Viktor Jubani ndërroi jetë në Itali, pritet mbërritja e trupit në Shkodër

0
Lajmi i mbrëmshëm për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit të njohur të Vllaznisë Viktor Jubani, sigurisht që nuk është pritur mirë nga mbarë sportashësit shkodranë por edhe më gjerë sepse ai ishte një figurë shumëplanëshe. Sot ndërkohë, të shumtë...

Volejbolli shkodran sot ka festë. Është ditëlindja e kapitenes së Vllaznisë

0
Volejbolli shkodran i femrave kohët e fundit ka kaluar momente jo pak të vështira. Polemika, akuza, dorëheqje dhe duket se gjërat janë trazuar, por jo dhe aq. Situata po shkon drejt normalitetit dhe për ta bërë sa më të...

Dinastitë e arbitrimit, në Shkodër është… familja Dervishi

0
Historia e dinastive, familjeve që i ka bashkuar një vërshëllimë, një profesion, është vërtet e rrallë. Një trashëgimi dhe traditë e krijuar sa farefisnore, aq edhe sportive. Bashkë në shtëpi e në fushë, në një kohë, në një ndeshje,...

Ndahet nga jeta Mjeshtri i futbollit shqiptar Medin Zhega

0

Sot ka ndërruar jetë Mjeshtri i Madh i futbollit shqiptar, Medin Zhega duke pikëlluar të gjithë mjedisin futbolldashës në vendin tonë, por jo vetëm. Simboli i këtij sporti dhe njeriu i mirë Din Zhega, ish-trajneri i kombëtares, ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ish-futbollisti i shquar i Vllaznisë dhe i përfaqësueses kuqezi, nuk jeton më. Zemra e njërit prej emrave të spikatur të futbollit shqiptar, i lindur në vitin 1946 në Shkodër, në vitet 60-70 një prej lojtarëve më të njohur të Vllaznisë e më pas të Dinamos, ka pushuar së rrahuri në QSUT, ku gjendej i shtruar dhe në gjendje të vështirë shëndetësore prej një viti.

Trajneri i njohur shkodran thirrje presidentit të Republikës: Dekorojeni Dedë Dekajn!

0
Trajneri i njohur i peshengritjes se Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Petrit Hoxha permes nje letre publike i ka bere thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise per te dekoruar sportistin qe ka arritur rezultatin me te larte ne historine...

ALMANAK Sot ditëlindja e ish- kapitenit të Vllaznisë Elvin Beqiri

0
Nje nga emrat me te shquar te futbollit shkodran por edhe atij shqiptar pas viteve ’90 padyshim qe eshte Elvin Beqiri. Me nje karriere te shkelqyer brenda dhe jashte vendit, me 47 ndeshje me fanellen kuqezi te veshur ne...

Dashamir Sherja, maratonisti kampion dhe …. historian

0

"Enciklopedia e sportit shkodran" është libri i dalë nga shtypi ditët e fundit dhe që i kushtohet tërësisht historisë së sportit shkodran. Një enciklopedi e vërtetë në të cilën përfshihen rreth 3 mijë sportistë, me qindra tituj kampion, medalje e trofe. Autori i këtij libri mbi 700 faqesh është Dashamir Sherja. Për ndokënd nga brezi aktual ndoshta një emër i panjohur por në fakt nuk është i tillë. Ai ka qenë një sportist kampion në atletikë. Ka lindur më 8 dhjetor 1942 në Tiranë por është rritur në Shkodër. Me atletikën dhe Vllazninë e nis herët, që në vitin 1956 por shkëputet prej saj për t'u rikthyer sërish në vitin 1965. Merr pjesë në vrapimet e gjata,konkurron në 5, 10, 20 dhe 30 km vrapim në rrugë, në 3000 m/p dhe maratonë. Në vitin 1965 zë vende të treta dhe të katërta në takimet që zhvillon atletika, pikërisht në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave. Në nëntor të atij viti fiton garën e maratonës me kohën 2 orë, 43 minuta e 11 sekonda, duke arritur normën e "Mjeshtrit të Sportit", zë vendin e parë edhe si ekip dhe është vetëm pak sekonda larg rekordit kombëtar të kësaj gare.

FSHF ‘harron’ të kujtojë e të nderojë Mehdi Millën

0
Në fillim të punimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme të FSHF-së, ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla mbledhje, është mbajtur një minutë heshtje për figurat e futbollit të ndara nga jeta gjatë vitit. Si rrjedhojë është përkujtuar ish- trajneri i...

Gëzuar ditën e lindjes kampioni i madh i boksit Besnik Limani!

0
52 vite sot per njerin nga boksieret me te mire ne historine e boksit shkodran por edhe ate shqiptar, Besnik Limanin dhe sigurisht qe "Shkodra Sport" merr pjese ne kete momente festiv te kesaj legjende te boksit, duke i...

Ismet Hoxha, historia e një personazhi të njohur të futbollit shkodran

0

Ismet Hoxha ka lindur në Shkodër më 23 mars 1948 dhe ashtu si shumica e fëmijëve zgjedh të merret me futboll. Angazhohet shumë shpejt me ekipet e moshave të Vllaznisë teksa në vite është stërvitur nga emra shumë të njohur duke filluar nga Ernest Halepjani, Zyhdi Bakalli, Xhelal Juka, Gjon Simoni, Rexhep Laçej, Rifat Rusi dhe për të përfunduar tek Muhamet Dibra me të rinjtë.