Sulmuesi shkodran Amarildo Gjoni nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit për sezonin e ri. 25-vjeçari dhe klubi kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
Verdheblutë e kanë zyrtarizuar largimin e futbollistit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi e falenderon Gjonin për kontributin e dhënë dhe i uron sukses në vazhdim.
25-vjeçari u bë pjesë e Elbasanit në verën e kaluar, ndërsa vetëm pas 1 viti palët ndajnë rrugët mes tyre. Në aventurën e tij në Elbasan, Gjoni luajti në 33 ndeshje, ku ia doli të shënojë 3 gola.
Kujtojme qe Amarildo Gjoni ka qene futbollisti i Akademise AAS ne Shkoder, para se te largohej drejt Italise ku ka luajtur disa vite dhe me pas u rikthye ne Shqiperi. Tashme mbetet per t’u pare se ku do te vazhdoje karriera e tij, ketu apo do te largohet serish jashte vendit.