Deklarata e Qerimajt: S’kam përdoruar substanca të ndaluara

0

Ditën e sotme, ashtu siç pritej ka patur një reagim nga peshëngritësi Erkand Qerimaj. Lajmet e publikuara në të gjitha mediat sportive, sigurisht që e kanë shokuar atë. Fakti që është shkruajtur se ai ka rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pa ardhur përgjigja përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes, e bëjnë shkodranin të mendojë se diçka mund të jetë kurdisur kundër teje. Përmes një deklarate për shtyp, ai ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë çështje duke thënë se është i pafalshëm dhe pret ballëhapur vendimin që do vijë në ditët e ardhshme nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Ja deklarata e plote e tij dhene sot:

 

Lajm i hidhur: Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

0

Peshëngritësi shkoran Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg. Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.

Tirana dhe Shkodra, Begaj dhe Qerimaj. Çfarë ndryshimi!!!

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI


Ka dy tre ditë që Romela Begaj shpërblehet përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës me 20 milionë lekë të vjetra për rezultatet e saja në Kampionatin Europian i zhvilluar para pak ditësh. Në Shkodër askush nuk reagon. Madje as Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Bardh Lohja. As shefat e tij Luka e Troshani që përmes Lohjes në mbledhjen e fundit do thonin se Begaj nuk do marrë asnjë shpërblim dhe i quajtën ”gënjeshtra gazetash”.

Bashkia Shkodër, “harron” të shpërblejë Erkand Qerimajn!

0

Gati dy javë më parë, në pritjen që u bë në Shkodër, ATA ishin të parët. Tek dera e makinës, tek tufat me lule, tek përqafimet dhe premtimet. Para kamerave, sigurisht që fjalët e bukura nuk mungojnë asnjëherë. Drejtuesit e pushtetit lokal, gati dy javë më parë thanë dhe u deklaruan krenar për arritjet e bashkëqytetarit të tyre Erkand Qerimaj që kishte zënë vendin e parë në Europë. Atë ditë u tha dhe u deklarua se do bëhej më e mira e mundshme që Erkandit t'i krijoheshin kushte sa më të mira stërvitore. Madje u premtua se shpejt do ndërhyhej në palestër për ta meremetuar me paisjet e duhura dhe krijimin e kushteve sa më të mira stërvitore në mënyrë që ky Kampion Europe, pse jo të mos bëhej edhe Kampion Olimpik! Por nga e thënë në të bërë, ka shumë distancë. Sidomos në Shkodër. Më e bukura është se sot, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, ky KAMPION është "injoruar".

Sa i pasur është Erkand Qerimaj?

0

Opinion nga Ramadan BIGZA

Më shumë se një pyetje kërkohet një përgjigje nga qeveria për të stimuluar financiarisht sportistët që po i japin famë Shqipërisë. Ka ikur koha kur stimujt ktheheshin në barsoleta, siç ka ngjarë dikur në Shkodër. Kur njërit i thonë për Fletë lavdërimi dhe ai i përgjigjet “Vare në derë të fermentimit”.

Erkand Qerimaj dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës Erkand Qerimaj, paraditen e sotme është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Ceremonia është zhvilluar në ambjentet e presidencës dhe përveç peshëngitësit, kanë marrë pjesë edhe familjarë dhe të afërm të tij. Sigurisht që ka qenë një ditë e veçantë për Qerimajn që merr këtë dekoratë të lartë nga numri 1 i shtetit pikërisht për rezultatin e arritur në kampionatin e fundit Europian që u zhvillua në Turqi dhe ku ai zuri vendin e parë duke u shpallur më i miri i kontinentit. Presidenti Topi në momentin e dhënies së titullit të lartë është shprehur:

Erkand Qerimaj të hënën dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës në peshëngritje, shkodrani Erkand Qerimaj do të marrë një titull shumë të lartë ditën e hënë. Ai do dekorohet nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Motivacioni kuptohet që është arritja e rezultateve shumë të larta sportive dhe pikërisht për titullin e fundit që ai mori në Turqi, edhe Presidenti Topi ka thyer të gjitha barrierat institucionale që duhen për të shkuar deri tek firma e tij. Tashmë çdo gjë duket e përfunduar në këtë mes dhe të hënën në orën 11.00, Erkand Qerimaj do nderohet në Presidencë me këtë titull të lartë. Në këtë ceremoni, peshëngritësin kampion do ta shoqërojnë familjarë dhe miqë të tij. Sigurisht që ky titull ia lartëson edhe më shumë vlerat këtij sportisti që ende nuk i ka mbushur 24 vjeç por ka sjellë në Shqipëri titullin më të lartë sportiv në peshëngritje duke qenë më i miri i kontinentit.

Barkiçi: Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj, janë nderi i Shqipërisë

0

Trajneri i kombëtares shqiptare të peshëngritjes Genc Barkiçi është kthyer dje nga Turqia ku ka qenë me ekipin në Kampionatin Europian dhe duke analizuar rezultatet e arritura, shprehet mjaft i kënaqur për mënyrën si shkuan gjërat. Në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com, ai do të shprehej: "Rezultatet e larta të peshëngritjes shqiptare tashmë nuk janë më një risi. Fakti që nga çdo aktvitet ku marrim pjesë, kthehemi me medalje e tregon më së miri këtë gjë. Por rezultatet e fundit në Turqi janë më të lartat që kemi arritur ndonjëherë në historinë e këtij sporti. Titulli Kampion Europe i Erkand Qerimajt, është i pari në historinë e peshëngritjes shqiptare me të rriturit dhe po ashtu mendoj se medalje të artë ka marrë edhe Romela Begaj të cilës iu vodh ky vend nga një gjyqtar. Themi që kemi arrit majën më të lartë të këtij sporti por vetëm për momentin sepse kemi ende të bëjmë.

Erkand Qerimaj merr titullin “Nderi I Akademisë së Shkencave”

0
Titulli Kampion Europe që mori pak ditë më parë në Turqi Erkand Qerimaj, është pasuar nga një titull tjetër, këtë herë jo të fituar. Këtë herë ka qenë Akademia e Shkencave ajo që ka nderuar me titullin e lartë...

Erkand Qerimaj: Medaljet e mia shkojnë për Shkodrën time

0

Kampioni I Europës Erkand Qerimaj është pritur si hero I vërtetë sot në qytetin e tij- Shkodër. Bashkia e këtij qyteti, ashtu siç pritej, kishte marrë të gjitha masat për pritej në mënyrën e duhur të këtij kampioni. Autobuzi me tifozët është nisur në mëngjes herët, në orën 06.00 drejt aeroportit të Rinasit. Bashkë me të, kanë qenë edhe familjarët e Erkandit por nuk ka munguar nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani, shefi I klubit Vllaznia Gëzim Mema etj. Në fakt nuk është hera e parë, që Shkodra, e në mënyrë të veçantë sportëdashësit dhe mbarë opinion në këtë qytet tregojnë se dinë të vlerësojnë njerëzit me kontribute mjaft të larta, e pikërisht peshëngritësin Erkand Qerimaj. Mbërritja në qytetin e Shkodrës ka qenë rreth orës 11.00, që me gjithë shiun që binte pa pushim, ishin të shumtë, ata që prisnin vargun e gjatë të makinave, ku printe si zakonisht ajo e kampionit Erkand Qerimaj. Të gjitha makinat ishin të mbuluara me flamujt kombëtar, kuq e zi. Kishin dalë për ta pritur edhe prefektja Voltana Ademi, kryetari I Këshillit të Qarkut Maxhid Cungu, kryetari I Bashkisë Lorenc Luka etj.