Vllaznia U-17 del në finale. Zhgënjen Vllaznia U-19 që eliminohet

0

Ka ndodhur e kundërta e asaj që pritej. Vllaznia U-17 është kualifikuar për në finale të kampionatit, ndërsa Vllaznia U-19 që mendohej më e sigurtë, është eliminuar. Këto verdikte janë dhënë sot nga rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale të luajtur në Tiranë. Vllaznia U-17 është ndeshur me skuadrën e vendit të parë- Teutën dhe fakti që shkodranëve nuk u bënte punë as barazimi, e bënte shumë të vështirë kualifikimin. Megjithatë loja ka treguar tjetër gjë. Në pjesën e parë ka zhbllokuar rezultatin Erkoçeviç dhe kjo pjesë do mbyllej 1-0 për Vllazninë. Në të dytën, do të shënonte golin e dytë Hebaj dhe më pas Erkoçeviç do të largohej nga fusha me karton të kuq duke e lënë skuadrën shkodrane me 10 futbollistë në fushë.

Akademia Vllaznia, një barazim dhe një humbje ndaj Shkëndisë

0

Akademia Vllaznia ka arritur një barazim dhe një humbje në ndeshjet e kësaj jave, ndaj ekipeve rivale kryesore të saj, atyre të Shkëndisë së Tiranës. 17 vjeçarët kanë qenë ata që kanë barazuar ndërsa 19 vjeçarët shkodranë janë mundur me rezultatin 2-0. Takimet e luajtura në kryeqytet janë zhvilluar me një rivalitet të madh sepse vetë përbërjet e këtyre ekipeve dhe pozicionet e tyre në renditje, e mundësonin këtë gjë. Në ndeshjen e 17 vjeçarët, ka qenë ekipi vendas I Shkëndisë ai që ka shënuar I pari por më pas, me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi Rubin Hebaj ka fituar një 11-metërsh të cilin e ka kthyer vetë në gol. E gjithë ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1.

Vllaznia kampione e Shqipërisë për U-13. Vend të dytë për U-16

0

Ditën e djeshme në Tiranë janë zhvilluar kampionatet kombëtare të grupmoshave U-13 dhe U-16  në atletikë. Në to kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit dhe ndër to padyshim edhe Vllaznia. Sipas kryetrajnerit të saj Albert Marashi, paraqitja e atletëve shkodranë ka qenë shumë e mirë. Për grupmoshën U-13 ato kanë zënë vendin e parë si ekip ndërsa për U-16 vendin e dytë pas Skënderbeut. Tek kjo e fundit, vendi i dytë nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së rezultateve por sepse Vllaznia nuk i ka mbuluar të gjitha disiplinat sportive sepse në kërcim së larti nuk ka patur sportistë për shkak se në pistën e stadiumit "Loro Boriçi", kjo disiplinë nuk ushtrohet.

“Revoltohen” trajnerët e Akademisë. Duan rritje rroge

0

Trajnerët e Akademisë Vllaznia nuk janë ndjerë mirë kur kanë mësuar për rrogat e larta të stafit të sapoemëruar të ekipit të parë dhe për këtë arsye, janë “revoltuar”. Ata kanë kërkuar rritje edhe të rrogave të tyre sepse puna që bëjnë është shumë e madhe dhe jo më kot, klubi prej vitesh krenohet me rezultatet e ekipeve të kësaj Akademie dhe për më tepër, me elementët cilësorë që nxjerrin çdo vit.

Ulik Kotrri: Ja karriera ime futbollistike nëpër botë

0

Ish-lojtari i Vllaznisë, Uliks Kotrri, sot agjent i FIFA-s dhe një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, tha për gazeten, se Shqipëria e futbollit duhet të ndjekë modelin e Sllovenisë, me zhvillim të akademisë së moshave, rroga të pakta për lojtarët dhe përfitime nga shitjet. Kotrri, i cili ka luajtur në Austri (Klagenfurt), Gjermani (Energi Kotbus), Ukrainë (Tavria Simferopol), madje deri në Zelandën e Re (Otago Junaitid), tha se edhe një shtet i vogël i Mali i Zi, me një popullsi sa Tirana, ka futboll më cilësor dhe se klubet janë plotësisht profesioniste.

Zmijani: Trajnerët e moshave, çuditërisht “të etur” për rezultat

0
Shefi i Zyrës Rajonale të FSHF-së për Shkodrën, Hysen Zmijani konstaton se shumë prej trajnerëve që punojnë me ekipet e Ligës Amatore të kësaj zone, janë çuditërisht "të etur" për rezultat. Një gjë e tillë sipas tij është e...

Presidenti çela: Do bëjmë një Vllazni të madhe sezonin tjetër

0

Tani që sezoni ka marrë fund për Vllazninë, drejtuesit e saj kanë filluar të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Presidenti I klubit kuqeblu, Argon çela nuk ka ngurruar që të bëjë një deklarim të tij, kur thotë se projektimi I Vllaznisë ka kohë që ka nisur. Ai pretendon që Vllaznia e sezonit të ardhshëm të  ketë në bazë të saj sa më shumë emra shkodranësh, të cilët luajnë si brenda dhe jsaht superligës. Ai ka deklaruar edhe faktin se tre nga lojtarët e shumë përfolur si Vujadinoviç, Smajli e Dragoi do të jenë përsëri pjesë e këtij klubi. Teksa ka shprehur keqardhjen  e tij përsa I përket mos arritjen së objektivit të vënë për këtë sezon.

Matija: Jam I kënaqur që moora frytet e një investimi njëvjeçar

0

Presidenti I ekipit të futbollit të vajzave të Adës të Velipojës, Lazër Matija është shprehur tepër I kënaqur që ekipi I tij është shpallur për të dytin sezon me radhë kampione e vendit. “Jam tepër I kënaqur që kurorëzova një tjetër sezon të suksesshëm. është me të vërtetë një punë e madhe me tepër shpenzime, por kur në fund merr  frytet duket se gjithçka ka kaluar më lehtë se ç'ka qenë në realitet. Ka qenë një punë e madhe e nisur që nga stafi teknik me dyshen Fatmir e Hava Axhani, masazhatorin Arben Mlloja dhe vajzat e kësaj skuadre. Më vjen mirë që kam dal kampion dhe për më tepër me një skuadër që meriton notën më të lartë jo vetëm për punën që kryen, por edhe për disiplinën në stërvitje dhe jashtë saj. Kemi investuar shumë dhe për këtë faktet janë. Kemi investuar jo vetëm me lojtare cilësore, por edhe në bazë materiale dhe në kushtet që ekipi është stërvitur.

Medja “i përgjigjet” ish-presidentit Fushaj. Akademia është OK

0

Kritikat e ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj në adresë të drejtuesve të klubit për drejtimin jo të mirë të punëve edhe tek Akademia Vllaznia e cila në kohën e tij ka qenë model, nuk janë pritur mirë nga këta të fundit. Për rrjedhojë, përgjegjësi i Akademisë Agim Medja sot ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit shkodran vllaznia.al ku ka shpjeguar gjerë e gjatë se kush është Akademia, çfarë pune bëhet në të por edhe i është përgjigjur ish-presidentit në lidhje me akuzat për bazën materiale dhe kushtet e stërvitjes. Ai ka dalë në mbrojtje të punës që bëhet aktualisht duke dhënë edhe shpjegimet e tij.

Sukaj e Vajushi: “Në verë duam të lujamë me Vllazninë”

0

Humbja e Vllaznisë ndaj Kastriotit ka ngjallur menjëherë reagime nga ish-lojtarët e skuadrës shkodrane. Dy ndër futbollistët më të mirë të saj gjatë fazës së parë të këtij sezoni, Xhevahir Sukaj dhe Amrnado Vajushi kanë shprehur dëshirën e tyre për të luajtur sërish në Shkodër gjatë sezonit të ardhshëm futbollisitik. Pavarësisht se skuadra shkodrane ka akoma kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri dy lojtarët shkdoranë janë shprehur të bindur për t’u ritkhyer sërish pasi nuk mund ta shohin skuadrën në një gjendje të tillë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI