Gogaj: Trajneri Grabrz ka ikur vetë. S’kemi patur asnjë mosmarrëveshje

0

Pas pak ditësh zhurme e komentesh nga më të ndryshmet, trajnerja e Vllaznisë në volejboll për femra Sadije Gogaj është rikthyer të flasë për largimin e trajnerit malazez Nebojsha Grabrz duke hedhur poshtë aludimet se ka patur mosmarrëveshje me të. Duke folur për telesport.al, ajo ka thënë: "Mund t'u them se të gjitha problemet që kemi patur janë zgjidhur.

Vllaznia për femra mundet 2-3 nga Skënderbeu por “rifiton” vajzat

0

Skënderben në volejboll për femra ka arritur të fitojë brenda në Shkodër ndaj Vllaznisë në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit. Një ndeshje që pati brenda jo pak emocione ngaqë ajo shkoi në set final, set në të cilin kanë qenë vajzat korçare që janë treguar më të sakta dhe kanë arritur të fitojnë. Skënderbeu në fakt ka kaluar dy herë në avantazh me sete teksa ka fituar të parin në shifrat 25 me 11 e të tretin 25 me 21 ndërkohë që Vllaznia ka arritur të barazojë dy herë duke fituar të dytin 25 me 19 dhe të katërtin 26 me 24.

Kalaja: Vllaznia e vërtetë nuk është ajo që luajti ndaj Farka Volej

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk i ka bërë nisjen e duhur kampionatit. Ajo është mundur në "Qazim Dervishi" me rezultatin e pastër 0-3 nga Farka Volej dhe kuptohet që më shumë se kushdo tjetër i surprizuar nga kjo humbje ka qenë trajneri i ekipit shkodran Artan Kalaja. Duke folur për shkodrasport.com në lidhje me këtë humbje, ai ka thënë: "Ka qenë një humbje e papritur për ne. Situata na doli jashtë kontrollit në këtë ndeshje e kjo mund të ketë ardhur nga vlerësimi i tepërt i saj apo mbivlerësimi i kundërshtarit më shumë sesa duhet. Djemtë u futën në fushë me emocione negative dhe këto natyrisht që patën ndikimin e vet në lojë. Kuptohet që pas kësaj humbje, na del për detyrë të analizojmë gjithçka ndodhi dhe po ashtu na del për detyrë të bëjmë më shumë stërvitje sepse ndeshje të tjera të vështira na presin".

Farka Volej i shkakton një surprizë të hidhur Vllaznisë

0

Farka Volej ka shkaktuar surprizën e javës së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj teksa ka fituar brenda në Shkodër me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Vllaznisë. Në fakt kjo nuk pritej ngaqë shkodranët në sezonin e ri janë përforcuar dhe kërkojnë të jenë një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Por ndeshja e parë tregoi tjetër gjë. Miqtë nga Farka, kanë arritur të fitojnë setin e parë 25 me 16 dhe pastaj edhe të dytin 25-21 duke çuditur disi vendasit që kujtohen të zgjohen vetëm në setin e tretë megjithatë edhe ky do të fitohej në shtesë nga Farka Volej me rezultatin 29 me 27 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Vllaznia- Studenti, miqësorja nuk luhet deri në fund

0

Ndeshja miqësore në mes ekipeve të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë dhe Studentit e luajtur pasditen e djeshme, nuk ka shkuar deri në fund. Ajo është ndërprerë në setin e katërt të saj. Shkaku ka qenë thjesht nisja me vonesë e këtij takimi dhe për rrjedhojë, volejbollistët duhej t'i lironin pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ekipit të basketbollit të Vllaznisë për të zhvilluar stërvitje.

Federata vendos: Kampionatet e volejbollit do të nisin më 24 tetor

0

Kampionatet e volejbollit do të nisin në fund të tetorit. Saktësisht më 24 të muajit të ardhshëm. Një datë shumë e largët kur ekipet kanë kohë që përgatiten dhe kjo ka bërë që situata të mos jetë aspak e qetë.Gjithsesi sezoni i ri sportiv  do të nisë më datën 24 tetor. Ka qenë ky vendimi që ka marrë së fundmi kryesia ende në detyrë e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që ka hedhur disa nga piketat për të ardhmen e afërt të këtij sporti. Pas kryerjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme më 4 shtator, kryesia është mbladhur sërish, duke marrë disa vendime të rëndësishme për sa i përket sezonit të ri. Siç dihet, volejbolli është në periudhë kaosi, për shkak të bllokimit të punëve në FSHV, ku mungon një sekretar dhe për shkak të borxheve që ka kjo federatë.

Trajneri Grabrz nis punën. Do jetë një Vllazni ndryshe në kampionat

0

Trajneri malazez i ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë Nebojsha Grabrz është prezantuar zyrtarisht para mediave nga ana e drejtorit të sportklub Vllaznia Mark Kroqi. Ky i fundit ka qenë vetë një volejbollist i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare dhe kuptohet që "e ka merak" këtë sport dhe prandaj po kërkon ta mbështesë maksimalisht atë. Kuptohet që për të rritur cilësinë e punës ka rënë dakord me trajnerin malazez që ai për njëfarë periudhe të punojë pranë ekipit të femrave. "Unë e përgëzoj punën që ka bërë trajnerja Sadije Gogaj prej vitesh me këto vajza por kuptohet që duhet më shumë punë për të arritur nivele dhe më të larta. Dhe për këtë arsye, kemi rënë dakord me trajnerin Grabrz që ai të na ndihmojë në këtë aspekt me përvojën e tij"- ka thënë drejtori Kroqi.

Ditmir Rrashketa lë Studentin dhe rikthehet tek Vllaznia

0

Lajme të mira për ekipin e Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Me të ditët e fundit në stërvitje është bashkuar edhe volejbollisti shkodran Ditmir Rrashketa. Ky I fundit prej katër sezonesh ka qenë pjesë e Studentit me të cilin është shpallur edhe katër herë rresht kampion I vendit por tashmë duket se ka vendosur të kthehet në qytetin e tij. Kujtojmë që Rrashketa është edhe anëtar I ekipit kombëtar dhe kuptohet që është një përforcim shumë I rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja.

Ndahet nga jeta ish- volejbollisti i Vllaznisë Aleksander Paloka

0

Sporti shkodran sot i ka dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave të shquara të tij në vite, volejbollistit të njohur Aleksander Paloka. Ai paraditen e sotme është përcjellë për në banesën e fundit pikërisht në moshën 69 vjeçare. Sandri do të mbahet mend gjatë nga bashkëkohësit e tij por edhe tifozët e shumtë të këtij sporti, si një volejbollistët më të mirë të viteve '60'-70. Karriera e tij ka nisur herët, i pikasur nga trajneri Tonin Bianku dhe më pas, në vitin 1965 do të kalonte tek ekipi i parë i Vllaznisë. Një vit më vonë, do të kalonte tek Partizani me të cilin luan për dy vite me rradhë teksa kryen edhe shërbimin ushtarak dhe menjëherë pas përfundimit të tij kthehet sërish në Shkodër duke luajtur për skuadrën e qytetit të tij deri në vitin 1976 kur i jep fund karrierës shumëvjeçare.

Vllaznia në volejboll për femra shpejt me një trajner malazez

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka lënë pas një sezon jo shumë pozitiv duke u renditur në vendin e gjashtë në grupin A1 me vetëm 4 fitore të arritura në 14 ndeshje të luajtura. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një analizë të hollësishme në lidhje me paraqitjen e çdo ekipi në këtë sezon dhe kuptohet që kanë analizuar edhe mundësitë për të përmirësuar situatën në sezonin e ri. Duke u ndalur tek ekipi i volejbollit të femrave, vetë shefi i klubit Vllaznia Mark Kroqi ka bërë të ditur se po shikohet mundësia e marrjes së një trajneri tjetër për këtë ekip.