Mesfushori shkodran Rikardo Sheji eshte shpallur mbreme kampion i Italise me 17 vjeçaret. Lojtari i kombetare U17 te Shqiperise i eshte gezuar ketij triumfi pas suksesit ne finale ndaj ekipit te Milanit, duke vulosur ne kete menyre nje sezon fantastik me ekipin e Torinos. Bashke me te ka gezuar edhe nje tjeter shqiptar, Lucas Çekrezi qe madje mban edhe shiritin e kapitenit te ketij ekipi.
Ne fund te ndeshjes, te dy keta lojtare Sheji dhe Çekrezi madje jane pare duke festuar edhe me flamurin shqiptar. Fitorja e fundit ndaj Milan me rezultatin e përgjithshëm 5-3 bëri që torinezët të hapnin “shampanjën” dhe Cekrezi si kapiteni i ekipit të ngrinte lart trofeun.
Padiskutim festa për ta është e gjitha legjitime dhe tashmë dy talentët shqiptarë kanë shkruar emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit italian.
Kujtojmë se Çekrezi në këtë sezon ka luajtur me Torinon në 22 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.791 minuta, ndërsa shkodrani Rikardo Sheji ka qenë protagonist në 20 sfida, ku ia ka dalë të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.