Home Blog Page 256

Sot ora 19:00 finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi në garë për trofeun dhe 375 mijë eurot

Sot dy skuadra do të luftojnë për të fituar trofeun e parë të sezonit, Kupën e Shqipërisë. Kukësi dhe Egnatia do të sfidojnë njëra tjetrën në finalen që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë sfidë, por edhe si kampionë në fuqi. Të besuarit e Tetovës janë në garë edhe për trofeun e Superiores teksa do të përballen me Vllazninë të dielën në orën 20:00.

Ndërsa verilindorët do të duhet të japin shpirtin në fushë për të mos dalë pa asgjë këtë sezon duke qenë se ranë nga kategoria. Sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Kukësi luan ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra, shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës.

Por “pjesa e ariut” është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë euro automatikisht në klub. Pra, Kukësi sot në orën 19:00 do të luajë për 325 mijë euro dhe 50 milionë lekë, me një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht.

Dinamo nis merkaton, synon mesfushorin e bardhebluve

Sezoni i rregullt i Superiores ka përfunduar dhe tashmë 4 ekipet që luajnë në “Final – Four” vazhdojnë ende aktivitetin e tyre. Ndërkohë për ekipet e tjera është koha për të bërë merkato.

Kështu një nga të parët që pritet të ndryshojë ambient është Ardit Deliu. Mesfushorit kavajas i përfundon kontrata në fund të qershorit me Tiranën dhe tashmë për të kanë nisur edhe kontaktet e para nga një ekip tjetër i Superiores.

Pikërisht Dinamo kërkon të përforcojë mesfushën me lojtarin bardheblu. Madje “Nëndetësja” ka nisur punën dhe bisedimet me lojtarin për transferimin e tij te “Blutë”.

Drejtuesit e Dinamos kërkojnë të përfitojnë, pasi Tirana dhe lojtari ende nuk kanë rinovuar kontratën mes tyre. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve dhe ku do të jetë e ardhmja e Deliut./newsport/

LAJMI I FUNDIT/ Bileta e ndeshjes Egnatia- Vllaznia nga sot shiten edhe në Shkodër

Me caktimin e çifteve gjysmefinaliste dhe datat e ndeshjeve, Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim me kater klubet pjesmarrese ne “Final 4” ka nisur edhe punen per shitjen e biletave dhe çdo gje tjeter qe ka te beje me organizimin e ketyre ndeshjeve.

Nderkohe pak minuta me pare, klubi shkodran permes faqes zyrtare ka bere te ditur se duke filluar nga pasditja e sotme do te nise shitja ne Shkoder e biletave te ndeshjes gjysmefinale ndaj Egnatias. Ja njoftimi i shperndare:

Të nderuar sportdashës!
Ju bëjmë me dije se duke filluar nga sot pasdite, biletat per ndeshjen gjysmëfinale Egnatia – Vllaznia, do mund t’i gjeni edhë në Shkodër, në pikat e mëposhtme:

– Biletaria e Stadiumit “Loro Borici”
Enjte – Shtune
Ora 10:00 – 17:00

– Dyqani UNIVERSAL
E marte – Shtune
Ora 09:00 – 20:00

– ONLINE

Biletat


!

Dhurata e parë për trajnerin e ri, Liverpool përgatit 100 milionë për lojtarin e Newcastle

Klubi i Liverpool po përgatit për periudhën post Jurgen Klopp teksa pritet që të emërojnë në krye të skuadrës, holandezin Arne Slot. Madje, drejtuesit e të kuqve po përgatisin edhe dhuratën e parë për teknikun holandez, dhe bëhet fjalë për një dhuratë me vlerë 100 milionë paund. Objektivi është Anthony Gordon i Newcastle.

Britaniku ka spikatur me “Qymyrxhinjtë” këtë sezon duke shënuar 10 gola si dhe duke asistuar në 10 raste të tjera. 23-vjeçari, u transferua te Newcastle nga Everton në janarin e vitit 2023 për shifrën e 45 milionë paundëve, e tashmë duket për hapin më të madh të karrierës.

Gordon ia ka dalë gjithashtu të bëhet pjesë e Anglisë së Gareth Southgate teksa Liverpool e sheh si lojtarin e duhur për të mbuluar korsinë e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se si fëmijë Gordon ka qenë një fans i madh i Liverpoolit, derisa në moshën 11-vjeçare iu bashkua Evertonit. Megjithatë, tashmë sulmuesi është shumë pranë rikthimit në qytetin e Liverpool.

Havier Zanetti ndihet krenar që ia dedikoi gjithçka Interit

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, dha një intervistë të gjatë për podcastin “Pass by BSMT”: “Kur vendosa të ndaloja së luajturi doja të bëja diçka që lidhej me futbollin dhe Interin. Nuk do ta mohoj se kur Interi më informoi që do të bëhesha zv.president, kam përjetuar një moment gëzimi të madh.

Në të njëjtën kohë kam përjetuar edhe përgjegjësi të madhe, sepse Interi është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë, mendoj se kërkon përgatitje si drejtues i saj. A e mendova gjatë përgjigjen? U mendova për një kohë, por duke e njohur veten thashë: tani mbaron karriera ime si futbollist. Diçka shumë magjepsëse, që zgjati gati 41 vite.

Pasi vrapova kaq shumë kilometra thashë: Ok, do ta marr përsipër këtë detyrë të re. Për ta bërë këtë isha i vetëdijshëm se po nisja një karrierë të re plotësisht nga e para. Nuk doja të isha një menaxher i lidhur vetëm me anën sportive, por me vizion 360 gradë.

Dua të diplomohem në universitetin “Bocconi”, jam duke bërë një kurs. Shpresoj të jem në gjendje ta dorëzoj tezën time në maj, eksperienca në krye të Interit më ka ndihmuar shumë. Sinqerisht kam zbuluar kaq shumë gjëra që nuk mund t’i kisha i njohur si futbollis.

Gjëja më e mirë është se duke bërë këtë rol më bën të ndihem shumë i dobishëm në fusha të ndryshme. Mbi gjithçka falënderoj Interin, së pari për gjithë ato vite si futbollist. Fanella zikaltër më dha shumë, edhe unë dhashë gjithçka për të”.

Statistikat e përballjeve direkte/ Titulli kampion i ‘takon’ Vllaznisë

Kategoria Superiore ka mësuar zyrtarisht përballjet në gjysmëfinalet e Final Four. Egnatia gjen Vllazninë, ndërsa Partizani shortohet me Skënderbeun. Ky çift i fundit do të jetë i pari që do të çelë siparin e formatit të ri më 17 maj në orën 20:00, në Air Albania, ndërsa 2 ditë më vonë ndeshja tjetër.

Të gjithë presim për spektakël dhe klubet luajnë për lavdi e në fund të fundit, për para që është shumë e rëndësishme në futbollin e sotëm. Thonë që favorit në finale të mëdha nuk ka, gjithçka e vendos fusha e blertë që është e aftë të të shtang nga momenti në moment. Megjithatë, gjuha e statistikave ka fjalën e saj.

Një vëzhgim i shpejtë i Newsport për përballjet direkte mes 4 finalistëve, vihet re se dy ekipet që e mbyllën të parët e rrjedhimisht marrin pozitën e ‘favoritit’, nuk duket të jena kaq shumë favorit. Nga 12 përballje secila në këtë ‘minikampionat’, është Vllaznia ajo që bën ‘ligjin’ duke u renditur e para me 18 pikë, 5 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Me 1 pikë më pak, “çuditërisht” ndjek Skënderbeu me 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Egnatia kryesuese renditet e treta me 16 pikë dhe një rekord baraspeshë me 4 fitore, barazime e humbje. Shumë pas Partizani që e mbyll e 4-ta këtë minikampionat me vetëm 13 pikë, 2 fitore, 7 barazime e 3 humbje.

Sipas statistikave nga kampionati titulli kampion i ‘takon’ Vllaznisë, por siç e tham më sipër, mbetet një gjuhë statistikash dhe është fusha e blertë ajo që thotë fjalën e fundit./newsport/

PIKËT E GRUMBULLUARA NË PËRBALLJET DIREKTE:

1. VLLAZNIA 18 PIKE

2. SKENDERBEU 17 PIKE

3, EGNATIA 15 PIKE

4. SKENDERBEU 13 PIKE

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kylian Mbappe pritet që të bëhet lojtari më i ri i Real Madridit këtë verë, dhe një njoftim zyrtar nga klubi është më afër se kurrë.Pas shumë vitesh përndjekje nga klubi spanjoll, ylli francez më në fund do të jetë në gjendje që t’i bashkohet atyre, por lojtari ka bërë një kërkesë unike para se të transferohet.

Sipas asaj që raporton El Chiringuito, Mbappe e pëlqen sportin e golfit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një fushë golfi afër shtëpisë së tij në La Moraleja të Madridit.

Shumica e tifozëve të Real Madridit janë të njohur me këtë sport pasi ish-lojtari i tyre Gareth Bale po ashtu e pëlqente këtë sport dhe kohën e lirë e kalonte duke luajtur golf.Mbappe me shumë mundësi do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Real Madridit pas finales së Ligës së Kampionëve.

Ai e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në ‘Parc des Princes’, por që fatkeqësisht ajo ndeshje përfundoi me humbje. PSG-ja pësoi me rezultat 3-1 ndaj Toulouse, por Mbappe shënoi përballë tifozëve vendas për herë të fundit.

Pas ndeshjes disa tifozë pritën që Mbappe të mos shqetësohet aq shumë për festën e fitimit të titullit, por ai ua dëshmoi të kundërtën.Ylli i PSG-së festoi së bashku me kolegët e tij teksa festuan titullin e 12-të të Ligue 1. Përndryshe, PSG-ja do t’i zhvilllojë edhe dy ndeshje në ligë, para se të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Lyonit./Telegrafi/

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Gjino Mjedës, ‘Mjeshtrit të Madh’ të volejbollit shkodran e shqiptar

Nga Gjergj KOLA

Sporti shkodran ka nxjerrë në vite shumë mjeshtra në shumë lloje sportesh dhe tek volejbolli, një prej atyre që kanë spikatur më shumë ka qenë padyshim Gjino (Luigjino) Mjeda. Ky personazh i njohur i volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, sot ka ditëlindjen. Feston 67 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast në emër të gazetës “Shkodra Sport” i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Po cila është karriera e Gjino Mjedës?

Ka lindur në Shkodër në vitin 14 maj 1957. Merret me volejbollin që fëmijë dhe arrin tek ekipi I parë në vitin 1973, vetëm 16 vjeç. Luan si shuter dhe spikat me të dhënat e tij që jo më kot, kishin rënë edhe në syrin e trajnerit të këtij ekipi.

Ka një përgatitjet të shkëlqyeshme fizike, dallohej për kërcyeshmërinë e tij të lartë dhe teknikën që zotëronte në lojë. Ka luajtur për 18 vite me rradhë me ekipin e Vllaznisë, deri në vitin 1990. Një rekord më vete ky për pozicionin e tij sepse do të luante në nivele të larta deri në fund të karrierës së tij.

Është fitues I tre kupave të Republikës në vitet 1985, 1988 dhe 1989 me ekipin e Vllaznisë. Xhino Mjeda është grumbulluar në kombëtare por për biografi të keqe nuk është lejuar të dalë jashtë Shqipërisë asnjë herë. Do të mbahet mend gjatë si një volejbollistët më të mirë jo vetëm të Shkodrës por të gjithë Shqipërisë, raporton shkodrasport.com

Një vlerësim shumë të veçantë për të do të jepye pak kohë më parë pat dhënë volejbollisti i njohur vlonjat Todi Driza e cili e përshkruante kështu Gjino Mjedën: “Një volejbollist i përmasave europiane që sulmonte mbi çdo bllok. Mbaj mend ndeshjen Flamurtari- Kombëtarja e Maqedonisë në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës në vitin 1979 kur Xhinoja erdhi si përforcim për skuadrën tonë dhe ai me lojën e tij të shkëlqyer na dha fitoren historike 3-2.

Gjuante mbi bllokun tresh të maqedonasve në vijën fundore. Lumturi edhe për ne sepse Flamurtari fitoi ndaj kombëtares së Maqedonisë e cila vinte pas turneut që kishte zhvilluar në Poloni ku kishte arritur 11 fitore dhe në turneun që u zhvillua në Shqipëri i mundi të gjithë ekipet e tjera dhe vetëm Flamurtari e mundi. Dhe kjo ndodhi pikërisht për shkak të lojës së shkëlqyer të Gjino Mjedës. Një volejbollist fluturues. Mbi të gjitha, një djalë i rrallë”.

Gjino Mjeda është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe vërtetë e ka merituar sepse për volejbollin shqiptar ka qenë I MADH!

Tifozët e Bayernit protestuan ashpër ndaj Wolfsburgut – nuk ka të bëjë me rezultatet

Ka një arsye të thjeshtë pse tifozët e Bayern Munichut kanë protestuar për fanellën që Harry Kane dhe bashkëlojtarët e tij do ta veshin sezonin e ardhshëm.Është e drejt për t’u thënë se ky ka qenë një sezon zhgënjyes për Bayernin, një klub tifozët e të cilit ishin mësuar me një sukses konstant gjatë dekadës së kaluar.

Bayerni fitoi 11 tituj rresht të Bundesligës mes viteve 2013 dhe 2023, por këtë sezon ata u dominuan nga Bayer Leverkuseni i udhëhequr nga Xabi Alonso.Përkundër faktit që Harry Kane shënoi 44 gola në 45 ndeshjet e tij të para për klubin, Bayerni do ta përfundojë sezonin pa asnjë trofe të fituar për herë të parë që nga viti 2011/2012.

Të dielën Bayerni mposhti me rezultat të pastër 2-0 Wolfsburgun në ‘Allianz Arena’ në atë që ishte ndeshja e fundit si vendas për këtë sezon.
Ata shfrytëzuan mundësinë për të debutuar me fanellën e tyre të re si vendas për sezonin 2024/2025, por shumë tifozë mbetën të zhgënjyer.

Fanella e re e prodhuar nga Adidas për herë të parë në histori të klubit nuk e pati prezente ngjyrën e bardhë.Për këtë arsye tifozët e klubit shpalosën një baner me mesazhin: Ngjyrat e klubit janë e kuqja dhe e bardha.Fanellat si vendas të Bayernit kanë ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit, me disa dizajnë ku dominonte kryesisht ngjyra e kuqe./Telegrafi/

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë ‘Topin e Artë’

Vinicius Junior pritet të jetë në garë për të fituar Topin e Artë 2024 pasi po shijon një sezon fantastik me Real Madridin.Tani sipas Marca, bashkëlojtarët e tij po përpiqen gjithashtu ta shtyjnë brazilianin që të vazhdojë me këtë formë për të fituar çmimin.

Në të vërtetë, zhveshtorja e Real Madridit ka filluar fushatën për ta ndihmuar brazilianin ta fitojë këtë çmim individual për herë të parë në karrierën e tij.Tek Real Madridi besojnë se Vinicius Jr e meriton absolutisht Topin e Artë për mënyrën se si i ka ndihmuar ata të konkurrojnë për tituj këtë sezon.

Por, braziliani do të përballet me një konkurrencë tejet të ashpër për ta realizuar këtë qëllim. Edhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham, i cili po kalon një sezon debutues të mrekullueshëm tek Real Madridi me 22 gola dhe 10 asistime është po ashtu njëri ndër favoritët.

Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë që Bellingham të mos e tregojë mbështetjen e tij për Viniciusin pasi në paradën e festimit të titullit të La Ligas, ai e quajti brazilianin ‘lojtari më i mirë në botë’.Për më shumë, Kylian Mbappe do të luftojë gjithashtu për këtë çmim. Ai ka kontribuar në 54 gola për PSG-në dhe gjithashtu do të ketë para vetës Kampionatin Evropian me Francën.

Vinicius do të duhet që të paraqitet shumë mirë në Copa America dhe ta ndihmojë Brazilin ta fitojë këtë trofe për të rritur edhe më shumë gjasat e tij për të fituar Topin e Artë.23-vjeçari ka bërë 36 paraqitje për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 11 asistime./Telegrafi/