Home Blog Page 256

Edison Ndreca: E vlerësojmë shumë Vllazninë

Egnatia triumfoi me shifrat minimale 1-0 kundër Kukësit, port ë mjaftueshme për të “rrëmbyer” trofeun e Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Edison Ndreca. Ky i fundit në një intervistë për mediat, u shpreh shumë i lumtur për trofeun por gjithashtu hedh sytë nga takimi me Vllazninë në “Final 4”:

“Jam shumë i lumtur që fituam. Tani kemi edhe 2 ndeshje të tjera dhe shpresoj ta fitojmë edhe tjetrin sepse kemi luftuar të gjithë sezonin.

Patjetër që është ndeshje e vështirë, e vlerësojmë Vllazninë sepse ka arritur me meritë deri aty. Do luftojmë që të kalojmë në finale dhe të fitojmë titullin kampion.

Ne do e vlerësojmë shumë ndeshjen me Vllazninë, ua dimë forcën atij ekipi sepse këtë vit kemi bërë 6 ndeshje, por do bëjmë maksimumin për t’i kaluar.

Rëndësi ka që morëm triumfin në fund. Tani edhe Kukësi ka meritat e veta sepse ka kaluar Tiranën edhe Partizanin për të ardhur deri këtu. Finalet fitohen dhe ne këtë bëmë”,- përfundoi Ndreca.

‘Çdo gjë mbyllet me datë 19’, Edlir Tetova pas fitores së Kupës: Fitojmë edhe Kampionatin

Egnatia shpallet për të dytin sezon radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë. Natyrisht që një meritë të madhe duhet t’i shkojë edhe trajnerit Edlir Tetova, që i komandoi rrogozhinasit deri në këtë moment historik. Pas përfundimit të takimit kundër Kukësit, Tetova doli në një intervistë për mediat ku tha se ua kishte vënë si detyrim djemve të ekipit që të triumfonin sërish:

“Rinovimi i kontratës? Mendoj që kemi pasur një gjysmëfjale me presidentin, e mira është që të kemi një diskutim përsëri.

Atëherë, Kupa e dytë, triumfojmë për herë të dytë në finalë. Është një emocion i dyfishtë. Një rrugëtim i mirë i skuadrës në Kupë dhe Kampionat. Kemi akoma punë për të bërë, çdo gjë do të mbyllet me datë 19.

20 minutat e para, një çrregullim total i skuadrës, në momentin që qarkulluam topin pastaj shkuam te idetë e mia.

Fitorja i sheshon të gjitha, pas asaj penalltie ekipi u vu në presion por e kaluan.

Unë kam kërkuar mbrojtjen e titullit të Kupës, ne jemi një ekip i ri por me 2 trofe, gjë që na bën të shkojmë në ndeshjet e Kupës me moralin më të lart. I kam kërkuar djemve ta fitonim që të kishim më të lehtë në “Final 4”.

Për mua e rëndësishme ka qenë maratona e kampionatit, finalja është finale. Do të luajmë me dinjitet, ashtu si kemi luajtur gjithë kohës.

Kampionatin e fiton Eganitan”,- e mbylli Tetova.

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Kukësin në finale

Egnatia shpallet ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit mundën në finale Kukësin me rezultatin minimal 1-0, teksa sfidën e vendosi Edison Ndreca me golin e shënuar në minutën e 38-të.

Një finale mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që prodhuan lojë të bukur e me raste të pastra shënimi. Pas disa insistimeve në portën kundërshtare, Egnatia zhbllokoi rezultatin në të 38-ën me Edison Ndrecën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të pastra shënimi.

Në të 79-ën Egnatia pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e Fernandos u ndal nga portieri Tafas.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Egnatian që fiton për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

Finalja e Kupës së Shqipërisë

Kukësi – Egnatia 0-1

Shënues: Edison Ndreca

Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Një klub duket se do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në rrethanat më unike.

Ka qenë një sezon dramatik për skuadrat në krye të Bundesligës. Bayer Leverkusen është në rrugën e duhur për një sezon të pamposhtur, ndërsa Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Ndërkohë, kampionët e përhershëm, Bayern Munich, kanë përjetuar një sezon të trazuar që do të përfundojë pa asnjë trofe.

Dhe me vetëm një ndeshje të mbetur nga sezoni aktual, një grup rezultatesh mund të çojë në kualifikimin e Hoffenheim për Ligën e Kampionëve në një mënyrë më të rrallë.

Gjermania tashmë ka një vend shtesë në kompeticionin e sezonit të ardhshëm për shkak të renditjes së koeficientit të UEFA-s.

Por, nëse Dortmundi i vendit të pestë fiton Ligën e Kampionëve, ata automatikisht do të kualifikohen për edicionin e vitit të ardhshëm dhe ai vend me koeficient shtesë në kompeticion do t’i ofrohet ekipit të vendit të gjashtë të Bundesligës.

Hoffenheim mund të kualifikohet në Champions League me një golavalencë negative (Getty)

Frankfurt aktualisht është në vendin e gjashtë, tri pikë përpara Hoffenheimit. Megjithatë, nëse i pari humbet ndeshjen e fundit kundër RB Leipzig me dy ose më shumë gola, dhe Hoffenheim mund Bayern me dy gola, skuadra e Pellegrino Matarazzo do të kualifikohet në kompeticion.

Për më tepër, nëse të gjitha sa më sipër ndodhin dhe Hoffenheim mund të mposht Bayernin me jo më shumë se dy gola, ata do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se kanë një golvalencë negative. /Telegrafi/

Gati starti i edicionit të 81-të të Turit të Shqipërisë

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga data 20 deri në 24 maj do të marrin pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Serbia e shumë vende të tjera, që do të kërkojnë të triumfojnë në pesë etapat që do të zhvillohen.

Etapa e parë do të nisë mëngjesin e së hënës që vjen në Tiranë e do të përfundojë në Korçë. Plot 161.1 kilometra do të përshkohen nga çiklistët, të cilët do të sfidojnë temperaturat dhe terrenin e juglindjes së Shqipërisë. Më pas në ditën e dytë, etapa e radhës do të jetë 161.6 kilometra, nga Korça drejt Elbasanit.

Etapa e tretë do të jetë më pas nga qyteti i Elbasanit drejt Vlorës, e cila do të jetë e gjatë 143.8 kilometra. Vështirësia do të rritet në ditën e katërt, ku për t’u ngjitur do të jetë Llogaraja, në një distanm144.9 kilometrash. Në fund do të jetë etapa e pestë, e cila do të nisë në Vlorë e do të përfundojë në Fier, në një distancë prej 122.7 kilometarsh.

Një aktivitet i përvitshëm i realizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, e cila prej vitesh i ka dhënë një prioritet të veçantë garava ndërkombëtare në vendin tonë, si një mundësi për të promovuar Shqipërinë, e cila është në prag të sezonit veror.

Presidenti Takaj sqaron edhe sa vite i kanë mbetur Skënderbeut nga dënimi i UEFA-s

Skenderbeu eshte ne gare per te fituar titullin kampion te ketij sezoni, por edhe nese ndodh kjo skuadra korçare siç dihet nuk do te mundet te luaje ne Kupat e Europes per arsye te pezullimit te saj nga UEFA.

Por shumekush eshte i paqarte se edhe sa vite kane mbetur nga denimi i kesaj skuadre? Per t’i dhene nje pergjigje kesaj çeshtje ka menduar vete presidenti Ardian Takaj i cili ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur:

“Na duhet të presin dhe tre vite që Skënderbeu të kenë mundëisinë që të marrë pjesë sërish në kompeticionet ndërkombëtare”.

Nga denimi i Skenderbeut kete vit kane fituar te gjitha skuadrat pjesmarrese ne “Final 4” te cilat kane siguruar automatikisht te drejten per te marre pjese ne Kupat e Europes dhe madje ne rast fitoreje te Kupes nga Egnatia, do te perfitoje edhe Tirana per t’i zene korçareve vendin ne Europe.

E VEÇANTË/ Kukësi premio më të lartë se Egnatia për fitimin e Kupës

Ky sezon është një nga më të vështirët për skuadrën e Kukësit. Pas 12 vitesh në elitë dhe ku kanë arritur të bëjnë historinë në Superiore, skuadra verilindorë nuk ia doli të mbijetonte dhe në sezonin e ri do të rinisë gjithçka për rikthimin sa më të shpejtë në elitë.

Trofeu i Kupës së Shqipërisë shikohet në Kukës si ‘ngushëllim’ për këtë sezon. Por jo vetëm kaq, pasi me fitimin e këtij trofeu, verilindorët do të merrnin pjesë në kompeticionet europiane. E sigurisht në një rast të tillë të ardhurat dhe përfitimet nuk mungojnë.

Në Kukës janë pa “frena”. Bëhet me dije se lojtarit do të mund të marrin premio për fitoren ndaj Egnatias dhe nëse ia dalin të ngrejnë lart trofeun e Kupës. Janë plot 30 milionë lekë të vjetër që do t’i shpërndahet skuadrësn nga drejtuesit, të cilat kanë menduar të motivojnë ekipin para një finaleje mjaft të rëndësishme. Siç dihet, vlera e shpërblimit të kësaj skuadre është më e madhe se ajo e Egnatias.

Kujtojmë se Kukësi në të kaluarën e ka fituar dy herë këtë trofe, ndërsa sot në “Air Albania” në orën 19:00 do të kërkojnë trofeun e 3 në historinë./newsport/

Nagelsmann do të lërë dy legjenda jashtë skuadrës së Gjermanisë për Euro 2024

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann do të marrë vendimin e pamëshirshëm për të lënë jashtë skuadrës dy legjenda për Euro 2024.Gjermania mikpritëse do të hyjë në turneun e kësaj vere si një nga favoritët për të fituar, pavarësisht nga forma e tyre jokonsistente në vitet e fundit.

Tre herë fituesit janë aktualisht favoritët e tretë, pas Anglisë dhe Francës, dhe do të shpresojnë që avantazhi i shtëpisë të shpërblehet këtë verë.Detyra e Nagelsmann për të zgjedhur një skuadër për turneun u lehtësua paksa muajin e kaluar kur UEFA votoi për të rritur skuadrat nga 23 në 26 lojtarë.

Pavarësisht kësaj rritjeje, Nagelsmann do të lërë jashtë skuadrës së tij dy legjenda të futbollit gjerman, sipas raporteve në Gjermani.Gazeta BILD pretendon se mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, 35 vjeç, nuk do të përfshihet në skuadër.Kjo pavarësisht formës së tij mbresëlënëse për Dortmundin, i cili do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor.

Hummels ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në Brazil në 2014.Mesfushori i Bayern Munichut, Leon Goretzka gjithashtu pritet të lihet jashtë skuadrës, edhe pse kjo është më pak befasuese sesa lëshimi i Hummels.

Goretzka, 29 vjeç, ka luftuar për formën dhe u la jashtë skuadrës së Gjermanisë në ndeshjet e fundit gjatë pushimin e fundit ndërkombëtar.
Ndryshe, Nagelsmann do të shpallë zyrtarisht skuadrën e tij për Euro 2024 të enjten, megjithëse shtatë lojtarë tashmë janë konfirmuar.
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) përdori të famshëm, influencues dhe fansa për të zbuluar shtatë emrat e parë në skuadër përpara njoftimit zyrtar.

Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund ishte i pari që u zbulua të dielën së bashku me mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, mesfushorin e Bayern Munichut, Aleksandar Pavlovic dhe kapitenin e Gjermanisë, Manuel Neuer.

Sulmuesi i Dortmundit, Niclas Fullkrug, anësori i Shtutgartit, Chris Fuhrich dhe qendërmbrojtësi i Eintracht Frankfurt Robin Koch u konfirmuan më vonë gjatë ditës.Gjermania përballet me Ukrainën dhe Greqinë në miqësoret muajin e ardhshëm përpara turneut.

Ata më pas do të përballen me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 më 14 qershor, me skuadrën e Nagelsmannit që do të përballet me Hungarinë (19 qershor) dhe Zvicrën (23 qershor) në ndeshjet e tyre të fundit në grup. /Telegrafi/

Final 4/ FSHF ndan tribunat e tifozëve për gjysmëfinalen Egnatia – Vllaznia

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në kampionatin “Abissnet Superiore”. FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.

Sa i takon gjysmëfinales Egnatia – Vllaznia, siç është bërë e ditur tashmë, ajo do të zhvillohet të dielën më datë 19 maj në orën 20:00, po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë tifozët e Egnatias do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Egnatias, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë. Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Ndërsa biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

Esi Lufo ironizon skemën e re dhe mediat e kryeqytetit: No Vllaznia, no party!

Tek Vllaznia e femrave jane mese te lumtur sepse edhe njehere tjeter treguan se jane ekipi me i mire ne Shqiperi dhe si rrjedhoje nuk paten rivale as kete here ne rrugen drejt titullit te 11-te e kjo u pa edhe ne finalen ndaj Apolonise te fituar me rezultatin e paster 4-0.

Por ajo qe ra ne sy ishte mungesa e mediave te kryeqytetit per pasqyrimin e ketij suksesi te 11-te rradhazi te Vllaznise. Nderkohe sulmuesja kuqeblu Esi Lufo permes nje postimi ne instagram ka dashur te ironizoje jo vetem skemen e re, te FSHF-se me “Final 4” kete sezon, por edhe mediat dhe shume gjera te tjera.

“Çfarë ndodh në Shqipëri? Dje fituam kampionatin. Final Four “Formula e re”? Mos u shqetësoni se e kemi marrë edhe këtë.

Nuk ka media për ndeshjen finale? Është mirë që kemi mediat tona. No Vllaznia, no party? Në fakt ke të drejtë, JO VLLAZNIA JO PARTI!