Sherri në sfidën midis Partizanit dhe Tiranës në kampionatin e femrave të basketbollit ka sjellë reagimin e Besëlidhjes.
Me anë të një reagimi, lezhjanët, të cilët janë në finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj kundër Tiranës, ajo i ka kërkuar FSHB-së dhe klubeve organizatorë që të merren mesa të rrepta për ndeshjet e ardhshme.
Gjithashtu, Besëlidhja ka kërkuar dhe që FSHB të përzgjedhë arbitra profesionistë, pasi janë ankuar se në ndeshjen e fundit gjyqtarët kanë lejuar sipas tyre lojën e pisët.
Nga sa mesohet, ne letren qe drejtuesit e Beselidhjes i kane derguar Federates, i kane bere te ditur asaj se edhe ne ndeshjen e pare finale, dy arbitrat e ndeshjes Edison Gjoni dhe Olti Kasmi, kane lejuar dy basketbollistet e Tiranes qe te bejne loje te piset duke share, fyer dhe goditur me grushte e berryla lojtaret amerikane te skuadres lezhjane.
Njekohesisht edhe pas ndeshjes i kane share dhe ofenduar me fyerje raciste dhe kjo ka ndodhur me qellim dhe orientim nga stoli i Tiranes. Per kete arsye, nisur edhe nga incidentet e djeshme ne ndeshjen e femrave Partizani, Tirana, behet e ditur se lojtaret amerikane te Beselidhjes kane kerkuar mbrojtje nga Ambasada Amerikane ne Tirane pasi jane ndjere te kercenuar nga lojtaret dhe tifozet e Tiranes.
Si rrjedhoje, perfaqesues te Ambasades Amerikane pritet te jene te pranishem ne ndeshjen e dyte Tirana- Beselidhja. Klubi lezhjan ka kerkuar nga Federata qe arbitrat te mos lejojne gjate ndeshjes fyerje dhe provokime raciste ndaj lojtareve amerikane me ngjyre./SHKODRA-SPORT.COM/