Tek Vllaznia vijojne me pergatitjet per ndeshjen e se merkures, ate ndaj kampioneve te fuqi te vendit- Egnatias, e cila do te luhet duke filluar nga ora 19:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Nje sfide e veshtire dhe shume delikate e cila nuk e gjen skuadren shkodrane ne formen e saj me te mire.

E kemi fjalen si per rezultatet sepse pas tre javesh kampionat ka arritur te grumbulloje vetem 4 pike nga 9 te mundshme. Po ashtu edhe per shkak te kontigjentit te reduktuar qe ka patur ne dispozicion si rrjedhoje e demtimit te disa lojtareve.

Edhe ndaj rrogozhinasve eshte e sigurte se do te kete disa mungesa dhe me se shumti ato ne repartin e sulmit, ku Gruda, Çoba, Dodaj por edhe Kahrimanoviç do te jene te pamundur. Si pasoje, numri i lojtareve te ketij reparti qe Brdariç ka te gatshem eshte reduktuar ndjeshem.

Nje gje e tille e ben ndoshta mese te domosdoshme gatishmerine e lojtarit te ardhur ne fundin e merkatos, afrikanit Essang Matouti. Megjithate ka ende nje pikepyetje nese ai do te jete ne listen e lojtareve te grumbulluar per sfiden me Egnatian sepse siç eshte shprehur trajneri Brdariç, i duhet ende kohe te kape ritmin e skuadres.

Megjithate deri te marten gjerat mund te ndryshojne. 21 vjeçari nga Gaboni po stervitet me intensitet dhe shpreson qe ta binde stafin teknik per ta grumbulluar per ndeshjen e rradhes duke premtuar se do te jape me te miren e tij nese i besojne qofte edhe disa minuta te vetme ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/