Mbrojtësi shkodran Antonio Marku, firmos për Besën e Kavajës

0

Mbrojtësi i talentuar shkodran Antonio Marku nuk ka pritur më por ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Ajo do jetë Besa e Kavajës. Oferta e bërë nga presidenti i këtij klubi Nexhat Bizhdili ka qenë më e mira nga gjithë të tjerat dhe përpos kësaj, fakti që kjo skuadër drejtohet nga një ish-trajner i tij- Ilir Daja, e ka bërë edhe më të shpejtë arritjen e kësaj marrëveshje. Mbrojtësi 20 vjeçar ka disa ditë që është bashkuar në stërvitje me këtë skuadër madje ditën e djeshme ai ka luajtur edhe disa minuta në miqësoren që Besa zhvilloi ndaj Kukësit. Ai luan edhe si mbrojtës i majtë por edhe si mbrojtës qendre.

Kristian Dragoi, blerja e shtatë e Vllaznisë këtë sezon

0

Pas Deliç, Nallbanit, Begajt, Beqirit, Osmanit dhe Shtubinës, ka qenë rradha e rumunit Dragoi për të firmosur.  Ai ka mbërritur në Shkodër  mbrëmjen e së martës.  Akordi me të kishte ditë që ishte arritur dhe është pritur vetëm mbërrija e tij në Shkodër dhe firmosja e kontratës për t’u konsideruar zyrtarisht si blerja e re e skuadrës kuqeblu. Rumuni luan si mesfushor I djathtë dhe sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Kastriotit të Krujës. Dragoi  është prezantuar para gazetarëve paraditen e sotme. Gjatë prezantimit, drejtori sportiv Armir Grima duke folur në lidhje me këtë blerje, ka thënë: “Akordi me këtë lojtar ka kohë që është arritur. Kemi pritur që ai vetëm të mbërrinte në Shkodër për të firmosur kontratën dhe kjo tashmë u bë realitet.

Vjen në Shkodër. Rumuni Dragoi sot firmos për Vllazninë

0

Mbërrin edhe blerja e shtatë e Vllaznisë në këtë merkato vere. Rumuni Dani Dragoi ashtu siç pritej ka mbërritur mbrëmë në Shkodër dhe sot në orën 10.30 do të hedhë firmë në kontratë për t'u prezantuar pastaj zyrtarisht para gazetarëve. Ai ka luajtur sezonin e kaluar me Kastriotin duke bërë një paraqitje të mirë dhe pikërisht kjo paraqitje, i ka bërë drejtuesit kuqeblu të hedhin sytë drejt tij. Akordi ka kohë që është arritur me të dhe është pritur vetëm ardhja e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku banon me fAmiljen e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit të djathtë dhe për rrjedhojë tashmë me ardhjen e tij ky repart është blinduar.

Drejtori Grima: Vllaznia sivjet do jetë një ekip pretendent

0

Vllaznia vazhdon të godasë në merkato. Rradha për të firmosur ka qenë për mbrojtësi korçar Tefik Osmani. Ai ka mbërritur dje në drekë në Shkodër, ka arritur akordin financiar me drejtuesit e klubit dhe pasditen e së hënës ka hedhur firmë në kontratë. Në këtë mënyrë, ai rregjistrohet si blerja e gjashtë e kuqebluve në këtë merkato vere. Menjëherë pas kësaj është bërë edhe prezantimi i tij para mediave dhe bashkë me të, është prezantuar edhe Ndriçim Shtubina, një tjetër blerje e kuqebluve në këtë merkato. Drejtori sportiv Armir Grima duke folur në lidhje me këto blerje, është shprehur shumë entuziast për paraqitjen e Vllaznisë në sezonin e ri duke e konsideruar atë një skuadër pretendente për trofe.

Vllaznia, firmos edhe mbrojtësi Tefik Osmani

0
  Vllaznia vazhdon të godasë në merkato. Rradha për të firmosur ka qenë për mbrojtësi korçar Tefik Osmani. Ai ka mbërritur sot në Shkodër,...

Vllaznia gati të bëjë edhe dy blerje të rëndësishme

0

Blerja e gjashtë e Vllaznisë duhet të jetë  ajo e rumunit Dani Dragoi. Lojtari duhet të mbërrijë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pranë familjes së tij dhe të bashkohet me kuqeblutë në stërvitje. Skuadra në këtë mënyrë ka filluar të marrë formë. Kanë mbetur edhe dy plotësimet e fundit.  Në qendër të mbrojtjes dhe në sulm.  Ideja e drejtuesve të Vllaznisë është për të bërë dy goditje të rëndësishme. Dëshira ka qenë për Rajoviç në qendër të mbrojtjes dhe njërin mes Balës e Vajushit në sulm. Këta dy të fundit nuk vijnë dhe kjo është e sigurtë. Për Rajoviç priten zhvillimet e fundit këto dy ditë. Shkodranët megjithatë po mendojnë të mos gjenden të papërgatitur në asnjë mënyrë nga ndonjë e papritur e pakëndshme. Në rast se nuk vjen Rajoviç, atëherë do merret njëri mes Vukçeviç dhe Osmanit.

Ndriçim Shtubina: U riktheva tek Vllaznia për titullin

0

Pas shumë bisedimeve dhe tratativave, Ndriçim Shtubina është rikthyer sërish në Shkodër pasi kaloi një sezon te skuadra e Flamurtarit. Ai ka firmosur për një vit dhe do të përfitojë 30 milionë lekë në sezon. “Jam rikthyer te Vllaznia që të fitoj me të, me çdo kusht një trofe, pasi tani mendoj se ka ardhur koha që kjo skuadër të shkojë aty ku duhet”, – është shprehur Shtubina. Pavarësisht se ai ende nuk është prezantuar nga drejtuesit, pasi procedura është përcaktuar për të hënën, Shtubina ka vijuar ditën e djeshme stërvitjen me ekipin. Ai është shprehur i kënaqur me kontratën që ka lidhur me drejtuesit duke e thënë qartazi se tashmë duhen realizuar objektivat sezonalë.

Shpëtim Duro: Edhe 2-3 blerje cilësore dhe jemi OK për titull

0

“Ethet” e merkatos sigurisht që kanë zënë vend edhe tek ai. Kjo është mëse normale. Një trajner për të punuar me një skuadër, dëshiron të ketë në dispozion lojtarë sa më të mirë. Shpëtim Duro megjithatë është i kënaqur për mënyrën si kanë shkuar gjërat deri tani tek Vllaznia. Ndonëse nuk janë plotësuar të gjitha dëshirat e tij por skuadra ka filluar të formatohet. Kanë ardhur deri tani katër futbollistë, i pesti është rrugës ndërkohë që duhen edhe 2-3 të tjerë.

Elvin Beqiri, kapiteni i ri i skuadrës shkodrane?

0

Blerja e fundit e kuqebluve, pikërisht Elvin Beqiri, me shumë mundësi do të jetë kapiteni i ri i Vllaznisë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit shkodran sipas të cilit, ky lojtar i ka të gjitha karakteristikat për të mbajtur shiritin e kapitenit. Përvoja e tij e madhe me Vllazninë, ekipin kombëtar dhe ekipe të tjera jashtë vendit, autoriteti që gëzon, janë arsye të mjaftueshme për të qenë ai kapiteni i ri.

Merkatoja e Vllaznisë- “low cost”

0

Opinion nga Gjergj KOLA


Vllaznia deri më tani ka bërë 5 blerje. Beqiri, Deliç, Nallbani, Begaj dhe Dragoi janë futbollistët që janë veshur kuqeblu. Pa gjykuar ende për paraqitjet e tyre në fushë, ajo çfarë konstatohet është se kostoja financiare e këtyre blerjeve është shumë më e ulët në krahasim me atë që u bë në janar të këtij viti.