Erkand Qerimaj: Në Europian dua medalje dhe kualifikimin për në Tokio

0
Pandemia globale e Koronavirusit, si në të gjitha fushat, ka lënë pasoja edhe në sistemin sportiv botëror, teksa aktivitete të ndryshme janë shtyrë apo anuluar. E prekur nga kjo situatë është edhe peshëngritja shqiptare, e cila është disiplina sportive...

Tuzi: Mosmarrrja pjesë në kampionat, jo për faj të sportistëve

0

Deklaratat e ashpëra të drejtorit Kroqi për mosmarrjen pjesë të shumë peshëngritësve të Vllaznisë në kampionatin kombëtar, kanë marrë përgjigje nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, Muhamet Tuzi. Në një prononcim për gazetën "SHKODRA SPORT", ai ka thënë: "Drejtori mund të ketë të drejtë në pretendimet e tij kur thotë se sportistët duhet të marrin pjesë nëkampionat por unë po ju argumentoj pse edhe sportistët dhe ne trajnerët kemi të drejtë në pretendimet tona.

Reagon Godelli: “Kam rezultuar pozitiv në përdorimin e një substance që nuk ka lidhje...

0
Pas lajmit që ka rezultuar pozitiv në testin doping, peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook. “Për ti paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i...

Erkand Qerimaj të hënën dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës në peshëngritje, shkodrani Erkand Qerimaj do të marrë një titull shumë të lartë ditën e hënë. Ai do dekorohet nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Motivacioni kuptohet që është arritja e rezultateve shumë të larta sportive dhe pikërisht për titullin e fundit që ai mori në Turqi, edhe Presidenti Topi ka thyer të gjitha barrierat institucionale që duhen për të shkuar deri tek firma e tij. Tashmë çdo gjë duket e përfunduar në këtë mes dhe të hënën në orën 11.00, Erkand Qerimaj do nderohet në Presidencë me këtë titull të lartë. Në këtë ceremoni, peshëngritësin kampion do ta shoqërojnë familjarë dhe miqë të tij. Sigurisht që ky titull ia lartëson edhe më shumë vlerat këtij sportisti që ende nuk i ka mbushur 24 vjeç por ka sjellë në Shqipëri titullin më të lartë sportiv në peshëngritje duke qenë më i miri i kontinentit.

Emanuel Lushi medalje ari në San Marino. Është edhe sportisti më i mirë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun e zhvilluar sot në San Marino. Ai ka arritur të marrë medalje ari në peshën e tij por jo vetëm kaq. Në bazë të koefiçentit të sinklaritetit, ai ka marrë edhe kupën e peshëngritësit më të mirë të aktivitetit, duke e bërë edhe më të bukur këtë sukses.

Palestra e re e shtangës gati, Qerimaj falenderon kryeministrin

0
Palestra e re e sportit të peshëngritjes pranë Tirana Olimpik Park është gati, ajo që do të jetë shtëpia e re e shtangës shqiptare, ku do të stërviten kampionët kuqezinj. Ai që ka publikuar fotot e para të palestrës...

Erkand Qerimaj: Medaljet e mia shkojnë për Shkodrën time

0

Kampioni I Europës Erkand Qerimaj është pritur si hero I vërtetë sot në qytetin e tij- Shkodër. Bashkia e këtij qyteti, ashtu siç pritej, kishte marrë të gjitha masat për pritej në mënyrën e duhur të këtij kampioni. Autobuzi me tifozët është nisur në mëngjes herët, në orën 06.00 drejt aeroportit të Rinasit. Bashkë me të, kanë qenë edhe familjarët e Erkandit por nuk ka munguar nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani, shefi I klubit Vllaznia Gëzim Mema etj. Në fakt nuk është hera e parë, që Shkodra, e në mënyrë të veçantë sportëdashësit dhe mbarë opinion në këtë qytet tregojnë se dinë të vlerësojnë njerëzit me kontribute mjaft të larta, e pikërisht peshëngritësin Erkand Qerimaj. Mbërritja në qytetin e Shkodrës ka qenë rreth orës 11.00, që me gjithë shiun që binte pa pushim, ishin të shumtë, ata që prisnin vargun e gjatë të makinave, ku printe si zakonisht ajo e kampionit Erkand Qerimaj. Të gjitha makinat ishin të mbuluara me flamujt kombëtar, kuq e zi. Kishin dalë për ta pritur edhe prefektja Voltana Ademi, kryetari I Këshillit të Qarkut Maxhid Cungu, kryetari I Bashkisë Lorenc Luka etj.

Erkand Qerimaj: Çfarë kuptimi do kishte ‘Big Brother’ pa Luizin? Ai përfaqëson batutën dhe...

0
Peshëngritësi Erkand Qerimaj i ftuar në emisionin “Vila 24” me moderatoren Brunilda Lahe nuk ka ngurruar të shprehet për News24 nëse Luiz Ejlli po e përfaqëson si duhet Shkodrën duke zbuluar se edhe ai vetë ka marrë një ofertë...

Inagurohet palestra e re e peshëngritjes së Vllaznisë. Merr emrin e kampionit Asim Belinovi

0
Pasditën e sotme, është inauguruar palestra e re e sportit të peshëngritjes “Asim Belinovi” pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ajo do të jetë shtëpia e re e shtangës shkodrane, ku do të mund të stërviten peshëngritësit shkodranë. Kjo sallë e shumëpritur...

Genc Barkiçi: Vllaznia në peshëngritje vazhdon të jetë në elitë

0

Njëri prej trajnerëve të ekipit të peshëngritjes së Vllaznisë, pikërisht Genc Barkiçi duke folur në lidhje me kampionatin e fundit kombëtar, e ka vlerësuar si shumë pozitive paraqitjen e peshëngritësve shkodranë që në renditjen ekipore kanë zënë vendin e dytë. "Ka patur një rivalitet të madh në mes ekipit tonë dhe Elbasanit por fakti që ekipi kundërshtar ishte i plotë, me 8 boksierë, e favorizonte atë në luftën për titullin kampion. Elbasani konkurronte me 8 boksierë ndërsa ne me 7. Pritëm që të dështonte të paktën një sportist i ekipit tonë kundërshtar por nuk ndodhi kështu dhe ne në fund u renditëm të dytët.