Krybashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij atletët e Vllaznisë që pak ditë më parë fituan titullin e 29-të kampion të Shqipërisë. Ajo çka ka rëndësi është se numri 1 i këtij qyteti u ka premtuar atletëve dhe trajnerëve të tyre mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen.
“Me kampionët e atletikës, sportistët shkodranë që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë.
I sigurova për mbështetje të pakursyer dhe shumë shpejt do të nisim rikonstruksionin e palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Ky investim do të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe kushtet e stërvitjes për kampionët tanë”- shkruan në postimin e tij kryebashkiaku Beci.
Rikonstruksioni i palestrës së këtij ekipi padyshim që do të ishte një mbështetje e madhe për këta sportistë, të cilët i kanë premtuar se sukseset e ekipit të Vllaznisë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)