Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pak minuta me pare formacionin me te mire te javes se 17-te te “Abissnet Superiore” sipas mendimit te dhene nga trajneret e ekipeve kombetare te moshave. Pjese e ketij formacioni per kete jave eshte edhe sulmuesi i Vllaznise Mehdi Çoba.
Goli i tij ne fundin e ndeshjes me Elbasanin ka qene percaktues sespe i dha fitoren 2-1 Vllaznise dhe jo me kot mori edhe çmimit e “Lojtarit te ndeshjes”. Nderkohe pjese e formacionit me te mire te javes se 17-te ka qene dhe portieri i Dinamos Sali, ndersa per mbrojtjen jane zgjedhur Veseli i Egnatias, Dembele i Tiranes, Antonio Marku i Teutes dhe Peralta i Bylisit.
Ne mesfushe tek ky formacion ka patur vend per Lushkjen e Egnatias, Aleksin e Egnatias dhe Pergjonin e Bylisit ndersa ne sulm perpos Çobes tek formacioni i javes jane edhe Tresa i Laçit dhe Gjata i Bylisit.
Nderkohe si trajneri me i mire i javes eshte zgjedhur Nevil Dede i Bylisit, pikerisht per ate fitore 2-1 te skuadres se tij ndaj Partizanit kryesues te kampionatit./www.shkodrasport.com/