Tashmë është zyrtare, Mentor Mazrekaj, Ardit Peposhi dhe Sherif Dieje nuk do të jenë më pjesë e Ilirsë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram.
Klubi nga Fushë-Kruja, që militon në Kategorinë e Parë, bën me dije se marrëveshja e bashkëpunimit, me të 3 futbollistët është ndërprerë me mirëkuptim të dyanshëm.
Iliria pritet t’i zëvendësojë këta futbollistë me lojtarë të tjerë cilësorë, që pritet të bashkohen me fushëkrujasit në ditët në vazhdim.
Largimi i parakohshëm i këtyre tre futbollistëve duket se ka ardhur ngaqë ato nuk kanë realizuar pritshmëritë që kanë patur drejtuesit duke mos e ndihmuar skuadrën të jetë në nivel konkurrues.


