Vllaznia e Shkodrës është një skuadër shumë e dashur jo vetëm për shkodranët, por dhe për një pjesë të mirë të opionit sportiv shqiptar, pikërisht për shkak të historisë, por dhe prej emrave të mëdhenj që ka nxjerrë nga rradhët e saj. Por dashuria për këtë skuadër ka shkuar edhe më tej, duke u shtrirë edhe tek shqiptarët e Kosovës.
Deri më tani janë disa figura të njohura të cilët edhe publikisht e kanë shprehur simpatinë e tyre për këtë skuadër, duke filluar nga ish- kapiteni i kombëtares Lorik Cana, këngëtari i mirënjohur Mc Kresha etj. I rradhës që shpreh publikisht tifozllëkun për Vllazninë është gazetari i njohur Ndrec Gjonaj.
Ai është nga Gjakova dhe drejton emisionin më të ndjekur aktualisht në Kosovë, pikërisht “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini. Në një rrëfim interesant në Podcast-in “Versus”, ai është shprehur:
“Kam një lidhje emocionale me Shqipërinë sepse kam një prejardhje prej atje, pikërisht nga Mirdita dhe njëkohësisht jam tifoz i Vllaznisë së Shkodrës. Unë vërtetë jam nga Gjakova, por ekipi i parë që kam ndjekur nga stadium nuk është ekipit i qytetit ku kam lindur- Vëllaznimi, por Vllaznia e Shkodrës.
Unë e ndjek shpesh Vllazninë vazhdimisht, por tashmë edhe për shkak të angazhimeve në fundjava për shkak të punës së gazetarit, më ka penguar ta ndjek këtë skuadër shpesh në “Loro Boriçi”, por hera e fundit që e kam ndjekur ka qenë para 6 muajsh. Kjo është një arsye më shumë për t’i kushtuar hapësirë edhe më tepër hapësirë në emisionin që unë drejtoj, të gjithë shqipfolësve”./www.shkodrasport.com/