Manchester City synon të nisë 2025-ën me një fitore nesër kundër West Ham, duke lënë pas vitin e vështirë 2024. Pep Guardiola dhe skuadra e tij janë në presion për të rifituar formën dhe dominimin në Premier League, ndërsa ndeshja në Etihad Stadium shihet si një pikënisje e rëndësishme.
Me vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit, skuadra e Pep Guardiolës është në presion për të rifituar formën dhe besimin.Edhe pse “Citizens” arritën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Leicester City-t në ndeshjen e fundit, kjo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar sezonin e dobët që po kalojnë.
Manchester City shpreson që ndeshje e parë e 2025-s të shërbejë si një pikënisje për të rikthyer dominimin në Premier League.Përballja me West Ham nuk është pa sfida. Kundërshtari, megjithëse në krizë rezultatesh dhe pa golashënuesin e tij kryesor Jarrod Bowen, do të tentojë të befasojë. Trajneri Julen Lopetegui është gjithashtu në presion të madh për të shmangur shkarkimin.
Ndërkohë, Guardiola do të duhet të menaxhojë një listë të gjerë lëndimesh, që ka ndikuar në performancën e skuadrës. Sidoqoftë, ndeshjet e kaluara kundër West Ham japin shpresë, pasi City ka fituar pesë ndeshjet e fundit midis tyre.
Fitimi i tri pikëve në këtë ndeshje do të ishte një sinjal i fuqishëm që Manchester City është gati për një kthesë dramatike. A mundet kjo skuadër të ringrihet dhe të rikthejë statusin si një nga favoritët kryesorë në futbollin anglez? Përgjigjja do të marrë formë në Etihad Stadium.