Pavarësisht se goli i tij i dha avantazhin e parë Interit, Lautaro Martinez u largua nga fusha me kokën ulur, pasi pa Milanin të triumfonte në finalen e Superkupës Italiane. Kjo humbje, e dyta sezonale në po aq derbi të luajtur, është veçanërisht e dhimbshme.
“Çfarë na mbetet? Gjërat pozitive të pjesës së parë, bëmë diçka. Në fillimin e pjesës së dytë hymë me qasje të duhur, por pas golit të epërsisë 2-0, Interi ndaloi së luajturi dhe nuk pati të njëjtin intensitet si deri në atë moment. Në ndeshje të tilla, këto gjëra paguhen shtrenjtë, – tha kapiteni i zikaltërve për “SportMediaset”.
– A na mungoi uria? Nuk e di. Në një finale gjithmonë ka uri. Gabuam disa raste për gol në 2-2, patëm disa mundësi për të shënuar. Episodet ndryshojnë ndeshjen, nuk ishim të aftë t’i menaxhonim ato momente dhe humbëm finalen. Nuk e di nëse me meritë, por Milani nuk reshti së besuari dhe meritat shkojnë për të”.
Më tej, Lautaro nënvizoi: “Është e vështirë për t’u shpjeguar, gjëja e parë që më vjen në mendje është tensioni. E dinim që arma më e mirë e Milanit janë kundërsulmet, janë shumë të shpejtë kur kundërsulmojnë. Nuk ishim preciz në markime dhe as përpara nuk i shfrytëzuam rastet”./telesport/