Home Blog Page 2

Tsague: Jam adaptuar, ndihem si në shtëpi këtu

Sulmuesi kamerunas i Elbasanit Blaise Tsague mori trajtën e “heroit” në fitoren kundër Vllanzisë në “Elbasan Arena”.

Goli i 25-vjeçarit në minutën e 49 rezultoi vendimtar, duke fituar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Tsague pas duelit në fjalë, foli për mediat:

“Ndoshta më duhej pak kohë me adaptimin. Tani ndihem në Shqipëri si te shtëpia ime.

E kisha provuar në stërvitje që të isha më shumë prezentë në mesfushë, për të ulur topa për shokët e ekipit”.

Edi Martini: Kisha besim se mund të fitonim edhe me 10 lojtarë

Ekipi i Vllaznisë ka “harruar” të fitojë në Superiore. Janë 4 ndeshje radhazi që kuqeblutë nuk njohin rezultat pozitiv, duke krijuar hendek me Elbasanin kryesues në 4 pikë. Pas dështimit ndaj Elbasanit, ka folur para mediave trajneri i shkodranëve Edi Martini:

“Duhet të përgëzojë ekipin, kemi bërë ndeshjen më të mirë të javëve të fundit. Nuk ishte ndeshje e rëndësishme. Sot, Sokol Jareci duhet të binte arbitër të FIFA-s. Arbitri Ferataj e kreu misionin më së miri.

Kartoni i parë i verdhë për Gjinin, ishte faull në favor të tij, jo ndëshkim. Ka ardhur koha që arbitri Ferataj të dorëzojë xhaketën. Unë kisha besim se edhe me 10 lojtarë mund ta fitonim ndeshjen.

Ajo që bëri sot Fertaj ishte skandal. Në pjesë e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Ndoshta duhet të ishim më të qetë, me më shumë logjikë. Elbasani është ekipi i mirë, i qetë. Edhe njëherë, dua të përgëzojë ekipin.

I bindur, në vazhdim do vijmë në rritje. Nuk jemi nga të shkojmë, përveç të tregojmë nivelin tonë të vertetë. Ferataj e ka personale me Vllazninë. Nëse do ishim 11 v 11, ndeshje do kishte përfunduar ashtu siç nuk do donte Ferataj”.

Ivan Gvozdenovic: Fitorja ishte detyrim ndaj Vllaznisë në shtëpi

Skuadra e Elbasanit ka marrë e vetme kreun në Superiore pas 15 javësh me 29 pikë. Fitorja e fundit ndaj Vllaznisë merr më shumë vlerë, pasi ata mposhtën një rival të drejtpërdrejtë për titullin. Pas ndeshjes ka folur trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic:

“Kam respekt për Vllazinë. Sot ishte një derbi për vendin e parë. Kemi 4 apo 5 pikë më shumë se ekipi shkodranë aktualisht. Sot ishim në shtëpi, pra ishte detyrim për ne fitorja. Duhet të mendojmë për javën tjetër. Ndaj Vorës kemi peng, marrë shkas nga ndeshja e fazës së parë.

Pas kartonit të kuq të Vllaznisë, bëmë presion ultra-ofensiv, pra me 4-3-3. Në pjesë e dytë vazhduam njësojë, por më ndërrime përsa i takon emrave.

Kundër Teutës nuk dhanë maksimumin zëvendësim, ndërsa sot funksionojë ndryshe. Vendi i parë? Jemi në rregull, por kampionati është i gjatë. Kemi edhe 3 ndeshje deri në fund të vitit. Të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

ALMANAK/ Sot dita për të kujtuar ish- kampionin e maratonës Dashamir Sherja

✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA

Sporti shkodran ne vite ka nxjerre nga rradhet e tij shume emra te njohur te cilet kane lene gjurme me punen dhe sukseset e tyre. Njeri nga ato eshte edhe ish- kampioni i maratones Dashamir Sherja.

U ndalem sot tek ky personazh ngaqe eshte nje dite e veçante per te, sepse perkon me 83 vjetorin e lindjes dhe ky eshte momenti per ta kujtuar ate sepse Dashi ka gati pesë vjet qe nuk eshte me mes nesh.

Ka lindur më 8 dhjetor 1942 në Tiranë por është rritur në Shkodër. Me atletikën dhe Vllazninë e nis herët, që në vitin 1956 por shkëputet prej saj për t’u rikthyer sërish në vitin 1965.

Merr pjesë në vrapimet e gjata,konkurron në 5, 10, 20 dhe 30 km vrapim në rrugë, në 3000 m/p dhe maratonë. Në vitin 1965 zë vende të treta dhe të katërta në takimet që zhvillon atletika, pikërisht në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave.

Në nëntor të atij viti fiton garën e maratonës me kohën 2 orë, 43 minuta e 11 sekonda, duke arritur normën e “Mjeshtrit të Sportit”, zë vendin e parë edhe si ekip dhe është vetëm pak sekonda larg rekordit kombëtar të kësaj gare.

Edhe në vitet që do vijnë më pas është i suksesshëm. Në vitin 1968, në garën e 30 km vrapim në rrugë është kampion kombëtar, ndërsa në vitin 1969 në Vlorë në garën e 20 km, thyen rekordin kombëtar. Më pas nuk do të mungojnë edhe vendet e dyta në vitet 1966, 1967, 1968, 1970, 1971 dhe 1972. Gjithnjë përveçse në aspektin individual, dha më të mirën edhe për ekipin e Vllaznisë.

Ka qenë anëtar i ekipit kombëtar në vitet 1966-1972. Shkëputet nga sporti në kulmin e formës sportive dhe dërgohet aksionist në fshat. Gjatë këtyre viteve, Dashamiri ka mbaruar edhe studimet për fiskulturë. Për një periudhë të shkurtër, në vitet 1975-76, ka qenë trajner në ekipin e vrapimeve të gjatë të atletikës së Vllaznisë.

Ka punuar si mësues në Bajzë dhe më pas kthehet në Shkodër ku e emërojnë shef i klubit sportiv Vllaznia. E ka drejtuar këtë klub nga prilli i vitit 1979 deri në vitin 1981. Që atëherë nuk është marrë më me sport por ka qendruar gjithnjë pranë tij.

Aq sa para ne vitin 2016 botoi “Enciklopedinë e sportit shkodran”, duke na dhuruar nje liber qe do t’i qendroje kohes dhe do te jete nje vlere me teper per sportin shkodran dhe historine e tij. Ne vitin 2017 nderkohe, bashke me nje grup veteranesh te sportit, formuan edhe “shoqaten e veteraneve te sportit shkodran” teksa u zgjedh edhe kryetar i saj. Ky eshte profili i Dashamir Sherjes eshte ndare nga jeta me 6 janar 2021.

Portierja e Vllaznisë Ambra Reshiti e nominuar për çmimin ‘Talenti i Vitit 2025’

Përveç “Topit të Artë” e “Këpuca e Artë” për vajza, një tjetër trofe i rëndësishëm do të jepet për të nderuar “Talentin e Vitit” në kategorinë e vajzave.

Ky trofe vlerëson dëshirën dhe pasionin e çdo vajze që thyen tabutë dhe dëshiron të realizojë ëndrrën për të qenë pjesë e fushës së blertë.

Të nominuarat për këtë trofe janë katër futbolliste: Albana Malaj, portieria e Vllaznisë Ambra Reshiti, Klesta Ago, dhe Xhesika Ndoj.

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

E thonë statistikat, Vllaznia nuk humbet me Elbasanin prej 19 vitesh

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Një ndeshje shumë delikate e pret Vllazninë ditën e hënë, ku në kuadër të javës së 15-të të Superiores, shkodranët do jenë vizitorë në Elbasan. Ku përballë do kenë vendasit, të cilët tashmë kryesojnë kampionatin dhe janë një kandidat serioz për fitimin e titullit kampion.

Por, pavarësisht vështirësisë së sfidës, shifrat flasin qartazi për një dominim të Vllaznisë në dy dekadat e fundit ndaj verdhebluve. Kështu që prej rikthimit në elitë, nën emrin AF Elbasani, janë zhvilluar 7 ndeshjes mes kampionatit dhe kupës për këtë dyshe.

Ku dy janë sukseset e Vllaznisë, me atë të fundit të shënuar pikërisht në fazën e parë të këtij sezoni. Me kuqeblutë që triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0 falë një goli të Jagos. Por, po ashtu gjatë dy edicioneve të fundit ka edhe 5 barazime mes dy skuadrave, dy të ardhur në kupë, por që shikuan si të kualifikuar në fund shkodranët.

Por, edhe përpara se emri i verdhebluve të ndryshonte dhe të ishte ai historik, KF Elbasani, nga viti 2020 deri në atë 2006 janë zhvilluar 22 ndeshje mes verdhebluve dhe Vllaznisë.

Këtu të llogaritura edhe ndeshjet në kompeticionin e kupës, teksa sërish dominanca e kuqebluve është e dukshme. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që gjatë kësaj periudhe kanë marrë 16 fitore e teksa 6 duele kanë përfunduar në barazim mes dy skuadrave.

Dhe në këtë mënyrë suksesi i fundit i Elbasanit ndaj Vllaznisë shënohet në datën 26.02.2006 në shifrat 1-0. Edicion ku Elbasani u shpall edhe kampion i vendit, pikërisht në atë 2005-06.

Pra, 19 vite pa humbje ndaj Elbasanit për Vllazninë, që kështu ka një rekord ndaj verdhebluve. Shifra dhe traditë që patjetër të besuarit e Martinit do kërkojnë t’i pasurojnë akoma e më shumë ditën e hënë, duke kërkuar kështu një tjetër rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari direkt për titullin kampion këtë edicion.

Dueli për kreun, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot në Elbasan

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Elbasani-Vllaznia do jetë kryendeshja e javës së 15-të në Superiores, me dy ekipet që kryesojnë aktualisht kampionatin. Ku verdheblutë ndodhen në vendin e parë me 26 pikë dhe ndiqen nga shkodranët me vetëm një pikë më pak, në kuotën e 25 të tillave.

E pikërisht nga ky takim ndaj një rivali direkt, 9 herë kampionët e vendit tonë kërkojnë të dalin nga kriza e po ashtu kapin sërish vendin e parë në renditje. Kështu trajneri Martini duket se në fushë përballë Elbasanit do hedhë 11-tshen më të mirë të mundshme.

Me disa futbollistë që duket se kanë kaluar momentin e vështirë të dëmtimeve apo një rikthim shumë të rëndësishëm siç është ai i Kastratit. Në këtë mënyrë nga porta do e nisë Pohls, që është tashmë i padiskutueshëm në katër këndorin kuqeblu. Edhe në mbrojtje duket se ka pak dyshime për Vllazninë, me treshen Gurishta, Gjini dhe Bajrami që pritet t’a nisin nga minuta e parë kundër Elbasanit.

Në mesfushë po ashtu i sigurt duket Krymi, i cili pritet të ketë edhe mbështetjen e Muratajt dhe Qatos. Me këtë të fundit që duket në balotazh me Salen, por momentalisht kuçovari duket më i avantazhuar ndaj shkodranit.

Në krahun e djathtë rikthehet Kastrati, pas pezullimit dhe mungesës në ndeshjen me Vorën e ndërsa majtas po ashtu pritet Jago. Ku edhe braziliani e nisi nga stoli duelin e fundit në kampionat, si pasojë e një lëndimi të lehtë fizik. Sulmi do udhëhiqet nga Balaj si gjithmonë, ku shkodrani do mësojë edhe partnerin e tij në repartin e avancuar.

Ku momentalisht duket se do jetë Mala titullar, megjithëse nuk përjashtohet që nga minuta e parë t’a nisë edhe Bismark. Ku ganezi tashmë duket se nuk ka ndonjë problem fizik dhe mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës.

Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap edhe play-off-in

Santos ia ka arritur qëllimit kryesor të qëndrojë në elitë në Brazil, vetëm pas fitores në javën e fundit 3-0 ndaj Cruzeiro. Neymar me shokë duhej me patjetër të fitonin sot ose minimumi të dilnin barazim për të shpëtuar nga rënia në Serie B.

Përsa i përket takimit të sotëm, Santos fitoi 3-0, falë dy golave të Thaciano për dy minuta në pjesën e parë, 26′ dhe 28′, si dhe golit të Joao Schmidt në pjesën e dytë, që vulosi fitoren 3-0.

Një meritë të madhe në këtë sukses ka padyshim Neymar, i cili ka dhënë një kontribut për t’u vlerësuar në fushë, por edhe jashtë saj. Pak javë më parë, kur situata ishte tejet e acaruar me tifozët e pakënaqur, Neymar iu premtoi atyre se do të arrinin me çdo kusht të mbijetonin këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Santos renditet në vendin e 12-të me 47 pikë, duke siguruar biletën për në elitë, por edhe pjesëmarrjen në play-off për një vend për në Copa Sudamericana.

Përsa i përket verdikteve të tjera, Flamengo shpallet kampion për këtë sezon, duke e mbyllur sezonin me 79 pikë, tre pikë më shumë se rivali kryesor, Palmeiras i vendit të dytë. Cruzeiro, Mirasol dhe Fluminenese mbyllin pesëshen e parë, duke siguruar biletën për në grupet e Kupës Libertadores.

Arsenali ‘josh’ Bajernin me 150 milionë euro për Olise

Rryma e thashethemeve rreth Majkëll Olise të Bajernit vazhdon të qarkullojë. Tani, po flitet për një ofertë të jashtëzakonshme. Sipas raportimeve, Arsenali po bën përpjekje serioze për të transferuar Olise.

Raportohet se “Topçinjtë” janë të gatshëm t’i ofrojnë Bajernit 150 milionë euro për të liruar francezin nga kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë verën e ardhshme.

Thuhet se drejtuesit e klubit të Premier Ligë po përgatitin aktualisht një ofertë të tillë. Edhe Olise vetë thuhet se është i hapur për një rikthim në Angli.

Olise është i lidhur me kontratë te Bajerni deri në vitin 2029. Është shumë e dyshimtë që klubi i Mynihut do ta lejojë sulmuesin e krahut të largohet këtë verë.

Olise është një nga lojtarët kyç të ekipit. Këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime në 20 ndeshje konkurruese.

Gerard Piqué zbulon katër pretendentët më të fortë për Champions League këtë sezon

Ikona e Barcelonës, Gerard Piqué, ka analizuar garën e këtij sezoni në Champions League, duke renditur skuadrat që, sipas tij, kanë shanset më të mëdha për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve në Europë.

Piqué theksoi se disa projekte janë forcuar ndjeshëm dhe duken gati për të dominuar kontinentin:

“Është e qartë që në Europë ka disa projekte shumë të forta dhe duket se do të fitojnë Champions League shumë më shpejt. Arsenal, për shembull, ose PSG, që e fitoi edicionin e kaluar,” u shpreh ish-mbrojtësi katalanas.

Ai shtoi se edhe dy gjigantët e zakonshëm të kompeticionit, Real Madrid dhe Bayern Munich, duhet të konsiderohen mes favoritëve:

“Po ashtu, shto edhe Real Madridin ose Bayern-in, që mendoj se e ka ngritur shumë nivelin me Kompany në stol. Pra, gara do të jetë e vështirë.”

Megjithatë, Piqué nuk la jashtë listës skuadrën e zemrës, Barcelonën e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, duke e renditur ndër pretendentët kryesorë për titullin europian:

“Barcelona është gjithmonë aty. Me projektin aktual dhe me mënyrën si po zhvillohet ekipi, mund të luftojë deri në fund.”

Deklaratat e Piqués konfirmojnë pritshmëritë e larta për një sezon të ashpër dhe të paparashikueshëm në Champions League, ku katërshen Arsenal–PSG–Real Madrid–Bayern ai e sheh si bërthama e favoritëve, ndërsa Barcelona mbetet gjithmonë në garë për lavdinë europiane.