Kampionati i peshëngritjes spostohet nga Durrësi në Elbasan

0

Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur, nuk do të zhvillohet në qytetin e Durrësit siç ishte planifikuar. Arsyeja është se pallati I sportit “Ramazan Njala” I këtij qyteti është në rikonstruksion dhe për këtë arsye, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë vendosur ta ndryshojnë vendin e zhvillimit të këtij kampionati. Ai do të zhvillohet tashmë në qytetin e Elbasanit më datat 4-5 mars. Lajmi konfirmohet për gazetën online shkodrasport.com nga sekretari I kësaj federate, Ilir Kraja. Në këtë mënyrë institucioni që ai drejton e ka gjetur vendin se ku do ta zhvillojë këtë kampionat dhe sigurisht që ne bashkohemi me keqardhjen e  trajnerëve dhe sportistëve të klubit Vllaznia që prej vitesh kërkojnë zhvillimin e tij në Shkodër por kjo gjë nuk merret përsipër nga drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia gjoja për mungesë të ambjentit të duhur.

Tuzi: Vllaznia do jetë kampione për të tretën herë rradhazi

0

Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje do të kërkojë të mbrojë titullin kampion sërish.Në vitin 2010 dhe 2011, ky ekip është shpallur kampion i Shqipërisë për të rritur. Të njëjtën objektiv ky ekip ka edhe për vitin 2012. Kampionati i këtij viti zhvillohet në datat 3-4 mars në qytetin e Durrësit dhe njëri nga trajnerët e Vllaznisë, pikërisht Muhamet Tuzi, është optimist për suksesin e rradhës. Ai e ka shprehur këtë gjë edhe për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë: "Objektivat tona janë të qarta dhe besoj shumë tek suksesi edhe në këtë kampionat. Këtë besim e kam nisur nga stërvitja që është bërë dhe kontigjenti i sportistëve që kemi në dispozicion. Gjatë kësaj periudhe është punuar mirë dhe kjo punë shpresojmë të shpërblehet me vendin e parë në kampionatin e rradhës".

KOKSH-i vendos për mosheqjen e bursës olimpike për Qerimajn

0

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk ia ka hequr bursën olimpike peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj. Kërkesa ishte bërë nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes por në mbledhjen e djeshme të Komisionit teknik të KOKSH, kjo kërkesë ka rënë poshtë. Madje, është vendosur prej tij, që si Qerimajt ashtu edhe Pulakut, peshëngritësit tjetër që pretendohej t'i kalohej bursa, t'i shtohet pagesa për stërvitjen në mënyrë që atyre t'u krijohen të gjitha kushtet e nevojshme për t'u përgatitur sa më mirë për Olimpiadën e Londrës që zhvillohet këtë verë. Kësisoj KOKSH ka hedhur poshtë kërkesën e federatës së shtangës e cila krijoi jo pak pakënaqësi tek Erkand Qerimaj sepse ai prej vitesh është nga sportistët më të mirë në vend.

Bashkia Shkodër, 600 mijë lekë trajtim shtesë për Qerimajn

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj ka përfituar sot një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra për një periudhë tremujore në prag të pjesmarrjes së tij në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në verë në Londër. Kjo shumë e caktuar, do të jetë shtesë e trajtimit ushqimor për këtë sportist të cilësisë së lartë pikërisht në përgatitjet e tij për pjesmarrjen në këtë eveniment kaq të rëndësishëm të sportit botëror. Pra, për tre muaj me rradhë, për Qerimajn do të ketë një shtesë nga 200 mijë lekë të vjetra për trajtimin ushqimor. Vendimi për këtë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Trajneri Tuzi: Me Emanuel Lushin pretendoj medalje në Europë

0

Peshengritësi I Vllaznisë, 15 vjeçari Emanuel Lushi natyrisht që vlerësohet shumë për karakteristikat e tij dhe të gjithë specialistët që e njohin, shohin tek ai të dhëna shumë të mira. Mbi të gjitha, për të flet me superlativa trajneri që e stërvit Muhamet Tuzi. Ai ka bindjen maksimale se gjatë vitit 2012, Emanuel Lushi do të arrijë patjetër të futet në zonën e medaljeve në kampionatin Europian të 17 vjeçarëve. Njëkohësisht nuk do mungojnë edhe rezultatet e tjera positive për këtë sportist. Këtë trajneri Tuzi e ka bërë të ditur edhe për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka deklaruar:

Qerimaj del hapur: Në Shkodër nuk i duan sportistët cilësorë

0

Peshëngritësi më i mirë shqiptar dhe njëkohësisht sportisti më i mirë shkodran edhe për vitin që lamë pas, Erkand Qerimaj e ka shprehur sërish hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me neglizhencën që ka hasur tek drejtuesit e sportit dhe ata të Bashkisë në Shkodër. Në një intervistë ekskluzive për gazetën online "shkodrasport.com", ai ka folur hapur dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë. "Kryetari i Bashkisë së Shkodrës duhet të marrë shembull nga kryetari i Bashkisë së Sofjes e ndonjë tjetër që i marrin sportistët shqiptarë dhe i shpallin kampionë bote. Këta tanë s'dinë me i mbajt sportistët shqiptarë që detyrohen të braktisin vendin e të ngrenë lart pastaj flamujt e vendeve të tjera.

Emanuel Lushi, 15 vjeçari që premton shumë për shtangën

0

Dje ai ka mbushur 15 vjeç. Bëhet fjalë për peshëngritësin shkodran Emanuel Lushi që premton shumë për të ardhmen. Ka qenë një ditë feste për këtë djalosh që shumë shpejt mund të promovohet si një nga më të mirët e këtij sporti.Në fakt, ai ka filluar ta shkruajë emrin e tij. Në vitin 2011 ka filluar të lërë gjurmë në këtë sport. Lushi është kampion me 17 vjeçarët, madje edhe me 20 vjeçarët e Shqipërisë.

Katër peshëngritës shkodranë nderohen nga Federata

0

Asim Belinova, Nikolin Qyrsaqi, Gjovalin Çuni e Shemsi Bala janë nderuar dje nga Federata Shqiptare e Peshëngritje me titullin "Nderi i Federatës". Ceremonia është zhvvilluar dje në ambjentet e hotel "Tirana Internacional" ku përveç katër shkodranë janë nderuar nga drejtuesit e kësaj federate edhe shtatë ish-peshëngritësa të tjerë nga mbarë vendi. Megjithatë shumica ka qenë nga Shkodra, si për të thënë se ky qytet nxjerr vetëm kampiona dhe rekordmena.

Artur Lagja: Do nxjerrim të tjerë kampionë

0

 

Tek ekipi i peshëngritjes së Vllaznisë punohet mirë. Të tre trajnerët e këtij ekipi, Muhamet Tuzi, Genc Barkiçi dhe Artur Lagja stërvisin tre grupe të ndryshme sportistësh dhe në secilin prej tyre sigurisht që sheh shumë sportistë të talentuar e që premtojnë shumë për të ardhmen. Tek grupi që stërvit trajneri Artur Lagja, konstaton se ka sportistë disi edhe më të rritur në moshë dhe që pritet të dhurojnë tituj kampionë dhe rekorde për Vllazninë. Pikërisht ky është edhe synimi i trajnerit të tyre. Puna që bëhet është sistematike dhe shkencore duke patur brenda edhe metodikën e fundit të peshëngritjes botërore.

Erkand Qerimaj dhe 9 sportistë të tjera, test antidopingu

0

Ditën e enjte kanë mbërritur në Tiranë drejtues të Organizatës Rajonale të Antidopingut për të zhvilluar disa kontrolle antidopingu me disa nga sportistë më të mirë të vendit tonë. Jo më kot janë zgjedhur sportistët më të mirë, ata që konkurrojnë edhe në arenën ndërkombëtare dhe kanë patur suksese. Bëhet fjalë për peshëngritës, mundës dhe atletë.