Paqja mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju në Korenë e Jugut përkthehet jo vetëm me riaktivizimin e rregullt të sulmuesit kuqezi me ekipin, por edhe me entuziazmin e këtij klubi për paraqitjet e tij edhe kur vesh fanellën kuqezi.

Dhe paraqitja më e fundit e Asanit me Kombëtaren shqiptare nuk kishte si të kalonte pa u vënë në pah nga klubi korean, i cili i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale fitores së Shqipërisë me sulmuesin si protagonist kryesor.

“Ju lutem, jepini një duartrokitje të madhe Jasir Asanit i cili e nisi ndeshjen ndaj Ukrainës, shënoi gol dhe luajti të gjithë ndeshjen duke drejtuar ekipin në një fitore 2-1”, shkruante klubi i Guangju në postimin e tij në rrjetet sociale.