Ish- futbollisti i Vllaznise Herald Marku ka prishur marrëdhëniet me klubin rumun të UTA Arad. Sipas Newsport mesfushori shqiptar e ka dërguar ekipin nga Rumania në FIFA, për shkak të vonesave të rrogave.

Marku e ka ndërprerë kontratën me Arad që në mes të muajit prill dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri për të parë opsione për destinacionin e radhës, se ku do të vazhdojë karrierën.

Kujtojmë që 28-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri ku ka luajtur me Dinamon, Partizanin, Tërbunin, Kastriotin dhe Vllazninë, dhe admiruesit për të në Superiore janë të shumtë.

Me kuqeblute ka luajtur tre sezone, te cilet me shume mundesi jane edhe me te miret e karrieres se tij, vite keto kur emri i tij u be i njohur dhe si rrjedhoje ishte objekt i merkatos, megjithate me levizjen e tij te fundit ne Rumani duket se gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet.