Sipas mediave në Itali, legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson ka sugjeruar që Max Allegri do të ishte ideal për të zëvendësuar Erik ten Hag në postin e trajnerit. Skuadra e Ligës Premier është në krizë pas një serie rezultatesh të tmerrshme, duke kulmuar me barazimin 1-1 në Ligën e Evropës ndaj FC Twente dhe humbjen 3-0 në Ligën Premier në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur.

Nëse humbasin ndaj FC Porto në Evropë të enjten dhe Aston Villa në fundjavë, atëherë holandezi ka të ngjarë të shkarkohet gjatë pushimit kur luajnë kombëtaret.

Allegri ishte përmendur tashmë nga disa media si një zëvendësues i mundshëm dhe tani La Gazzetta dello Sport pretendon se italiani ka një mbështetës shumë të veçantë në këtë garë.

Ky medium këmbëngul se legjenda e Manchester United, Ferguson, e ka këshilluar klubin që të kërkojë ish- trajnerin e Juventusit dhe jo Thomas Tuchelin. Italiani është i lirë pasi u shkarkua nga Juventusi për një mosmarrëveshje me drejtorin Cristiano Giuntoli, pavarësisht se kjo ndodhi pasi Juventus fitoi Kupën e Italisë në maj.

Gazzetta gjithashtu argumenton se objektivi i vërtetë për të ardhmen e Manchester United është trajneri aktual i Interit, Simone Inzaghi. Nuk është hera e parë që Allegri rekomandohet në skuadrën e “Old Trafford”, pasi Patrice Evra ishte nga të parët që e lëavdëroi italianin. /Telegrafi/