Më në fund, blutë duket se kanë gjetur një mbrojtës të ri. Ai është Agron Rufati, një 25-vjeçar që ka lindur në Kroaci, por me pasaportë maqedonase, kështu që Dinamos i intereson, pasi nuk llogaritet si lojtar i huaj.
Klubi kryeqytetas prej kohësh ka qenë në kërkim të mbrojtësve dhe jo vetëm, dukeparë shumë profile, por që nuk kanë bindur. Ndryshe ka ndodhurme Rufatin, i cili duket se plotëson kërkesat e tyre. Sipas burimeve të “Panorama Sport”, klubi kryeqytetas dhe lojtarikanë arritur një akord dhe pritet që Rufati të bashkohet meskuadrën e re ditët ne vazhdim. Dinamo kishte nevojë për tëpaktën një mbrojtës qendre, sepse për këtë rol ka të gatshëm vetëm Rustem Hoxhëndhe Mateo Muzek. Me ardhjene Rufatit mbyllet një boshllëk jo i vogël, por merkatoja e bluvevazhdon për përforcime edhe nësulm dhe në mesfushë.
Deri në mbylljen zyrtare të merkatos më 31 gusht, përveç mbrojtësit kroato-maqedonas pritet që Dinamo të përforcohet edhe melojtarë të tjerë.
Mbrojtësi 25- vjeçar ka lindur në Zagreb dhe ka qenë pjesë e moshave të Dinamos së Zagrebit. Më pas ai ka luajtur në futbollin kroat për Lokomotivën dhe Istrën. Për dysezone ka qenë pjesë e ZoriaLugansk në Ukrainë, më pas ka luajtur në Rumani me Akademia Clinceni dhe së fundi për Brera Strumicën në Maqedoninë e Veriut.
Pozicioni natyral është ai i qendërmbrojtësit, por Rufati mund të luajë edhe në të dy krahët e mbrojtjes, kështuqë mund t’i bëjë punë Dinamos. Sezonin e fundit ai numëron30 ndeshje në kampionatin maqedonas, 28 nga të cilat sititullar. Mbrojtësi ka luajtur gjithashtu edhe për kombëtaret emoshave të Maqedonisë së Veriut. Blutë synojnë që të afrojnëedhe nga një lojtar për dy repartet e tjera, mesfushën dhesulmin, por për momentin nuk ka emra konkretë.