Nga Marinela MATIJA

I ka munguar shume Vllaznise, por edhe Vllaznia i ka munguar atij. Ildi Gruda ende nuk ka debutuar me kuqeblute kete sezon sepse nje demtim ne gju e ka mbajtur larg fushes se blerte, aq sa eshte detyruar t’i nenshtrohet edhe ne nje nderhyrje kirurgjikale ne menis. Megjithate tashme pjesa e veshtire duket se eshte lene pas dhe 24 vjeçari eshte gati te debutoje per kete sezon me fanellen kuqeblu.

Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport”, numri 7 i Vllaznise ka folur per periudhen e veshtire qe kaloi dhe po ashtu edhe per gjendjen e skuadres, duke dhene edhe lajmin e mire se eshte shume prane rikthimit ne fushen e lojes. Per me shume lexoni intervisten e tij:


– Gruda, i mungoni Vllaznise qe prej fillimit te ketij sezoni. Cila eshte gjendja juaj aktuale?

Gruda po i mungon fushes dhe fusha po i mungon shume Grudes. Jam ne rrugen e duhur te kthehem sa me shpejt dhe mezi po pres. Realisht u be nje kohe e gjate qe jam larg fushes, por operacioni qe kam kryer ne gjurin e djathte ishte me i komplikuar nga sa ishte menduar ne fillim. Megjithate, fazen e terapive e kam kaluar, gjithashtu fazen e rikuperimit e kam kaluar dhe tashti jam bashkuar me ekipin.

Plus po bej dhe shume stervitje individuale dhe per kete dua te falenderoj pergatitesin atletik te ekipit tone Aurel Locaj i cili me eshte gjendur shume afer si ne rikuperim, si ne stervitjet individuale qe po bejme (kryesisht force ne palester per te forcuar gjurin) gjithashtu dhe nga ana psikologjike pasi normalisht nje futbollist nuk ndjehet mire kur qendron kaq shume larg fushes se blerte.


– Kur do riktheheni te luani me fanellen kuqeblu?

Mendoj qe shume shpejt do rikthehem te luaj pasi edhe gjuri po me pergjigjet shume mire. Shpresoj te jem gati te jap kontirbutin tim qe ne ndeshjen e radhes ndaj ekipit te Laçit.


– Si e shikoni Vllaznine e ketij sezoni?

Vllaznia e ketij viti eshte nje ekip solid dhe i plotesuar ne te gjitha repartet. Ndoshta pak e pafat ne kete fillimsezoni pasi demtimet kane ndikuar ne disa ndeshje, por mendoj me rikthimin e gjithe grupit do jemi nje ekip shume i forte. Ju faleminderit per intervisten e pune te mbare./www.shkodrasport.com/