Vllaznia, i sigurtë largimi i 6 futbollistëve të huaj

0

Vllaznia e re nis nga largimi i të huajve. Lojtarët e ardhur gjatë merktos së janarit, por edhe dy prej tyre që kanë qenë pjesë e skuadrës që nga fillimi i sezonit, duket se nuk kanë asnjë shans për të rinovuar kontratën. Projekti i klubit shkodran është për ndërtimin e një Vllaznie kompetitive në sezonin e ardhshëm. Deri më tani, nga kontingjenti aktual kanë rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër lojtarë si Smajli, Gocaj dhe Hajdari. Ndërkohë, nga të huaj është vetëm portieri Mirosllav Vujadinoviç. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit nuk mendojnë për të rinovuar kontratat me lojtarë si Vuk e Moreno, por pa përjashtuar këtu as Bërnoviç e Jablan, të cilët edhe pse po preferohen për të qenë pjesë e formacionit nga tekniku Grima, kanë shanse minimale për të qëndruar. Kontratat e tyre përfundojnë në mesin e muajit maj, teksa është lënë si klauzolë vazhdimi i tyre me Vllazninë, nëse skuadra merr pjesë në Kupat e Evropës. Tashmë klubi është jashtë objektivave dhe menjëherë pas përfundimit të kampionatit të huajt do të largohen.

Trajneri Grima: Apolonia t’i harrojë pikët në Shkodër

0

Pas disfatës në Ballsh, trajneri I Vllaznisë Armir Grima është duke u përgatitur për të shijuar fitoren e tij të parë në këtë post. Pikërisht në ndeshjen e kësaj jave ndaj Apolonisë që do luhet në “Loro Boriçi”. Tek futbollistët duket një dëshirë e madhe për të reaguar edhe pas kritikave të forta që ata morën nga trajneri I tyre në analizën që kanë zhvilluar ditën e martë. Duke folur për takimin e rradhës ndaj fierakëve, Grima do të shprehej shumë entuziast pas stërvitjes së djeshme teksa ka thënë: “Kanë mbetur edhe 5 ndeshje dhe secila prej tyre është e rëndësishme për ne. Kuptohet që nuk jemi në pozita shumë komode dhe prandaj do kërkojmë patjetër fitoren në takimin e rradhës me Apoloninë. E kemi të qartë se edhe fierakëve u duhen pikët por ata t’I kishin marrë në ndeshjet e tjera apo t’I kërkojnë pas takimit me ne. Në Shkodër, ata t’I harrojnë pikët. Do jetë një fitore e pastër e Vllaznisë dhe këtë besoj se nuk e vë askush në dyshim.

Vllaznia- Apolonia të shtunën në orën 16.00 në “Loro Boriçi”

0

Ndeshja e javës së 22-të të Superligës shqiptare në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Apolonisë, do të luhet ditën e shtunë në orën 16.00. Kjo ndeshje do luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës dhe do jetë shumë e rëndësishme për skuadrën shkodrane sepse në rast mosarritje të një fitoreje, do t'i komplikonte shumë pozitat e veta në renditje. Pikërisht për këtë arsye, stafi drejtues i kuqebluve me në krye trajnerin Grima po punon me shumë seriozitet për ta përgatitur ashtu siç duhet skuadrën për këtë ndeshje. Do rikthehet nga dëmtim mesfushori- sulmues Hajdari që kësisoj do jetë në formacion këtë ndeshje por ka ende dyshime për Gocajn dhe Sykajn që kanë disa shqetësime.

Vllaznia, 70% mundësia e afrimit të Vajushit për sezonin tjetër

0

Armando Vajushi mund të jetë më afër së kurrë konfirmimit së marrëveshjes me drejtuesit e Vllaznisë për të filluar tratativat për një huazim të tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi shkodran prej shumë kohësh ka filluar kontaktet me drejtuesit e kuqebluve pasi dhe vetë ai ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish në Shkodër. Ndonëse Vajushi aktivizohet me skuadrën e Liteksit në Bullgari ai ka nisur bisedimet paraprake me drejtuesit e skuadrs shkodrane për të plotësuar të gjitha kërkesat në mënyrë që ai të fillojë bisedimet me drejtuesit e ekipit bullgar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Vajushi në një prononcim për gazeten.

Artan Bushati: Financa për një Vllazni pretendente dhe jam gati

0

Lakimi I emrit të tij në media si një kandidaturë e mundshme për postin e trajnerit të Vllaznisë, duket se po e josh edhe vetë atë. Artan Bushati, ish-trajneri I Vllaznisë, Elbasanit por edhe I ekipit kombëtar Shpresa për disa vite, kërkon t’I rikthehet mesa duket sërish pasionit të tij të madh të trajnimit. Aktualisht ai është pedagog në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës megjithatë, ideja e rikthimit në pankinë e josh shumë.  I pari që nxorri emrin e tij në skenë ka qenë Edi Martini, ai që për gazetën tonë do të jepte mendimin e tij se trajneri I ardhshëm I Vllaznisë duhej të ishte një shkodran dhe në këtë kontekst, dy emrat më të mundshëm sipas tij sihin Hysen Zmijani dhe Artan Bushati.

Naxhi Shensoj tërhiqet: S’kam kontaktuar me Vllazninë

0

Ditët e fundit u fol shumë për një vetë-afrim të trajnerit turk të Bylisit Nexhat Shensoj tek skuadra e Vllaznisë, por më pas, të paktën dhe në mënyrë formale, gjithçka është hedhur poshtë nga menaxheri i tij, Erkand Sulejmani. Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës shkodrane si futbollist pesë sezone më parë dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ka nisur rrugën e menaxhimit, duke u marrë kryesisht me futbollistë dhe me trajnerë. Sulejmani rezulton të jetë menaxheri i trajnerit të ekipit ballshiot, Nexhat Shensoj, i cili ka reaguar menjëherë pas qarkullimit të lajmit se tekniku me origjinë kosovare është vetë-afruar tek Vllaznia për të marrë drejtimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të trajnerit Rudi Vata. “Nuk është aspak e vërtetë se Shensoj është vetë-afruar tek Vllaznia, madje është shumë i indinjuar për qarkullimin e një lajmi të tillë, i cili nuk është fare në dijeni.

Valter Fushaj: Po tallen me investimet tona tek Vllaznia

0

Pas gati 4 muajsh mospërfillje, ish-presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj duket se nuk mund të durojë më këtë situatë që është krijuar. Një kërkesë që ai dhe pesë donator të tjerë të këtij klubi në vite, kanë paraqitur në sekretarinë e Këshillit Bashkiak për njohjen e kontributeve të tyre financiare, ende nuk ka kaluar për diskutim në Këshill. Përpos kësaj, nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, pat dalë publikisht të deklarojë para mediave se kërkesa e këtyre donatorëve është e pabazuar në ligj dhe nuk do merret parasysh. Në lidhje me këto, ka reaguar edhe Valter Fushaj që për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej: “Unë nuk e di ku e merr guximin z.Troshani të thotë se nuk është e ligjshme. Pastaj kërkesa jonë është bërë për në Këshillin Bashkiak por nuk e di se kush e fsheh një gjë të tillë sepse ka katër muaj që e kemi dorëzuar atë dhe kërkesa nuk kalon në Këshill.

Vata- Vllaznia, s’ka ballafaqim. Mbase vetëm në gjykatë

0

Dje është mbushur java që Rudi Vata është shkarkuar nga posti I trajnerit të Vllaznisë. Vendimi I bordit mbikëqyrës të klubit shkodran, ia ka ndërprerë para kohe kontratën atij. Ish-kapiteni I kombëtares ndonëse ka ndodhur kështu dhe ndonëse familjen e ka në Skoci, ka vazhduar të qëndrojë në Shkodër gjatë kësaj periudhe. Ai është munduar të shpjegojë gjithçka ka ndodhur gjatë periudhës së punës të tij tek Vllaznia, madje edhe të akuzojë drejtues të klubit për “thikë pas shpine”, për “prerje në besë” etj. Po ashtu, Vata u tregua I gatshëm edhe të ballafaqohej në një emision televiziv me këdo prej drejtuese të Vllaznisë për t’u përballur me fakte dhe argumenta për 19 pikat e deklaratës që ai bëri për mediat dhe që nga ana e drejtuesve të klubit, u thanë se ishin të gjitha të pavërteta.

Amarildo Belisha: Gjyqtarët na kanë “vjedhur” shumë

0

Kapiteni i Vllaznisë, Amarildo Belisha, është shfaqur shumë i irrituar pas humbjes së pësuar në transfertë me Bylisin. Ai nuk e ka pasur me skuadrën, por me gjykimin që, sipas tij, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezulta“Duket qartë që gjyqtarët po na ndëshkojnë sistematikisht. Edhe në Ballsh, ne ishim duke bërë maksimumin për të barazuar fillimisht, dhe më pas për të fituar, por faullet kundër nesh dhe vendimet e njëanshme, na dëmtuan, duke bërë që të mos dilnim me pikë.

Të enjten prezantimi zyrtar i projektit të ri të stadiumit

0

Pas një prezantimi paraprak në media të idesë sesi mund të rikonstruktohet dhe të përfundojë stadiumi "Loro Boriçi", kjo ide do të shkojë edhe më tej. Do të jenë vetë pjestarët e studios italiane të projektit, ata që do ta shpalosin atë me detaje më të shumta. Ata do mbërrijnë nesër në Shkodër dhe preznetimi i projektit do bëhet ditën e enjte në sallën e këshillit Bashkiak Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran sipas të cilit, këtë herë ky projekt do paraqitet publikisht para një auditori më të gjërë dhe profesional, projekti i përgatitur nga studioja italiane. Përveç mediave vendore dhe kombëtare, gazetarëve sportivë, të enjten në orën 11.00 në sallën e Këshillit Bashkiak pritet të jenë të pranishëm edhe specialistë të njohur të sportit, të arkitekturës dhe më gjerë.