet një miqësore teksa përballë ekipit shkodran do të jetë ai i Suharekës së Kosovës. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten tone nga presidenti i kesaj skuadre Ferdinand Jaku. Kjo miqësore do t'i shërbejë trajneres Emanuela Jaku dhe stafit të saj për të parë edhe njëherë tjetër gjendjen e skuadrës.

“Nxehet” Duro: Unë dhe lojtarët duam lekët e kontratave!

0

Ditën e dielë ishte menduar që Vllaznia të nisej drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën më intensive të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit, por kjo gjë vështirë të ndodhë. Kjo është konfirmuar ditën e djeshme nga vetë trajneri I kësaj skuadre Shpëtim Duro. Ai, I pyetur nga “Shkodra Sport” se deri kur skuadra do të vazhdojë të stërvitet në Shkodër, ka nxjerrë në dritë shqetësimin kryesor të skuadrës në këto momente. Madje, atij dashje pa dashje, buza I ka shkuar në gaz lidhur me pyetjen e bërë. Jo se kishte gjë me gazetarin por sepse gjykonte se nuk ishte pyetja e duhur në këto momente.