Hamdi Salihi mungon në grumbullimin e DC United. Gati largimi

Pas një periudhe të shkurtër pushimi D. C. Junajtid ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në fushën stërvitore “George Mason University”, sipas medieve amerikane binte në sy mungesa e Hamdi Salihit. Sipas “Thë Ëashington Post” mungesa e sulmuesit shqiptar mund të kuptohet si një ndarje e mundshme mes të dyja palëve. Ndërkohë që drejtori Sportiv i klubit amerikan, Dejv Kasper është shprehur: “Salihi është një sulmues i mirë, por nuk mund të projektohet si një titullar në kompeticionet që do të luajmë”. Trajneri Ben Olsen, gjatë këtij sezoni nuk i ka dhënë shumë hapësira shkodranit, duke preferuar në vendin e tij Lionard Pajo. Rezultat i kësaj ishte edhe paraqitja jo e mirë që bëri Salihi në kampionat, ku shënoi vetëm 6 gola.

Djali i Rudi Vatës firmos kontratë me Celtic, Presidenti Meta e uron: Shpresoj të...

Rocco Vata, djali i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka nënshkruar ditën e djeshme një kontratë 3 vjeçare me ekipin legjendar të Skocisë, Celtic. Presidenti Ilir Meta që është një tifoz i deklaruar i klubit skocez me anë të...

Vajushi 90 minuta dhe lojë e mirë në fitoren 3-1 të Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin bullgar duke luajtur në rradhët e Liteksit. Ai ka qenë për 90 minuta në fushë si titullar në takimin e ndeshje që Liteksi ka zhvilluar në transfertë me ekipin Montana dhe ka kontribuar me lojën e mirë në fitoren 3-1. Ndonëse nuk ka shënuar, Vajushi ka qenë protagonist me rastet që ka krijuar dhe paset e dhëna, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk ka qenë me fat sepse një top i gjuajtur prej tij, është larguar mbi vijën e portës nga një mbrojtjës.

ZYRTARE/ Bekim Balaj shpall ‘divorcin’ me ekipin turk. Rikthehet shpresa te tifozët shkodranë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu. Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory. Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin:...

Trajneri i Sauthemptonit e tepron me Brojën: Është rezervë e mirë

Lënia në stol në Kombëtare e Armando Brojës po sjell pasoja dhe në karrierën e sulmuesi shtatlartë. Një fakt të tillë e ka pranuar vetë trajneri i Sauthemptoni, Ralf Hazenhytl i cili në konferencën për shtyp para sfidës me...

Samuel Nikaj flet për të ardhmen: Do ulem me drejtuesit pas përfundimit të sezonit

Vushtrria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës falë paraqitjeve mbresëlënese që pati këtë sezon.Për këtë sukses nje merite te madhe ka specialisti i ngjitjeve në Superligë, Samuel Nikaj. Trajneri i Vushtrrisë ka thënë se pas përfundimit të këtij sezoni...

Po spikat te Sassuolo, vjen goli i mbrojtësit shkodran

Kampionatet e moshave në futbollin italian çdo vit nxjerrin në pah lojtarë të cilët po tregojnë vlerat e tyre dhe janë kontigjent i rëndësishëm për përfaqësueset shqiptare. Një prej tyre është edhe Elio Zalli, i cili në këtë sezon,...

Mbrojtësi shkodran mbyll aventurën e tij me skuadrën malteze

Mbrojtesi 22 vjeçar shkodran Elmir Lekaj nga sot nuk eshte me pjese e klubit maltez Rabat Ajax FC. Ai ka vendosur te nderprese kontraten me kete lojtar per te nisur nje aventure te re. Ne fakt, gazeta "Shkodra Sport" para...

Samuel Nikaj: Tek Flamurtari jam për një projekt dyvjeçar

Një shkodran po bën gjithçka mirë në Kosovë. Samuel Nikaj që kur ka marrë drejtimin e Flamurtarit të Prishtinës, jo vetëm që nuk e njeh humbjen por edhe e ka dërguar këtë ekip në vendin e parë në renditje. Një barazim dhe shtatë fitore rresht, kjo është ecuria e "çmendur" e këtij ekipi nën drejtimin e trajnerit shkodran. Ai mori drejtimin e kësaj skuadra dy muaj më parë kur ndodhej në vendin e tetë dhe sot e ka çuar në vendin e parë. I pyetur se çfarë ka ndryshuar tek skuadra, ai do të përgjigjej: "Në aspektin taktik shumë pak gjëra. Edhe në aspektin fizik sigurisht që nuk kisha se çfarë të ndryshoja sepse kampionati ishte në vazhdim. E vetmja gjë ku unë ndërhyva ishte ajo në anën psikologjike të futbollistëve.

Hysaj fiton “derbin” ndaj Strakoshës, Napoli përmbys Lacion brenda në “Olimpico”

Napoli doli fitimtar nga ndeshja e parë në “Olimpico” të Romës, teksa mundi me përmbysje Lacion, me shifrat 1-2. Të parët që kaluan në avantazh, ishin vendasit, me një gol fantastik, nga ana e Çiro Imobiles. Por, reagimi i Napolit,...