Home Blog Page 256

Esi Lufo ironizon skemën e re dhe mediat e kryeqytetit: No Vllaznia, no party!

Tek Vllaznia e femrave jane mese te lumtur sepse edhe njehere tjeter treguan se jane ekipi me i mire ne Shqiperi dhe si rrjedhoje nuk paten rivale as kete here ne rrugen drejt titullit te 11-te e kjo u pa edhe ne finalen ndaj Apolonise te fituar me rezultatin e paster 4-0.

Por ajo qe ra ne sy ishte mungesa e mediave te kryeqytetit per pasqyrimin e ketij suksesi te 11-te rradhazi te Vllaznise. Nderkohe sulmuesja kuqeblu Esi Lufo permes nje postimi ne instagram ka dashur te ironizoje jo vetem skemen e re, te FSHF-se me “Final 4” kete sezon, por edhe mediat dhe shume gjera te tjera.

“Çfarë ndodh në Shqipëri? Dje fituam kampionatin. Final Four “Formula e re”? Mos u shqetësoni se e kemi marrë edhe këtë.

Nuk ka media për ndeshjen finale? Është mirë që kemi mediat tona. No Vllaznia, no party? Në fakt ke të drejtë, JO VLLAZNIA JO PARTI!

Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t’i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se Manchester United dhe Chelsea do të sfidonin Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin e Ligës Premier nëse suksesi do të vinte vetëm nga paratë e shpenzuara.Menaxheri i Cityt hedh poshtë idenë se suksesi i ekipit të tij po bëhet i mërzitshëm dhe thotë se nëse paratë ishin arsyeja e vetme, ata nuk do të ishin në krye.

City është dy fitore larg një titulli historik të katërt radhazi në Ligën Premier dhe tre fitore larg që të bëhet klubi i parë që fiton kurorën e dyfishtë – ligën vendase dhe FA Cup radhazi.

Suksesi i tyre duket i pashmangshëm pas një serie pa humbje prej 21 ndeshjesh që ka përfshirë vetëm katër barazime. Katër ndeshjet e fundit kanë fituar me rezultat të përgjithshëm 15-1.

Edhe pse ata nuk kanë shënuar asnjë gol në ligë në stadiumin e ri të Tottenham Hotspur, pak presin që City të humbasë pikë dhe ata janë favorit të qartë për të mposhtur West Hamin në ndeshjen e fundit.

“Nuk është e mërzitshme. Është e vështirë. Më parë ishin paratë. Kjo është arsyeja pse Manchester United duhet t’i kishte fituar të gjithë titujt, Chelsea – të gjithë titujt, Arsenali – të gjithë titujt”.

“Ata shpenzuan më shumë para në pesë vitet e fundit sesa ne. Ata nuk duhet të jenë atje. Për këtë arsye, Girona nuk duhet të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe Leicester duhet të fitojë Ligën Premier”, ka thënë Guardiola.

City i Guardiolës është afër të bëhet skuadra e parë që nga krijimi i ligës angleze më 1888 që arrin të fitojë ligën e parë për katër sezone radhazi.Guardiola thotë se mendimi nuk ishte në krye të mendjes së Cityt në fillim të sezonit. Por tani është afër, një kuptim se çfarë do të thotë kjo arritje ka filluar të marrë formë.

“Në fillim të sezonit, ne nuk e mendonim këtë. Dhe pastaj në shkurt, mars dhe prill, ishim ende në lojë. Pas kësaj, diçka u ndez në kokën tonë. Asnjë ekip nuk arriti ta bëjë këtë. Tregon se sa e vështirë është Liverpooli i viteve ’80, Chelsea në vitet ’90 dhe Jose Mourinho, Arsenali me Arsene Wenger nuk e bëri këtë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Egnatia premio ‘të majme’ futbollistëve për fitoren e Kupës

Sezoni 2023-2024 është në fundin e tij dhe Egnatia është ekipi i vetëm në vend që është në lojë për të fituar të dy trofetë aktualisht.

Të parin mund ta fitojë sot, kur rrogozhinasit do të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Drejtuesit e klubit, përtej bonuseve të firmosura në kontratë me futbollistët, kanë premtuar edhe një premio të majme. Nga burime pranë klubit mësohet se shuma që mund të përfitojnë stafi teknik dhe futbollistët është 20 mijë euro.

Po ashtu, një shpërblim të konsiderueshëm do të ketë edhe për titullin kampion në Superiore. Kujtojmë që gjatë sezonit Egnatia fitonte bonuse pas 3 fitoreve radhazi. Presidenti Demrozi ka dashur ta motivojë gjithmonë financiarisht skuadrën në duelet vendimtare të sezonit 2023-2024.

LETRA/ Presidenti i FSHF-së Armand Duka uron Vllazninë e femrave për titullin kampion

Suksesi i Vllaznise se femrave qe u shpall dy dite me pare kampione e Shqiperise per te 11-ten here rradhazi eshte vleresuar edhe nga institucioni i futbollit shqiptar. Madje, ka qene vete presidenti i FSHF-se Armand Duka qe me nje leter urimi drejtuar presidentit Lazer Matija e ka falenderuar per kontributin qe po jep per kete futboll dhe njekohesisht i ka uruar paraqitje dinjitoze edhe ne edicionin e ardhshm te Kupave te Europes ku do te marre pjese.

Ja letra e plote e numrit 1 te futbollit shqiptar, drejtuar ekipit kampion te Shqiperise:

Drejtuar:
Z. Lazer Matija
President
KFF Vllaznia

I nderuar Z.Matija,

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit kam kënaqësinë, t’ju përgëzoj dhe njëkohësisht të vlerësoj arritjet e mrekullueshme të KFF Vllaznia si kampione e Kategorisë Abissnet Superiore dhe KFF Vllaznia U-17 si kampione e kampionatit U-17 vajza.

Këto suksese janë padyshim rezultat i punës së palodhur, i përkushtimit dhe sakrificave të skuadrës tuaj. Ju keni treguar vullnet, pasion dhe dëshirë për të triumfuar. Mbi te gjitha, kanë qenë përpjekjet tuaja në fushën e lojës, të cilat ju cuan drejt suksesit dhe janë arsyeja kryesore, që ju të gëzoni sot.

Ju tashmë, jeni një burim krenarie për familjen e madhe te futbollit shqiptar dhe një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë dhe vajzat që ndjekin ëndrrën e tyre në sport.

Vazhdoni të përfaqësoni me krenari flamurin e një klubi me traditë në futbollin shqiptar dhe të një qyteti plot kulturë që e do lojën e futbollit. Edhe njëherë, pranoni urimet e mia dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe suksese të mëtejshme në ndeshjet e kampionatit UEFA Women Champions League 2024-2025.
Juaji sinqerisht
Armand Duka
President

Finalja e kupës, një ‘sy’ në ‘Air Albania’ e ka edhe Vllaznia

Nga Endri ÇINARI

Sot në orën 19:00 do përcaktohet fituesi i trofeut të parë për sezonin 2023-24 në futbollin shqiptar. Fjala është për kupën e Shqipërisë që shikon në finale Kukësin dhe Egnatian. Verilindorët një surprizë e vërtetë në këtë edicion të kupës. Ku gjatë rrugës eleminuan ekipe si: Partizani apo Tirana.

E ndërsa do kërkojnë të vijojnë surprizën për të triumfuar edhe ndaj rrogozhinasve. Ku pavarësisht se tashmë sezonin tjetër do luajnë në Kategorinë e Parë, Kukësi do tentojë fitoren e trofeut dhe kualifkimin në Conference League. Nga ana tjetër është Egnatia, që ka zhvilluar një super sezon si në kampionat e po ashtu në kupë.

Gjithashtu ekipi i drejtuar nga Tetova është edhe fituesi në fuqi i trofeut dhe do dojë ta ruajë fronin. Një vëmendje për këtë sfidë patjetër që ka edhe Vllaznia. Kjo për të parë formën dhe formacionin me të cilin do prezantohet Egnatia sot. Duke qenë se tashmë rrogozhinasit do jenë kundërshtari i kuqebluve për gjysmëfinalet e kampionatit.

Finalja e sotme do analizohet në mënyrë të detajuar nga Brdaric dhe stafi i tij. Ku përfaqësues të shkodranëve priten edhe në shkallët e “Air Albania”. Për të ndjekur nga afër kundërshtarin e së dielës dhe pengesën e parafundit të kuqebluve drejt fitimit të titullit kampion.

Sot ora 19:00 finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi në garë për trofeun dhe 375 mijë eurot

Sot dy skuadra do të luftojnë për të fituar trofeun e parë të sezonit, Kupën e Shqipërisë. Kukësi dhe Egnatia do të sfidojnë njëra tjetrën në finalen që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë sfidë, por edhe si kampionë në fuqi. Të besuarit e Tetovës janë në garë edhe për trofeun e Superiores teksa do të përballen me Vllazninë të dielën në orën 20:00.

Ndërsa verilindorët do të duhet të japin shpirtin në fushë për të mos dalë pa asgjë këtë sezon duke qenë se ranë nga kategoria. Sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Kukësi luan ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra, shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës.

Por “pjesa e ariut” është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë euro automatikisht në klub. Pra, Kukësi sot në orën 19:00 do të luajë për 325 mijë euro dhe 50 milionë lekë, me një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht.

Dinamo nis merkaton, synon mesfushorin e bardhebluve

Sezoni i rregullt i Superiores ka përfunduar dhe tashmë 4 ekipet që luajnë në “Final – Four” vazhdojnë ende aktivitetin e tyre. Ndërkohë për ekipet e tjera është koha për të bërë merkato.

Kështu një nga të parët që pritet të ndryshojë ambient është Ardit Deliu. Mesfushorit kavajas i përfundon kontrata në fund të qershorit me Tiranën dhe tashmë për të kanë nisur edhe kontaktet e para nga një ekip tjetër i Superiores.

Pikërisht Dinamo kërkon të përforcojë mesfushën me lojtarin bardheblu. Madje “Nëndetësja” ka nisur punën dhe bisedimet me lojtarin për transferimin e tij te “Blutë”.

Drejtuesit e Dinamos kërkojnë të përfitojnë, pasi Tirana dhe lojtari ende nuk kanë rinovuar kontratën mes tyre. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve dhe ku do të jetë e ardhmja e Deliut./newsport/

LAJMI I FUNDIT/ Bileta e ndeshjes Egnatia- Vllaznia nga sot shiten edhe në Shkodër

Me caktimin e çifteve gjysmefinaliste dhe datat e ndeshjeve, Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim me kater klubet pjesmarrese ne “Final 4” ka nisur edhe punen per shitjen e biletave dhe çdo gje tjeter qe ka te beje me organizimin e ketyre ndeshjeve.

Nderkohe pak minuta me pare, klubi shkodran permes faqes zyrtare ka bere te ditur se duke filluar nga pasditja e sotme do te nise shitja ne Shkoder e biletave te ndeshjes gjysmefinale ndaj Egnatias. Ja njoftimi i shperndare:

Të nderuar sportdashës!
Ju bëjmë me dije se duke filluar nga sot pasdite, biletat per ndeshjen gjysmëfinale Egnatia – Vllaznia, do mund t’i gjeni edhë në Shkodër, në pikat e mëposhtme:

– Biletaria e Stadiumit “Loro Borici”
Enjte – Shtune
Ora 10:00 – 17:00

– Dyqani UNIVERSAL
E marte – Shtune
Ora 09:00 – 20:00

– ONLINE

Biletat


!

Dhurata e parë për trajnerin e ri, Liverpool përgatit 100 milionë për lojtarin e Newcastle

Klubi i Liverpool po përgatit për periudhën post Jurgen Klopp teksa pritet që të emërojnë në krye të skuadrës, holandezin Arne Slot. Madje, drejtuesit e të kuqve po përgatisin edhe dhuratën e parë për teknikun holandez, dhe bëhet fjalë për një dhuratë me vlerë 100 milionë paund. Objektivi është Anthony Gordon i Newcastle.

Britaniku ka spikatur me “Qymyrxhinjtë” këtë sezon duke shënuar 10 gola si dhe duke asistuar në 10 raste të tjera. 23-vjeçari, u transferua te Newcastle nga Everton në janarin e vitit 2023 për shifrën e 45 milionë paundëve, e tashmë duket për hapin më të madh të karrierës.

Gordon ia ka dalë gjithashtu të bëhet pjesë e Anglisë së Gareth Southgate teksa Liverpool e sheh si lojtarin e duhur për të mbuluar korsinë e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se si fëmijë Gordon ka qenë një fans i madh i Liverpoolit, derisa në moshën 11-vjeçare iu bashkua Evertonit. Megjithatë, tashmë sulmuesi është shumë pranë rikthimit në qytetin e Liverpool.

Havier Zanetti ndihet krenar që ia dedikoi gjithçka Interit

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, dha një intervistë të gjatë për podcastin “Pass by BSMT”: “Kur vendosa të ndaloja së luajturi doja të bëja diçka që lidhej me futbollin dhe Interin. Nuk do ta mohoj se kur Interi më informoi që do të bëhesha zv.president, kam përjetuar një moment gëzimi të madh.

Në të njëjtën kohë kam përjetuar edhe përgjegjësi të madhe, sepse Interi është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë, mendoj se kërkon përgatitje si drejtues i saj. A e mendova gjatë përgjigjen? U mendova për një kohë, por duke e njohur veten thashë: tani mbaron karriera ime si futbollist. Diçka shumë magjepsëse, që zgjati gati 41 vite.

Pasi vrapova kaq shumë kilometra thashë: Ok, do ta marr përsipër këtë detyrë të re. Për ta bërë këtë isha i vetëdijshëm se po nisja një karrierë të re plotësisht nga e para. Nuk doja të isha një menaxher i lidhur vetëm me anën sportive, por me vizion 360 gradë.

Dua të diplomohem në universitetin “Bocconi”, jam duke bërë një kurs. Shpresoj të jem në gjendje ta dorëzoj tezën time në maj, eksperienca në krye të Interit më ka ndihmuar shumë. Sinqerisht kam zbuluar kaq shumë gjëra që nuk mund t’i kisha i njohur si futbollis.

Gjëja më e mirë është se duke bërë këtë rol më bën të ndihem shumë i dobishëm në fusha të ndryshme. Mbi gjithçka falënderoj Interin, së pari për gjithë ato vite si futbollist. Fanella zikaltër më dha shumë, edhe unë dhashë gjithçka për të”.