Alen Sherri ditën e djeshme ka debutuar me fanellën e Cagliarit. Portieri shqiptar e nisi si titullarë sfidën ndaj Cremoneses, takim i vlefshëm për fazën e 1/16-ave të Kupës së Italisë.
Kjo sfidë përfundoi 1-0 në favor të skuadrës së Cagliarit, të cilët më pas eleminojnë ekipin e Cremoneses. Në këtë përballje Sherri ia doli të mbante portën e paprekur, ndërsa ishte vendimtar në disa raste me pritjet e tij.
Paraqitja pozitive në debutim nga ish-i i Egnatias nga “Soffascore” u vlerësua me notën 7.9. Pas kësaj sfide ka reaguar 26-vjeçari në rrjetet sociale.
“Debutim i paharrueshëm me Cagliarin. Forca djema”, ka shkruar shkodrani, i cili në merkaton e verës kompletoi kalimin nga Egnatia te klubi italian. Me këto të fundit ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, duke bërë kështu një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike./newsport/