Alsid Tafili, një hap larg kthimit tek Vllaznia

Merkatoja e Vllaznisë mund të përfshijë edhe një futbollist shkodran. Bëhet fjalë për Alsid Tafilin. Mesfushori në fjalë, e ka mbyllur sezonin e fundit duke luajtur me Lirinë e Prizrenit në Kosovë teksa ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të këtij kampionati teksa ka shënuar edhe 10 gola për skuadrën e tij vetëm në 4 muaj aktivizim. Pas mbarimit të kampionatit, ai ndodhet me pushime në Shkodër. Në Prizren e presin sërish për të firmosur sërish kontratën e re. Në këtë qytet ka arritur të krijojë një adhurim të tifozëve sepse edhe tre sezone më parë, I dha Kupën e Kosovës Lirisë me dy golat e tij në finale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndërkohë ai ka edhe oferta të tjera nga Superliga shqiptare megjithatë për momentin po shikon mundësinë e kthimit tek Vllaznia.
Grima e pranon: Jemi në bisedime me malazezin Ivan Deliç
Vllaznia është pranë akordit me mesfushorin malazez, Ivan Deliç. Drejtori teknik, Armir Grima ka pranuar se ka biseduar me lojtarin Deliç dhe nga kontakti i parë që ka pasur me lojtarin mësohet se ai është shprehur i gatshëm që sezonin e ardhshëm të veshë fanelën e Vllaznisë. Për “Sport Ekspres”, Grima është shprehur: “Po, është e vërtetë që kemi patur një bisedë me mesfushorin Deliç. Ashtu si me çdo lojtar tjetër jemi ulur në bisedime konkrete për të parë mundësinë e një bashkëpunimi”, ka thënë Grima. Deliç është një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin malazez. Sapo emri i tij është lexuar tek “Sport Ekspres” është vlerësuar menjëherë nga menaxherë të ndryshëm që e njohin këtë lojtar.
Klodian Arbëri: Nëse më thërret Vllaznia, do isha gati

Në Kukës nisin punimet për stadiumin e ri, gati me 1 shtator

Vllaznia insiston për Blazho Rajoviç. Përgjigja pas Kupave
Blazho Rajoviç me shumë gjasa do të riveshë fanellën e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Lojtari në fjalë ka qenë një nga të preferuarit e drejtuesve të klubit që në startin e kësaj merkatoje. Madje, me malazezin e Flamurtarit krerët shkodranë kanë kohë që janë ulur në bisedime që pa mbaruar sezoni futbollistik. Dhe tashmë që lojtarit i përfundon kontrata me Flamurtarin pas kupave të Evropës janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e tij për sezonin e ri, në një kohë që është edhe një ndër të preferuarit e trajnerit Shpëtim Duro. Dhe, pas tratativave të shumta, nga burime pranë lojtarit mësohet se ai po shikon mundësinë e rikthimit pranë kësaj skuadre.
Trajneri Duro se do Ilir Nallbanin tek Vllaznia

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Mesfushori kosovar Ilir Nallbani nuk do të bashkohet me Vllazninë. Ai ishte në pritje të një përgjigje positive nga shkodranët për t’u rikthyer sërish aty por duket se përgjigja që ka marrë ka qenë negative. Arsyeja ka patur të bëjë me faktin që trajneri Duro nuk e pëlqen shumë mënyrën e lojës së tij dhe prandaj ka vendosur të mos e përfshijë në planet e tij tek skuadra kuqeblu. Natyrisht që një përgjigje e tillë nuk është pritur mirë nga ana e lojtarit megjithatë ai nuk ka mundur të dalë kundër kësaj zgjedhje të trajnerit.
Vllaznia, problemi kryesor i merkatos është ai i sulmit

Vllaznia edhe sezonin e ri s’do jetë kampione
Ilir Nallbani e përsërit: Po pres një ftesë nga Vllaznia

Mesfushori kosovar Ilir Nallbani edhe njëherë tjetër shpreh dëshirën e tij në mënyrë të hapur për t’u bashkuar me Vllazninë në sezonin e ri. Fakti që ai ka lënë përshtypje të mirë tek kjo skuadër, tek tifozët e saj dhe për më tepër që edhe ai është ndjerë mirë aty, e bëjnë atë të kërkojë me ngulm rikthimin në Shkodër. Por kjo duket se nuk po ndodh. Lojtari nga Peja megjithatë vazhdon të insistojë. Ditën e djeshme, në një prononcim për “Shkodra Sport” ai ka bërë të ditur se ditët e fundit ka patur një tjetër bisedë telefonike me drejtorin sportiv të Vllaznisë, ish-shokun e tij të skuadrës- Armir Grimën. Duke folur në lidhje me këtë detaj, ai ka thënë:
Kraja qëndron edhe një vit. Ndjehem mirë tek Vllaznia

Erdhi në janar pikërisht me këtë qëllim dhe tashmë e ka bërë realitet. Mbrojtësi shkodran Ervis Kraja ka rënë dakord me drejtuesit e lartë të Vllaznisë për të qëndruar edhe një sezon tjetër me këtë skuadër. Në fakt nuk është një firmë e re por është aprovim i një kontrate ekzistuese të mbrojtësit shkodran Ervis Kraja me këtë klubi. Ai erdhi në janar të këtij viti duke firmosur një kontratë 6 mujore me kuqeblutë me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. Pikërisht akordi për këtë gjë është arritur dy ditë më parë teksa Kraja ka marrë garancinë nga ana e kryebashkiakut Luka për vazhdimin e kësaj kontrate deri në fund të sezonit të ri. Lajmi është bërë I ditur për “Shkodra Sport” nga vetë futbollisti kur ka thënë: