Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, e ka cilësuar ndeshjen e skuadrës së tij si pozitive, ndonëse është mundur me shifrat 3-1 nga Egnatia.

“Sipas meje skuadra ka bërë mirë. Në pjesën e dytë rrezikuam pak para golit të tyre, bëmë një ndeshje të mirë në të dy pjesët. Kemi bërë një ndeshje të mirë, siç e thashë. Nuk mund të shohim vetëm rezultatin, nëse sheh gjithë ndeshjen kemi bërë një ndeshje të mirë.

Djemtë kanë luajtur mirë për 90 minuta. Mbrojtja dhe pjesa tjetër e skuadrës me përjashtim të Dros, është e njëjta si me Tiranën. Kemi bërë mjaft mirë, ndaj janë dy ndeshje shumë të bukura. Kemi rikuperuar Kasën dhe Mustën në grupin e skuadrës. Te krosimet mjaftonte të ndiqnim kundërshtarët, të mos i linim të gjuanin, janë gabime individuale, që përkthehen në gabime reparti,. Ne mbuluam mirë fushën, me çdo modul që përdorëm. Në fund futëm Leon duke u munduar të kishim dy anësorë sulmi të lartë. Nuk është se u rrezikuam shumë me 3-5-2. Nuk ka një modul që jep fitoren e sigurt në një ndeshje.

Janë gjithmonë të njëjtit të dëmtuar prej javësh. Dëmtimet janë probleme se nuk ke lojtarë në dispozicion, por nëse ke një dëmtim në një traumë, është e vështirë ta menaxhosh, se ai është një lojtar kontakti. Por kemi rikuperime. Kemi bërë punë me ata që kemi patur në dispozicion padiskutim. Djemve u them të çojën kokën, shohin para se kemi bërë një paraqitje të mirë. Qartësisht kemi bërë gabime të vogla”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.