Sukaj gati firma në Iran me skuadrën Sepahan

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj pritet të firmosë në Iran me një skuadër të këtij kampionati. Bëhet fjalë për Sepahan, ekipin që mban vendin e tretë në kampionat me 33 pikë pas 17 ndeshjesh të luajtura. Në fakt ka kohë që flitet për një mundësi lëvizje të këtij futbollisti drejt këtij vendi por udhëtimi thuhet të jetë bërë ditën e djeshme. Sulmuesi 24 vjeçar ka marrë fillimisht rrugën drejt Turqisë dhe më pas drejt Iranit. Të dhënat e para bëjnë fjalë për një kontratë shumë të mirë të këtij futbollisti megjithatë shuma që do përfitojë nuk bëhet e ditur për momentin.
Lajmi i fundit: Vajushi nënshkruan për 3.5 vjet me Liteks

Ka mbërritur edhe firma për futbollistin e Vllaznisë Armando Vajushi me skuadrën e tij të re, Liteks Loveç. Kjo ka ndodhur pak minuta më parë dhe lajmi konfirmohet për gazetë online "shkodrasport.com" nga menaxheri i tij shkodrani tjetër Uliks Kotrri. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do jetë 3 vjet e gjysëm por drejtuesit e klubit bullgar kanë si objektiv promovimin e këtij futbollisti dhe shitjen e tij në një klub më të madh jashtë vendit.
Kotrri: Firma e Vajushit në Bullgari, shumë pozitive

Armando Vajushi sot ka lënë qytetin e tij- Shkodrën e ka marrë rrugën drejt Bullgarisë. Aty ku nesër pritet të firmosë kontratën e re me ekipin Liteks Lovech. Kanë mbetur për t'u bërë vetëm vizitat mjekësore dhe më pas direkt e tek momenti i firmosjes së kontratës. Uliks Kotrri, menaxheri shkodran që ka ndërmjetësuar për këtë lëvizje të Vajushit sëbashku me menaxherin tjetër Kosta Grillo, bën të ditur se nuk ka asnjë pengesë për firmosjen e kontratës. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online "shkodrasport.com", ai ka bërë të ditur detaje rreth bisedave të bëra me drejtuesit e klubit bullgar.
Sulejmani: Salihin e kërkojnë në Angli dhe Turqi
Vajushi firmos në Bullgari me Liteks për 400 mijë euro

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur sportdashësit shkodranë me një lajm jo të mirë për ta. Armando Vajushi do të lërë Vllazninë dhe do të luajë në tre vitet e ardhshme për skuadrën Liteks Loveç të Bullgarisë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "Panorama Sport", sipas të cilës, vetë lojtari ka qenë mbrëmë në Bullgari i shoqëruar nga babai i tij dhe menaxheri shkodran Uliks Kotrri dhe kanë firmosur kontratën përkatëse me këtë klub, që do ta mbajë atë të lidhur me bullgarët për tre vitet e ardhshme.
Hamdi Salihi, ofertë edhe nga Bryzhi
Elis Guri shpallet “Sportisti i vitit” në Bullgari

Feliks Kruja, shkodrani që kërkon suksesin edhe në ringun italian

Dejan Zllatiçanin, djaloshi nga Vraka që shpallet kampion bote

Rudi Vata, trupi më i bukur i Bundesligës

Trajneri i ri i Vllaznise se Shkodres, Rudi Vata gezon nje respekt te madhe ne Gjermani. Vata ne vitin 1998 erdhi ne FC Energie Cottbus dhe kete skuader qe kishte ardhur nga kategoria e trete pas dy vitesh e ngriti ne Bundesliga. Ne 81 ndeshje sa luajti me FC Energie Cottbus, media gjermane e ka cilesuare si "Mister Body" von Bundesliga.