Daniel Maldini në orbitën e Interit. Ai që në plan të parë duket një lajm i pabesueshëm nisur nga fakti që ky mbiemër është i lidhur përjetësisht me ngjyrat kuqezi, në fakt është realisht një pistë në merkato për t’u ndjekur me vëmendje.maldiniiDrejtori sportiv i zikaltërve, Piero Auzilio, të dielën pasdite ka qenë në “U Poëer Stadium” për të parë ndeshjen Monza-Roma, pikërisht për të vëzhguar me vëmendje të birin e Paolos dhe nipin e Çezares, dy ish-kapitenë të Milanit.

Në futboll, sidomos në atë modernin, rrugët romantike ndonjëherë kryqëzohen me realitete të ndryshme. Dhe sigurisht që një profil si ai i Maldinit, lojtar krahu në sulm dhe që mund të aktivizohet si sulmues i dytë mund të bëjë komod trajnerin Simone Inzagi. Duhet të kujtojmë që në verën e ardhshme, kampionët aktualë të Italisë do të humbasin si Arnautoviçin dhe Korrean që iu përfundon kontrata.

KONFIRMIM- Lajmi është bërë i ditur nga “Sportmediaset”, por ka gjetur konfirmime edhe nga “FcInternews”, që shton gjithashtu se drejtori sportiv i Interit ka ndjekur gjithashtu edhe Varren Bondo, mesfushorin francez 21-vjeçar. Ai prej kohësh është në planet e klubit. Por sigurisht që mbiemri i Maldinit është ai që bën më shumë lajm dhe tërheq vëmendjen e tifozëve.

Nuk është rastësi që lojtari i grumbulluar për herë të parë në kombëtaren italiane është pyetur edhe për të ardhmen: Rikthim te Milani? Gjithçka është e mundur. Kështu u përgjigj 22-vjeçari që këtë vit është në pronësinë e Monzës. Por e ardhmja e Danielit mund të jetë në Milano në anën tjetër, me ngjyrat zikaltër. Është shpejt, madje shumë shpejt për të bërë parashikime. Por hapat e parë për një goditje të mundshme në merkato që do të ndiznin disi Milanon janë hedhur. Vëzhgimi nga afër i drejtorit dhe nevoja për të transferuar një sulmues të çojnë tek kjo pistë. Dhe nëse sulmuesi do të jetë italian, atëherë më mirë. Të paktën kështu është urdhri nga Bepe Marota… Në këtë sezon ai ka luajtur 7 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 1 asist.

PAOLO- Por cili është një tjetër faktor që mund ta shtyjë Danielin tek Interi? Ndoshta babai i tij. Edhe pse është përjetësisht milanist, ai në daljet e fundit nëpër intervista ka vlerësuar maksimalisht menaxhimin e skuadrës së Interit dhe planin që ka për të ndërtuar një klub me baza të forta. Sigurisht një lloj hakmarrjeje nga ai edhe për largimin që i bënë pronarët e rinj. Jo ndaj tifozëve, të cilët Maldini nuk do t’i tradhtonte kurrë, por për drejtuesit po. Gjithçka është e hapur.