Home Blog Page 7815

Shkodrani Elis Guri, kampion bote në mundje

Një festë e ligjshme dhe një gëzim i pamatë është për shkodranin Elis Guri sepse është shpallur Kampion Bote në sportin e mundjes. Njëkohesisht shkodrani është kualifikuar në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Nën flamurin e Bullgarisë duke qenë se prej një viti është natyralizuar si bullgar, shkodrani ka arritur të marrë medaljen e arit në peshën 96 kilogram në Kampionatin u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Guri, krenari e Shkodrës e gjithë Shqipërisë ka triumfuar në finale përballë suedezit Xhimi Lidberg me rezultatin 2-0.

Guri e nis kampionatin me fitoren ndaj kroatit Sinisha Hogac 3-0, më pas ndaj izraelitit Robert Avanesian po 3-0. Më tej në çerekfinale ka eleminuar lehtësisht rusin Ruslam Totrov 3-1, me po të njëjtin rezultat mund në gjysmëfinale egjiptianin Ibrahim Abdelfatah dhe më pas suksesi i tij kurorëzohet në duelin final ndaj suedezit Lidberg duke marrë medaljen e arit. Është një fitore krejtësisht e merituar shkodranit që tashmë për Bullgarinë merr medaljen e dytë të rëndësishme në arenën Ndërkombëtare. Para pak kohësh mori medaljen e bronxit në Kampionatin Europian që u zhvillua në Dortmund të Gjermanisë. Nëse në Shqipëri, Komiteti Olimpik nuk i dha asnjë mundësi për tre vjet, madje i krijoi probleme dhe vështirësi, duke mos e shpërblyer financiarisht,  Bullgaria i bëri një vend mes më të mirëve duke i dhënë gradat e liderit të ekipit kombëtar Të bëhesh një kampion i madh, nuk mjaftojnë vetëm muskujt apo parate, nga ata që kanë nevojë për një shtet. Elis Guri, shkodrani 27 vjeçar që arriti rezultatet më të mira për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, prej afro nje viti ka marrë nënshtetësinë dhe është bashkuar me ekipin kombëtar të Bullgarisë. Për shumë “nacionalistë” veprimi i tij mund të duket i padrejtë, por duke shfletuar me pak kujdes “mëkatet” e institucioneve ndaj mundësit më të mire shkodran e shqiptar të dy dekadave të fundit, do të kuptojmë më së miri që ai ka rënë viktimë e një loje, që për fat të keq as sportin nuk e ka kursyer në vendin tonë. Shqiperia kishte një kampion të madh, vlerat e të cilit i kemi parë në kampionatin botëror të vitit 2007, ku ai u rendit në vendin e shtatë dhe po në atë vit ai zuri vendin e tretë edhe në Kampionatin Europian. Jo më pak e admirueshme ishte edhe paraqitja e tij në Lojërat Olimpike ku ai eleminoi kampionin olimpik në fuqi, duke bërë që të gjithë shqiptarët të ndjenin një krenari të ligjshme për ngjyrat e flamurit. Por më pas erdhi viti i mbrapshtë 2009, kur politika, jo vetëm që shkatërroi sportin olimpik, por me vullnet të plotë “vrau shpresat” edhe për Elis Gurin, e shumë shokë të tij. I gjendur në vështirësi ekonomike nga një sport që nuk i dha kurrë përfitime minimale përfshirë ushqimin dhe strehimin e njëkohësisht i konsideruar në Shqipëri  një “disident”, Elis Gurin e prisnin me krahë hapur disa mijëra kilometra larg nga vendlindja e tij. Pikërisht në Sofje, ku nuk ishte krejt i panjohur. Në muajt e parë të vitit 2008 kish patur mundësinë të stërvitej për një kohë relativisht të gjatë pranë ekipit kombëtar të Bullgarisë, ku edhe pati një rritje cilësorë në garimin e tij. Pas pezullimit që mori në vitin 2009 në Shqiperi, transferimi në Bullgari ishte më shumë se një opsion, ndoshta ishte e vetmja rrugë për shkodranin për të ushtruar profesionin e tij. Në mars të vitit 2010 erdhi edhe kërkesa e parë zyrtare për t’u larguar dhe e bëri zgjedhjen e tij, duke u bashkuar me ekipin Kombëtar të Bullgarisë. Në pak muaj sportisti arriti të merrte edhe pasaportën bullgare, e prej andej ai u bë zyrtarisht pjesë e ekipit Kombëtar. Në pjesëmarrjen e tij të parë në Kampionatin Kombëtar të Bullgarisë bëri prezantimin spektakolar, duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke ngritur lart Kupën si Kampion dhe tashmë arrin kulmin duke i dhuruar Bullgarisë medaljen e arit. Përsa kohe nuk do të dimë të vlerësojmë talentet, t’i mbajmë afër, t’i japim atë që meritojnë do të mjaftohemi vetëm duke u gëzuar se shqiptarët, si në rastin e Elisit koleksionojnë medalje e rezultate të larta në llogari të tjera shteteve. Është për të ardhur keq kur askush nuk trazohet që emra si Elis Guri në vend që të ngrejnë flamurin shqiptar, ngjiten në podiumet botërore për shtete të tjera. Ky është realiteti i hidhur që duhet ndryshuar. Ka ardhur momenti që patjetër elitat t’i mbajmë për vete e jo t’ia falim të huajve.

Paulin Ndoja: Si më hoqën nga porta

Karriera e tij nuk është se ka qenë shumë brilante sepse nuk e lanë të ishte e tillë. E ndërprerë në mes, pa ndeshje ndërkombëtare, pa shkëlqimin e munguar megjithatë mbetet “I madh”. E kemi fjalën për Paulin Ndojën, emrin më të madh të portës shkodrane në vite.

Jo më kot ai konsiderohet legjenda e portës së Vllaznisë. ka marrë dhe vazhdon të marrë vlerësime të shumta nga të gjithë. E respektojnë, e duan sepse ky njeri nuk di të hakmerret. As ndaj atyre që i kanë bërë keq.

Në rrëfimin e tij të mëposhtëm për “Shkodra Sport” ish-portieri i njohur i skuadrës shkodrane flet për gjithçka. Kryesisht mbi kalvarin e vuajtjeve. Pikërisht për anën e errët, ato çfarë ka vuajtur ai dhe familja e tij. Anën sportive e njohim të gjithë.

Të gjithë e kanë të qartë se kemi të bëjmë me portierin më të madh në historinë e Vllaznisë (jo më kot është edhe pjesë e 11-shes së saj të 90 viteve), kemi të bëjmë me një nga portierët më të mirë të viteve ’60-’70.

 

Por dikujt nuk i pëlqente të duatrokiste për pritjet e këtij njeriu që ishte nipi i filanit, me biografi të keqe dhe prandaj e shkatërruan. Në fakt i shkatërruan vetëm karrierën sepse si njeri ka qenë dhe mbetet edhe sot i fortë. Ky është Paulin Ndoja, historinë e pazbuluar plotësisht të të cilit do ta lexoni më poshtë:

-Kalvari I vuajtjeve nis më 1965
Në vitin 1965 ka qenë fillimi I karrierës time sportive. Sëbashku me Sabah Bizin, Halil Pukën, Zyhdi Bashën e ndonjë tjetër, kaluam tek ekipi I parë I Vllaznisë me kërkesën e trajnerit Skënder Jareci.
Karriera ime do merrte hov sepse në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të kupës ndaj Luftëtarit, ndeshja shkoi në barazim dhe kaluam tek gjuajtjet e 11-metërshave. Prita tre prej tyre dhe emri im pas këtij momenti filloi të bëhej I njohur.
Pak ditë më vonë, do mundnim edhe Skënderbeun në finale dhe do merrnim një trofe pas 19 vjetësh. Me mbarimin e sezonit, ekipi I Vllaznisë deshi të shkonte për një miqësore në Shkup të Maqedonisë. U hartua lista por aty mora vesh se unë nuk isha I denjë për Partinë dhe nuk mund të kaloja kufirin. Kuptova se këtu do fillonte kalvari I vuajtjeve të mia.
-Ushtria- portierin e degdisin në Skrapar
Ka patur peripeci të mëdha pas thirrjes në shërbimin ushtarak. Ndonëse në Shkodër kishte filluar të bënte emër dhe konsiderohej një portier I perspektivës, Ndoja nuk mund të mbahej tek Vllaznia për të luajtur futboll por e degdisin larg, madje këtu janë përpjekjet e para për ta larguar nga sporti.
Mjeshtri I portës e shpjegon bukur këtë gjë duke dhënë të gjitha detajet e atyre ditëve të vuajtjes dhe brengës së madhe. “Në vitin 1966 na marrin ushtar, mua, Selami Danin dhe Esat Rakiqin. Na çojnë fillimisht në në Tiranë tek klubi Partizani ku mblidheshin të gjithë lojtarët nga rrethet.
Selamia mbeti tek Partizani ndërsa mua dhe Esatin na kthyen në Shkodër pas një jave në Korpusin 8001 Aty qëndrova pak ditë e ndërsa Rakiqi mbeti aty, mua më nisën me një motoçikletë ushtrie nga Shkodra në fshatin Gjeroven të Beratit, në një repart ushtarak jo me më shumë se 20 vjet.
Mendova se po rri aty, por nga Shkodra erdhi urdhëri që Paulin Ndoja nuk do luante më futboll. Destinacioni I ri ishte Qafa e Gjarprit në Skrapar. Aty gjeta edhe Gëzim Kasmin, Bashkim Rudin e disa të tjerë.
Rudi u largua shpejt por unë e Kasmi qëndruam në Çorovodë plot 20 muaj. Edhe aty u dha urdhër që unë s’kisha të drejtë të luaja. Ky ka qenë ndër momentet më të vështira të jetës time. Nuk mendoja se duhej të vuaja kaq shumë kur s’kisha asnjë faj”.
-Takimi I nënës me Ramiz Alinë
Urdhëri I ardhur nga Shkodra për të mos luajtur më futboll, madje as në Skraparin e largët, e lodhi shumë nga ana psikologjike. Në ato momente Paulini mund të ketë menduar shumë gjëra, ndoshta edhe ato ekstreme.
Megjithatë don gjendej një zgjidhje. Për të do mendonte pikërisht nëna e tij. Portieri e shpjegon me shumë emocione dhe nostalgji njëkohësisht për vuajtjet e së ëmës këtë histori. “Duke parë shqetësimin tim për vendimin që më ishte komunikuar, nëna ime- Sllavka, bëri një sakrificë të madhe.
Në fakt asaj I jam shumë mirënjohëse sepse I solla vërtetë shumë shqetësime në jetën e saj. Një ditë ajo mori rrugën për në Tiranë dhe atje I bën një telegram Ramiz Alisë meqë ishte deputet I Shkodrës pikërisht I lagjes “3 Heronjtë” ku jetoja unë. I kërkon atij takim për punën time dhe Alia e pret.
Nëna, meqë ishte e huaj (ishte nga Podgorica) i kërkoi deputetit aktivizimin tim në futboll ose ndryshe do largohej nga Shkodra drejt vendit të saj ose do kalonte në vetëgjyqësi. Ramiz Alia I përgjigjet : “mos u mërzit, djali yt do fillojë të lozë menjëherë por vetëm atje ku është sepse nuk mund ta sjellë tek Partizani ngaqë kjo është në dorën e teknikëve”.
Pas kësaj fillova të luaja dhe nga kjo u çlirova disi. Ky ishte ndoshta gëzimi më I madh I jetës time sepse kuptova se do filloja të luaja prapë dhe ashtu ndodhi. Unë luajtja me Skraparin”.
-Ndoja nuk luan në Kupën Ballkanike
“Telashet” kishin filluar për portierin e mirënjohur. Në vitin 1968, Vllaznia luan një ndeshje për Kupën Ballkanike në Rumani por para nisjes, do ketë “skartime”. Trajneri Xhelal Juka dhe futbollistët Hajrullah Leka, Frederik Çapaliku e Paulin Ndoja mbeten në Shkodër sepse nuk biografia nuk I lejon të kalojnë kufirin.
Për rrjedhojë, ata të katërt sëbashku detyrohen të stërviten në Shkodër ndërsa ekipi luante në Rumani. Por ky nuk është i vetmi rast sepse ka edhe të tjerë në karrierën e tij si sportist. Por jo vetëm. Edhe si trajner i portierëve të Vllaznisë njëjta histori.
Në vitin 1987 kur shkodranët luajnë në Kupat e Europës në Maltë dhe Finlandë, Ndoja mbetet në Shkodër sepse sërish nuk e lënë të shoqërojë ekipin. Vuajtje të pafund për të.

-Kërkesa nga Partia për të ndarë gruan

I ka ndodhur edhe ndonjë sportisti tjetër, I ka ndodhur edhe Paulinit. Ai u fejua në vitin 1971 por kishte marrë vajzën jo të duhur, për Partinë. Themi kështu sepse njerëzit e saj, do t’I kërkonin pak kohë më pas, ta ndante atë. Portieri I mirënjohur jep detajet e kësaj ngjarje:
“Më thërrasin në zyrën e Sekretarit të Partisë dhe më thonë se duhej të ndaja gruan ngaqë familja e saj në Tiranë, ishte me biografi të keqe. Familja Diamanti (e gruas time) akuzohej nga shteti I asaj kohe për vënien e bombës në Ambasadën sovjetikë në vitin 1951. E fejuara ime kishte lindë në atë vit dhe nuk e di çfarë faji mund të kishte ajo në këtë mes.
Unë shkova në shtëpi, I tregova babës e axhës të cilët më thanë: bëj gati teshat e dorëzoji dhe lërë sportin se gruan nuk ke për ta ndarë”. Në të vërtetë atë ditë nuk shkova në klub për të dorëzuar teshat por pas dy ditësh, çojnë një person e më thërrasin në klub.
Partia të ka dhënë edhe një shans tjetër, më thonë dhe madje më dhanë edhe një shpërblim një rrogë 15 ditëshe se për çfarë nuk e di dhe as nuk e mora vesh kurrë”
-“Gjej një komunist në fis të vazhdosh sportin”
Karriera sportive e Paulin Ndojës ka patur brenda edhe të qeshura. Ish-portieri I njohur në vitin 1971, atëherë kur filluan t’I përmendin rregullisht problemet e karrierës, I patën bërë një kërkesë të çuditshme. “Më bënë një ofertë: Shko në shtëpi më thanë dhe thuaj prindërve se duhet të gjejnë një komunist në fis në mënyrë që unë të vazhdoja sportin.
Ose të paktën, ndonjë vajzë nga fisi ynë të ishte fejuar apo të fejohej me ndonjë komunist. Dukej qartë se kjo ishte edhe për t’u talluar sepse ata e dinin mirë biografinë time dhe të familjes time”-thotë sot Ndoja.
-Kombëtarja, ndeshja e vetme kundër kinezëve
Paulin Ndoja është thirrur në vitin 1969 me Shpresat në prag të një ndeshje në Rumani duke qenë përkrah Pernaskës, Çutrës, Ismet Hoxhës, Millan Vasos etj por kur ekipi niset, kuptohet që për të urdhëri ishte të kthehej prapa. Po ashtu grumbullohet edhe në vitin 1971 përpara ndeshjes me Finlandën, qëndron një muaj i grumbulluar në Tiranë por sërish e largojnë.
E vetmja ndeshje që shkodrani ka arritur të veshë fanellën e kombëtares, ka qenë ajo kundër kinezëve. Ndoja e kujton me shumë nostalgji atë ditë. “Ishte ndeshje miqësore që e luajtëm në Tiranë dhe unë luajta në atë takim. Fituam 2-1.
Kjo ishte ndeshja ime e parë dhe e fundit me kombëtaren. Ajo çfarë më bënte përshtypje mua ishte se më grumbullonin sërish ndonëse e dija që nuk do dilja jashtë. Kjo më bënte shumë kuriozë”-thotë ai.
-1973- përjashtimi nga futbolli
një vit më parë kishte qenë protagonist në fitimin e të dy trofeve me Vllazninë. Kishte filluar të bënte shumë vetë të duatrokisnin atë për lojërat e zhvilluara por dikujt nuk do I pëlqente kjo gjë. Për rrjedhojë në vitin 1973, atë e përjashtojnë përfundimisht nga futbolli. Legjenda e portës shkodrane e shpjegon qartë njëlloj sikur të kishte ndodhur pak kohë më parë kjo gjë dhe jo 38 vjet më parë.
“Një ditë më thirrin në klub. Gjendem para 5-6 vjetëve të cilët pas disa fjalëve të bukura për kontributin që kisha dhënë për Vllazninë, kryesisht përralla këto, më japin vendimin për largimin përfundimtar nga sporti. Motivacionin e dija sepse biografia më ndiqte gjithnjë pas.
Në fakt disa ditë më parë kisha dëgjuar se në një Ministri shumë të rëndësishme, titullari I saj që ishte Kadri Hazbiu, në një mbledhje kishte deklaruar: “Ne nuk mund të duatrokasim për portierin e Shkodrës sepse ai është nipi I filanit”. Kjo më kishte çuditur në njëfarë mënyre sepse mbaj mend se një vit më parë, në një ndeshje kundër Dinamon kur u ndamë 0-0 dhe unë isha paraqitur mirë, ai erdhi në dhomat e zhveshjes së ekipit tonë, më përqafoi dhe mu drejtua mua duke më thënë: “Na kënaqe, kështu vazhdo”.
Kjo fytyrë më kishte ra vazhdimisht në sy sëbashku me Adil Çarçanin në tribunën e “Qemal Stafës” sa herë që luanim në Tiranë por se çfarë ndodhi një vit më pas, nuk e mora vesh taman. Vendimi për të më përjashtuar, më rëndoi shumë. Më dukej sikur bota po shembej mbi kokën time”.

-“Më heqin edhe vëllain 10 vjeç nga sporti”

Hakëmarrja për familjen Ndoja nuk u përqendrua mbyllej me kaq. Jo vetëm Paulini, por nga sporti do largoheshin edhe dy vëllezërit e tij të tjerë. Çfarë është më e çuditshmja, edhe vëllain e vogël 10 vjeç. Absurde por ky është konfirmimi I asaj çfarë ka hequr kjo familje. “Fredi, vëllai im I dytë luante atë periudhë si sulmues me ekipin e të rinjve.
Trajner kishte Selami Danin. Edhe për të I njëjti urdhër: të largohej nga sporti. Por nuk do mjaftonte me kaq lufta e atij rregjimi ndaj familjes sonë. Vëllai im I vogël Franci luante portier me ekipin e fëmijëve të Vllaznisë me trajner Muhamet Dibrën.
Këtij I thonë se nuk duhet t’I japësh fanellë këtij sportistit kur të tjerët kishin marrë të gjithë dhe për rrjedhojë e largojnë me marifet edhe atë. Nuk do ta harroj kur keqardhjen që pat shprehur I madhi Dibra. Ky njeri që në gjysmëfinalen e vitit 1965 kur prita tre penallti dhe çova ekipin tim në finale, erdhi më mori në krahë dhe më çoi para tribunës duke bërtitur: ky është heroi!
Ky njeri I jashtëzakonshëm pas disa vitesh detyrohet t’ia largojë vëllain nga sporti këtij “heroi” dhe në atë periudhë është shprehur: Gjithçka kam menduar por me arrit deri këtu sa me largu nga sporti edhe një fëmijë 10 vjeç, këtë s’ma kishte marrë mendja”. Por gjërat ishin vendosur. Askush nuk mund t’I kthente këto urdhëra.
-Kundërshtar edhe shokët e mi të ngushtë
Në momentin e marrjes së vendimit për të më larguar nga sporti, Ndoja ka zbuluar edhe fytyrën e vërtetë të disa prej atyre që ai I kishte konsideruar miqtë e tij më të mirë. “Ka patur ndonjë nga futbollistët e asaj kohe të Vllaznisë, madje lojtar me emër i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, që ka shkuar në Komitetin e Partisë në atë periudhë dhe është shprehur: “Hyj unë në portë (ndonëse ai luante në mesfushë) vetëm Paulin Ndojën të mos e shoh më aty”.
Nuk e kam kuptuar kurrë gjithë këtë mllef që njerëz të tillë kanë patur ndaj meje. Megjithatë unë e kam falur atë dhe shumë të tjerë sepse nuk kam dashur dhe nuk do kem asnjëherë kundërshtar.
Unë vazhdoj t’I trajtoj këta njerëz si miq të mi edhe në këto ditë. Por nëse ka patur njerëz që më kanë dashur të keqen, ka patur edhe prej atyre që kanë dashur të më ndihmojnë. S’kam për ta harruar kurrë atë çfarë ka bërë drejtori I fabrikës së këpucëve ku unë punoja.
Ai bisedoi në Lezhë me Cuf Pelingun që ishte trajner I Besëlidhjes për të më aktivizuar në këtë skuadër. Ata shkojnë të takojnë Kryetarin e Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe I kërkojnë të më lejojnë të luaj në Lezhë.
Përgjigja që morën ishte: Vetëm nëse e pasaportizoni në Lezhë se për në Shkodër as që nuk bëhet fjalë. Ishin iluzione të kota dhe pas kësaj humba çdo shpresë. Ishte vendosur tashmë: karriera ime duhej të ndërpritej. Emri dhe fama që kasha marrë, i prishnin punë dikujt”.
Biografia
Burri I hallës së Paulinit, ka qenë një emër I mirënjohur. Pikërisht hija e Kol Bibë Mirakës, ish-Ministrit të Brendshëm në kohën e Italisë, do ta ndiqte pas familjen e tij. Këtë gjë do ta vuajnë fillimisht baba dhe axha I portierit të njohur.
Të dy ata arsimtarë të njohur, madje axha kishte mbaruar studimet e larta në Zagreb . Axha I Paulinit në vitet ’50 u dënua me 25 vjet me burg politik, nga të cilat bëri 8 dhe më pas, e çuan të punonte në tulla, ndërsa të atin me thy gurë. Gjërat ishin të qarta: në pamundësi për t’i dënuar edhe më tej pjestarët e familjes Ndoja, do “merrej hak” me largimin nga futbolli të Paulinit dhe vëllezërve të tij.
-Finalet e Spartakiadës së 2-të, historia e rrallë
Në vitin 1969 ka ndodhur një histori e rrallë në futbollin shqiptar. Zhvilloheshin finalet e Spartakiadës së 2-të kombëtare në Tiranë. Vllaznia eliminohet në gjysmëfinale dhe ekipi pas humbjes merr rrugën për në Shkodër.
Në Tiranë mbesin vetëm Paulin Ndoja dhe Lekë Koçobashi që ndalen për disa punë të tyre. Në atë kohë, në autopolantin e stadiumit “Qemal Stafa” Alfred Kazanxhiu, thërret ekipin e Vllaznisë për të gjuajtur penalltitë me Flamurtarin për të ndarë vendin e 3-4.
“Koçobashi nuk pranon të gjuajë dhe për rrjedhojë kam gjuajtur dhe pritur vetë penalltitë duke çuar në këmbë gjithë stadiumin. Penalltinë e fundit ma ka shënuar i madhi Mexhit Haxhiu duke më mundur por kjo është një histori vërtetë e rrallë që nuk është përmendur shumë”- thotë protagonisti i asaj ngjarje të rradhë.
Titujt e munguar të legjendës së portës
Gjatë ushtrimit të karrierës së tij sportive, por edhe atë si trajner, për Paulin Ndojën as që bëhej fjalë të kishte ndonjë titull sportiv. Ai po fitonte trofe, ishte anëtar i ekipit kombëtar, një nga portierët më të mirë të Shqipërisë dhe meritonte diçka.
Por biografia edhe këtu e pengonte. Çka do të thotë se të gjitha nderimet për këtë mjeshtër të madh të portës, kanë ardhur pas viteve ’90 me ardhjen e demokracisë. Ai ka marrë me marrë shumë tituj duke filluar nga “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar Sporti”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës”, Çmimin “Palok Nika” në sport, është pjesë e “11-shes më të mirë të Vllaznisë të 80 dhe 90 viteve”.
I ka merituar padyshim të gjitha sepse ka dhënë për këtë sport. Megjithatë mosdhënia e tyre në kohën e duhur, ka mbetur ende si peng në zemrën e tij. Madje, Ndoja kujton edhe një tjetër detaj shumë të bukur. “Në vitin 1969, siç zhvillohet zakonisht anketa për “5 sportistët më të mirë të vitit”që ka qenë atëherë, një nga kandidatët për të fituar kam qenë edhe unë. Kam qenë ndër të preferuarit e shumë lexuesve që votonin në faqet e gazetës “Sporti Popullor” të asaj kohe krahas emrave të tillë si Agim Fagu, Marjeta Pronjari,Ylvi Pustina, Medin Zhega etj.
Mbaj mend madje e kjo më ka mbetur ende në kujtesë se më kishin votuar si fitues edhe dy kufitarë nga rrethi i Korçës. Më çuditi kjo gjë se kufitarët punën bindëse të Partisë e kishin gjënë më të rëndësishme për ta e ndërkohë votojnë për një sportist me biografi të keqe!!!
Kjo më çuditi sepse unë e dija që nuk fitoja dhe këtë ma kanë shprehur njerëzit përkatës vetë në Tiranë duke më thënë se ti nuk mund të jesh fitues në këtë anketëpër shkak të biografisë që ke”-kujton sot pas 42 vitesh Paulini.
Karrira si trajner i portierëve
E ka nisur atë në vitin 1985 atëherë kur asnjë ekip në Shqipëri nuk kishte trajner portierësh.Paulin Ndoja është i pari edhe në këtë lloj në vendin tonë. Falë insistimit të Astrit Hafizit në atë kohë që ishte trajner i Vllaznisë dhe këmbënguli në Komitetin e Partisë për ta patur në stafin e tij. Emërimi erdhi por me shumë ngurrim.
“A e dini se si kam qenë i emëruar në organikën e klubit Vllaznia? Si trajner i ekipit të pingpongut dhe merrja vetëm 700 lekë të vjetra rrogë në muaj. Megjithatë isha i lumtur. Isha rikthyer tek pasioni im i madh i jetës dhe për këtë ia di për shumë faleminders Hafizit”- thotë Ndoja. Që nga 1985-a e largët e deri sot, ky njeri vazhdon të stërvisë e të nxjerrë portierë. Duke filluar nga Maliqati, A. Dani, Hoxha, Nako, Grima, P. Martini, H. Dani, Mustafa, Shehi, Gjeloshi, G. Ndoja, Bishani etj.
Trofetë:
Si portier Paulin Ndoja ka fituar Kupën e Shqipërisë në vitin 1965 me Vllazninë, Kupën dhe kampionatin në edicionin 1971-72. Ndërsa si trajner, ka marrë kupën më 1987, titullin kampion në vitin 1992, 1998 dhe 2001.

Ndoc Gjoni, historia e boksierit shkodran që u vra në kufi

Speciale nga Gjergj KOLA

Vitin e ardhshëm mbushen 30 vjet që ai është vrarë në kufi nga shteti i asaj kohe. Që atëherë, askush nga familjarët e tij nuk e di as ku janë eshtrat e djalit të tyre dhe ndonëse janë bërë shumë kërkime, asgjë nuk është konkretizuar me gjetjen e tyre.

Bëhet fjalë për ish-boksierin shkodran Ndoc Gjoni të cilin diktatura komuniste e eleminoi në kufi në përpjekjet e tij për t’u arratisur. Një histori e dhimbshme e një njeriu për të cilin të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë jetuar me të, flasin me respektin më të madh. Një kohë e vështirë e cila bëri që shumë familje të ndjejnë dhimbje të mëdha në ato vite diktature.

Madje edhe sot, sepse pjestarët e tyre nuk kanë shpeshherë as një vend për t’i qarë. Kështu ndodh edhe me familjen Gjoni (Ndou) e cila nuk di asgjë për djalin e saj edhe sot e kësaj dite pavarësisht përpjekjeve të Zefit, këtij emri të njohur të sportit të boksit shqiptar.

Po cila është historia e këtij boksieri të vrarë nga shteti komunist? Më poshtë po ju njohim me jetën e tij të plotë deri në moshën 39 vjeçare sepse më tej nuk e lanë të jetonte.

– Kush ishte Ndoc Gjoni?

Ka lindur në Shkodër në vitin 1943. Pas kryerjes së shkollës fillore në qytetin e tij, të mesmen e kryen në Tiranë ku fillon të merret me boks me ekipin e Dinamos. Është kampion me të rinjtë dhe të rinjtë e rritur duke treguar vlerat e një boksieri cilësor të asaj periudhe.

Në vitin 1961 kthehet në Shkodër dhe bën boks për Vllazninë ndërsa një vit më pas sërish kalon në Tiranë sëbashku me shkodranët e tjerë, Viktor Martinin dhe Mark Pishkashi nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Ali Kastrati. Konkurron në peshat e lehta, atë deri 48 kg ose edhe 51 e 54 kg por jo më shumë sepse fiziku i tij është i imët.

Edhe mosha e re dhe për rrjedhojë, të dyja sëbashku të krijojnë përshtypjen e një luftëtari të fortë pavarësisht këtyre veçorive. Bashkëmoshatarët e tij në kujtimet që thonë për këtë sportist, vlerësojnë lart karakterin e këtij njeriu, por edhe tiparet sportive. Të gjithë thonë se Ndoc Gjoni padyshim që do kishte një të ardhme si kampion në këtë sport.

Por si gjithë të tjerët, vazhdimësinë në sport Ndoci nuk do ta kishte më të gjatë sepse në vitin 1963 sporti i boksit konsiderohet armiqësor nga shteti i asaj kohe dhe mbyllet.

 

-Viktor Martini: Ndoci, një boksier që s’binte kollaj në tokë

Janë të dy të të njëjtës datëlindje: 1943. Moshatarë dhe për rrjedhojë e kanë njohur mirë njëri-tjetrin. Viktor Martini, ka se çfarë të kujtojë nga vitet e sportit që ka kaluar me Ndoc Gjonin.

Për 3 vjet me rradhë, kontaktet e tij në ring kanë ekzistuar, por përveç tyre miqësia në stërvitje, koha e kaluar sëbashku ushtar, janë të mjaftueshme për të dhënë një opinion për këtë ish-sportist të vrarë nga ish-diktatura komuniste. “Me Ndoc Gjonin, kontaktin e parë e kam patur në ring. Ka qenë kampionati i vitit 1960 në Tiranë. Unë bëja boks për Vllazninë ndërsa ai për Dinamon sepse ishte në shkollë në atë kohë.

Mbaj mend që kam fituar unë por në të raundet e ndeshjes, Ndoci nuk më la njëherë të merrja frymë. Ishte shumë fort, një boksier që nuk binte kollaj në tokë”-shpjegon Viktor Martini , ky emër i mirënjohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar. Në vitin 1961, Ndoci kthehet në Shkodër dhe bën boks me Vllaznisë sërish me Viktorin ndërsa një vit më pas, të dy merren ushtar me Partizanin.

“Kemi kaluar dy vjet bashkë, bënim stërvitje dhe përveç kësaj gjatë gjithë kohës kemi qenë të pandarë. Ndoc Gjoni ka qenë një njeri me veti të rralla. Një i ri me shumë pasion për boksin por edhe për jetën megjithatë mënyra si i rrodhën ngjarjet, na ka bërë të ndihem keq të gjithë ne që e kemi njohur”-thotë në fund Viktori, bashkëmoshatari dhe një nga shokët e tij më të mirë me boksin.

-Vuajtjet nisin në vitin 1967

Boksieri Ndoc Gjoni kishte filluar të bënte emër në Shkodër si një sportist cilësor dhe kuptohet që rreth vetes kishte shumë të rinj. Ky njeri, natyrisht ka qenë një kundërshtar i flaktë i sistemit komunist.

Prejardhja familjare, vuajtjet e ndryshme, mbyllja e sportit të tij të preferuar, boksit, ishin disa nga shkaqet pse ai nuk pajtohej me asnjë të atij sistemi. “Ndarja” përfundimtare me të ka ndodhur në vitin 1967. në atë vit kur ish-diktatori vendosi mbylljen e kishave dhe xhamive në gjithë vendin. Ndoci nuk mund ta pranonte këtë gjë. Ai ishte i lidhur shumë me kishën, madje edhe çelësin e saj prifti ia linte atij.

Gjatë atij viti fatëkeq, ish-boksieri nuk mund t’i duronte dot fletë-rrufet që njerëzit e Partisë kishin filluar të vinin nëpër muret e Shkodrës në të cilat u bëhej thirrje njerëzve të mos besonin në fe dhe ndër të tjera thuhej se objektet e kultit do mbylleshin. Për rrjedhojë, ai angazhon më të rinj se ai dhe pikërisht Tonin Demën, Mark Degën etj, për t’i hequr këto fletë-rrufe.

Këto veprime e kishin futur Ndocin “në rreth” nga Sigurimi i Shtetit. Për rrjedhojë, ai e ndan mendjen: Vendos të arratiset. I vëllai, Zefi e kujton atë ngjarje pavarësisht se në atë periudhë ai ndodhej ushtar në Elbasan. “Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh ai u arratis”.

Ka ikur në fund të atij viti drejt pikës kufitare te Muriqanit dhe pas disa peripecish, ka kaluar kufirin duke hyrë në tokën jugosllave. Mendoi se tashmë shpëtoi por nuk do ndodhte kështu. Fqinjët në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Kështu i ndodhi edhe Ndocit. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, ai kthehet në Shqipëri nga Sigurimi i tyre, duke u ndërruar me 2 jugosllavë që kishin bërë të njëjtën gjë si ai duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

-12 vjet burg në Burrel, vuajtjet e mëdha

Dënimi ka qenë i patolerueshëm. Ndoc Gjoni për tentativën e arratisjes do dënohej nga shteti shqiptar me 12 vjet burg. Vendi i vuajtjes së këtyre viteve dihej, në burgun e Burrelit. Kanë qenë vite të tmerrshme vuajtjesh megjithatë karriera si boksier e ndihmoi atë t’i përballonte disi më me pak dhimbje ato.

Bashkëvuajtës të tij shprehen me fjalët më të mira për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij kundër shtetit të asaj kohe. Jo më kot, edhe koha e burgimit nuk i është zbritur por e ka përfunduar të plotë atë duke bërë plot 12 vjet në qeli.

-Dalja dhe arratisja e dytë

Ndoci ka dalë nga burgu në vitin 1980. shumë nga pasionet e tij të rinisë kishin marrë fund megjithatë tenton ta rinis jetën. Martohet dhe punon me shumë devotshmëri në Uzinën “Drini” por sërish nuk ndjehet mirë. Ndikojnë edhe disa probleme familjare dhe prandaj tenton sërish arratisjen.

Atë ditë teksa ka marrë sërish rrugën për në Muriqan, në xhep me vete ka patur edhe dy fotografi. Njëra ka qenë e nënës së tij, për të cilën ka bërë shumë dhe tjetra, ka qenë ajo e mbesës së vogël, vajzës së vëllait- Zefit të cilën e donte shumë dhe e merrte kudo me vete. Mesa duket, këto dy njerëz të shtrenjtë për të, donte t’i kishte kudo me vete.Por në këtë arratisjes të dytë, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Kjo përpjekje do jetë shumë fatkeqe sepse do t’i merrte jetën. U tha se ishte mbytur në Lumin Buna në përpjekje për të kaluar kufirin por e vërteta ka qenë krejt ndryshe. Ndoc Gjoni është vrarë me një pistoletë në kokë. Ky lajm në fakt u është bërë i ditur familjarëve të tij vetëm pas rënies së diktaturës sepse më parë, as që nuk bëhej fjalë.

Ai që është marrë shumë me këtë ngjarje është vëllai i tij, trajneri aktual i boksit të Vllaznisë dhe njëkohësisht i përfaqësueses shqiptare Zef Gjoni i cili për “SHKODRA SPORT” do shpjegonte: “Njerëz të Sigurimit të shtetit erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar të vërtetën.

Një nga kufitarët e asaj periudhe ka ardh e më ka taku dhe më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurtë.

Tentativa e dështuar për t’i gjetur eshtrat

Nëse Ndoci ka vdekur, kjo duket e keqja më e vogël për familjen Gjoni. Pjestarët e saj nuk kanë ende edhe sot një varr për ta qarë sepse nuk kanë arritur dot t’i gjejnë as trupin dhe as eshtrat e tij.

Fakti që është vrarë në tokën jugosllave e ka komplikuar shumë punën. I vëllai Zefi, mban mend që pjestarë të Sigurimit të shtetit kanë shkuar në shtëpinë e tyre pas vrasjes së Ndocit dhe kanë marrë të gjitha fotografitë që ka patur ai. Qëllimi ka qenë zhvillimi i ekspertizës së trupit që është gjendur i vrarë.

“Pas kryerjes së ekspertizës, pala jugosllave i ka kërkuar palës tonë 500 dollarë si shpenzime të punës që ishte bërë gjatë ekspertizës. Por kuptohet që sigurimi i shtetit tonë nuk kishte interes për trupin e një “armiku të popullit” dhe ktheu përgjigje negative. Të gjitha këto mi kanë thënë pas viteve ’90 njerëz që janë marrë me këtë punë, kuptohet të penduar për çfarë kishin bërë por rregjimi i tillë i detyroi ata të vepronin në këtë mënyrë.

Për 500 dollarë të asaj kohe, familja jonë sot nuk ka as eshtrat e tij, nuk kemi një vend për ta qarë”-shpjegon Zefi. Përpjekjet e tij për t’i gjetur eshtrat të vëllait kanë vazhduar shumë pas ndërrimit të sistemeve. Bashkë me njerëz me reputacion nga shteti fqinj, kanë shkuar në fshatin ku mendohet të jetë vrarë Ndoci për të kuptuar dhe marrë vesh nëse ndokush dinte ndonjë gjë për atë vrasje dhe vendin ku mund të jetë varrosur trupi i shqiptarit.

Fjalë ka pasë shumë por asgjë konkrete. Trajneri aktual i përfaqësueses shqiptare të boksit është interesuar edhe në Sigurimin e shtetit fqinj për të hapur dokumentat e atij viti në mos në ndonjërin prej tyre, është e detajuar ajo ngjarje, por asnjë gjë konkrete. Për rrjedhojë edhe sot e kësaj dite, Ndoc Gjonit nuk i dihet vendi ku është varrosur, nuk i dihet vendi ku mund të jenë eshtrat e tij.

-Familja Gjoni, familje boksierësh

Ndoci ka patur karrierën më të gjatë në sportin e boksit madje do kishte patur arritje të shkëlqyera në të nëse ky sport nuk do ndalohej nga shteti. Edhe Zefi ka veshur dorezat duke qenë i suksesshëm deri në vitin 1963 teksa do shpallej kampion me të rinjtë dhe të rinjtë e rritur.

Për këta dy vëllezër e dinë të gjithë që janë marrë me boks por Zefi zbulon se edhe vëllai i dytë, Ndoja është marrë me boks në periudhën që ka qenë ushtar. “Ka qenë i fuqishëm edhe Ndoja. Të gjithë moshatarët e tij kujtojnë një ndeshje kur pat rrahur Bejkush Birçen i cili edhe ai merrej me boks në atë periudhë por pas përfundimit të ushtrisë, Ndoja vendosi të heqë dorë nga ky sport.

Më pas edhe ai ka patur probleme me shtetin. Për një vit me rradhë, ka qëndru nëpër hetuesi sepse akuzohej për vënie fletë-rrufesh dhe tentativë arratisje por ai s’pranonte asnjërën nga këto akuza dhe nuk mundën ta burgosin”-shpjegon njëri prej vëllezërve Gjoni, pikërisht Zefi, ai që ka bërë emrin më të madh me këtë sport pas viteve ’90.

Zef Gjoni: Gjithnjë kemi qenë të shtypur por kryelartë

Me boksin e ka mbyllur herët, vetëm 16 vjeç sepse “rrahja konsiderohej sport imperialist” nga pushtetarët tanë. Prandaj Zef Gjoni kalon menjëherë tek sporti i basketbollit, nisur edhe nga shtatëlartësia e tij. problemet që familja e tij hasi nga tentativa për arratisje e Ndocit, sigurisht që do ndikonin edhe tek djaloshi i ri.

Megjithatë ai e vazhdon sportin, duke gjetur edhe dashamirësinë e njerëzve që e rrethon, ndër të cilët edhe të disa prej drejtuevse të sportit. Një ndër ta është edhe ish-trajneri i basketbollit Bujar Golemi për të cilin edhe sot ai ruan respekt të madh. “Karriera ime me basketbollin duhej të kishte marrë fund pas tentativës për t’u arratisur dhe më pas burgosjes së vëllait tem.

Por unë ia di shumë për nder ish-trajnerit të basketbollit Bujar Golemi, që duke shfrytëzuar miqësinë dhe rrethin shoqëror me drejtuesit në rreth, ndërhyri duke mos më nxjerr asnjë problem me vazhdu sportin. Por nga ana tjetër, duhet pranu se për familjarët e atyre që kishin tentu arratisjen por që e bënin burgun këtu, masat nuk kanë qenë dhe aq të ashpra. Por kuptohet, megjithëse e vazhdova basketbollin deri në vitin 1981, nuk më është dhanë mundësia të mos e kaloj asnjëherë kufirin.

Edhe në një rast kur Feti Borova deshi të më shkruante emrin në kombëtare, sapo i thanë kush isha, menjëherë u anullua ajo gjë”-tregon Zefi. Historia e kësaj familje ka patur jo pak dhimbje Brenda saj në vite. Por Zefi, arriti të bëjë realitet edhe një premtim të pambajtur të vëllait të tij, Ndocit për të mos e lejuar shtetin komunist të mbyllte objektet fetare. Ai në vitin 1967 ka luajtur jo pak rol për mosmbylljen e kishës.

Zefi ndërkohë ka qenë i pari që në vitin 1990 sëbashku me dom Simon Jubanin, ndihmuan për dhënien e meshës së parë në Shqipëri pas rënies së komunizmit. “E kisha edhe si detyrim ndaj vëllait. Ai luftoi mos me u mbyll kishat, unë luftova dhe rrezikova jo pak për me i rihapë sërish ato”-thotë ai i kënaqur që çoi në vend një nga “amanetet” e të vëllait më të madh.

Renato Radoja, jeta “e panjohur” e këtij kollosi të basketbollit

Kushdo që ka pak dijeni për sportin e basketbollit në Shqipëri, nuk ka sesi të mos e ketë të qartë se kush është Renato Radoja. Vlerësimet për të janë bërë, titujt janë të shumtë, karriera e tij nuk ka vend për koment. Të gjitha këto janë shkruar, thënë e stërthënë. Por mjeshtri i koshit ka edhe një jetë tjetër, atë “gri”, plot me vuajtje dhe ndëshkime. “Kleçka” në biografi, apo dhe arsye të tjera, e kanë shoqëruar gjithnjë duke e bërë të vuajë jo pak. Për rrjedhojë në rrëfimin e mëposhtëm të këtij personazhi shumë të njohur, do zbulojmë anën e panjohur. Atë të vuajtjeve të këtij njeriu që sportin e ka patur bashkëudhëtar të mirë gjatë gjithë jetës së tij. Po cilat janë momentet ku ai është ndjerë keq dhe ka marrë goditjet që e kanë bërë të vuajë jo pak?
Goditja e parë- Viti 1958
Gjatë jetës së tij sportive, mjeshtri i njohur i basketbollit, ka patur jo vetëm momente të gëzueshme por edhe ato të tjerat, të hidhërueshmet. Nuk e kemi fjalën për ato që vinin nga fusha e lojës apo stërvitja porn ë rrethana të tjera që kishin të bënin me jetën e tij. goditjen e parë e ka marrë në moshën 18 vjeçare. Radoja e kujton çdo gjë me shumë kujdes dhe madje të thotë edhe detaje të këtyre momente. Për t’ia filluar nga momenti i parë kur ka marrë edhe tronditjen e parë. “Pasi mbarova Teknikumin e Fiskulturës në vitin 1958, më del emërimi në Shkodër. Deri në atë kohë luaja në pesëshen e parë të ekipit të basketbollit të 17 Nëntorit dhe njëkohësisht isha edhe atlet i kategorisë së parë. U paraqita në seksionin e arsimit në Shkodër për të filluar punë dhe përgjigja që mora ishte shumë zhgënjyese: Je i transferuar në Kukës për të dhënë mësim atje! Nuk u besoja syve. Isha një basketollist titullar tashmë dhe kisha filluar të bëja emër, isha atlet me të dhëna të mira por asnjëra nga këto, nuk vlente. Më thanë se Shkodra nuk kishte nevojë për sportistë. Ngula këmbë duke kërkuar qoftë edhe një vend si mësues në fshatra por asgjë. Sipas rregullit të kohës, u paraqita në punë në Kukës. Edhe atje u thashë se isha sportist por kur nuk bëra vend në Shkodër, si të bëja atje ku nuk kishte fare ekip basketbolli a atletike. Sikur të mos mjaftonte me kaq, më transferuan në Bicaj, një fshat shumë larg qytetit. Kjo ka qenë goditja e parë që kam marrë në jetën time. Mu mohua vazhdimi i sportit pikërisht nga qyteti jem, Shkodra”-shpjegon emblema e basketbollit shkodran.
…Pas këtij momenti në fakt gjërat morën rrjedhë tjetër për fat të tij dhe këtë ia dedikon një njeriu të veçantë: Lame Konomit, këtij kuadri të mirënjohur të sportit tonë. Radoja e shpjegon qartë atë çfarë ndodhi më pas duke thënë: “Qëndrova dy javë në Kukës dhe më pas më dhanë 10 ditë leje për të ardhur në Shkodër për të marrë rrobat dhe për të shkuar në Bicaj për të filluar punë. Ndjehesha i dërrmuar nga kjo histori. Por për fat të mirë, kryetari i Komitetit të Fiskulturës në Tiranë, z. Lame Konomi, në njeri i mrekullueshëm, të cilit i dedikoj shumë gjëra për karrierën time. Po të mos ishte ai, kushedi ku do kisha përfunduar unë. Bashkë me Feti Borovën, më rregjisruan në Institutin dyvjeçar të Fiskulturës që u hap në Tiranë në shtator të vitit 1958. u ktheva në kryeqytet dhe vazhdova të luaj me Tiranën në pesëshen e parë (në Shkodër nuk kishte vend për mua!) dhe isha edhe pjesë e kombëtares duke marrë pjesë në Turneun e Rinisë dhe vendeve Mesdhetare që u zhvillua në Bukuresht dhe në Kampionatin Ballkanik në Sofje më 1960.
-Goditja e dytë- Viti 1961
Në vitin 1960, Radoja do përfundonte Insitutin e Fiskulturës por nga zhgënjimi id y viteve më parë me Shkodrën, vendos të mos kthehet aty. Për këtë arsye, nuk jep provimet e fundit të vitit dhe për rrjedhojë shtyn shkollën edhe me një vit tjetër. Gjatë kësaj periudhe bëra edhe pasaportizimin në Tiranë dhe vazhdon të luajë me 17 Nëntorin dhe kombëtaren. Por në Shkodër njerëzit e sportit e donin prandaj ai doo kthehej. “Emërimi për punë më 1961 më doli në Shkodër por unë nuk doja të kthehesha. Doja të qëndroja në Tiranë. Gazetari shkodran Rifat Uruçi kishte angazhuar shumë njerëz të sportit por edhe të pushtetit në Shkodër, për të më kthyer në Shkodër që të jepja kontributin tim për Vllazninë. Çështja shkoi deri tek Ministri i Arsimit të asaj kohe, Manush Myftiu që urdhëroi kthimin tim në Shkodër. Për këtë arsye mu hoq edhe pasaportizimi nga Tirana dhe më detyruan të vij në Shkodër. Kuptohet që u ndjeva keq sërish. Jo se nuk e doja qytetin tim por i kisha mbajtur mëri për mënyrën me të cilin drejtuesit e saj ishin sjellë me mua tre vjet më parë”- thotë profesor Renatoja.
…Kthimi këtë herë në fakt ishte tjetër gjë për të si sportist. Ai kishte marrë famë kudo në Shqipëri dhe nuk kishte si të mos binte në sy edhe në qytetin e tij që e kishte refuzuar pak vjet më parë. “Kthimi im pati jehonë këtë herë, u prita mirë nga sportdashësit dhe drejtuesit e sportit por pas 6 muaj do detyrohesha të ikja sërish sepse më morën në shërbimin ushtarak”-shpjegon 71 vjeçari aktual.
Goditja e tretë- Viti 1966
Ka shkuar ushtar më 28 dhjetor 1961 dhe destinacioni i tij ishte për në Pashë Aliman, në rolin e marinarit, detyrë që në fakt nuk e ka bërë për asnjë ditë sepse në Vorë e kanë ulur nga kamionë dhe e kanë drejtuar për në Tiranë, aty ku do bëhej pjesë e ekipit të Partizanit. Radoja në pranverën e vitit 1964, duke luajtur basketboll në mëngjes me Petrit Dumen e të tjerë, i kërkon zyrtarit të lartë lirimim nga ushtria para kohe meqë prindërit e tij ishin në një moshë të madhe dhe të vetëm në shtëpi. Dume ia miraton këtë kërkesë por me një kusht: të luajë vetëm për Partizanin. “Dëshira ime ishte të qëndroja tek ky klub. Kisha të gjitha kushtet atje, madje mund t’u duket e çuditshme por kisha edhe guzhinier personal. Por debate mes Petrit Dumes që donte të më mbante në Tiranë dhe Sul Bahollit, Sekretarit të Parë të Partisë në Shkodër, bëri që ky i fundit të fitonte “duelin” sepse rregullat ishin të qarta dhe më duhej të kthehesha në qytetin tem. Në Shkodër sërish pata probleme sepse edhe për 6 muaj të tjerë më lane pa punë. Përpos kësaj, kushtet për stërvitje nuk ishin aspak të mira. Ne sportistët, kërkonim ujë të nxehtë për t’u la pas stërvitjesh dhe vetëm për këtë kërkesë sekretari i Komitetit Ekzekutiv filloi të na etiketonte si borgjezë!!! Pas shumë përpjekjesh fillova punë tek shkolla “7 Nëntori”, më pas tek “Jordan Misja” dhe më vonë sëbashku me Artenca Tufin u rikthyem tek shkolla “7 Nëntori” duke krijuar klasat sportive në basketboll, vetëm me përpjekjet tona pa asnjë shpërblim. Por çfarë është më e çuditshmja, pas një viti, më larguan përsëri nga puna. Njerëzit që më zëvendësonin kishin miq shumë të fortë, kishin lidhje partiake kur unë isha nip ii një “armiku të Popullit”. E kuptoja këtë gjë dhe heshtja. S’ kisha rrugë tjetër”- thotë ende me shumë vrer për ata që i kanë bërë keq, mjeshtri Radoja.
-Goditja e katërt- Viti 1967
Pavarësisht klasit të lartë që zotëronte si sportist, me të cilin “u mbyllte gojën” të gjithë kundështareve të tij, ka patur edhe ndonjë moment kur nuk ka arritur t’i mundë ata. Ka ndodhur kështu para Kampionatit Europian të vitit 1967. Radoja e shpjegon kështu atë moment. “Isha përgatitur për të dhënë më të mirën time në atë kampionat europian që do të zhvillohej në Budapest por dy ditë para se të niseshim, më lajërojnë që nuk do isha pjesë e ekipit kombëtar në këtë veprimtari shumë të rëndësishme. U mundova të marr vesh arsyen por ishte e pamundur të kërkoja të drejtën time. “Kështu ka mendu Partia”-më përgjigjeshin. Unë nuk mund të bëja zë. “Kleçka” në biografinë time më ndiqte nga pas, ndonëse herë fshihej dhe herë nxirrte krye”-thotë mjeshtri i koshit.
Goditja e pestë- Viti 1970
Pavarësisht problemeve me punën dhe trajtimin, si sportist Radoja ishte i padiskutueshëm. Sëbashku me shokët e tjerë të ekipit i japin Vllaznisë tre kupa të Republikës në vitet 1965, 1966 dhe 1967 si dhe titullin kampion më 1966. është vlerësuar basketbollisti më i mirë i Ballkaniadës që u zhvillua në Tiranë në vitin 1965 dhe gjitha meritat i kishte marrë për këtë. Por karriera e tij e shkëlqyer do merrte një goditje të rëndë në vitin 1970. në moshën 30 vjeçare, e detyrojnë të lërë sportin dhe kjo ka qenë e dhimbshme për të. “Isha në formë të mirë sportive, 30 vjeç dhe mendoja se kisha ende shumë forca për t’i dhënë basketbollit. Por në krye të ekipit vijnë trajnerë që ishin beniaminë të njerëzve të pushtetit të asaj kohe që vepronin sipas qejfit të tyre dhe për rrjedhojë, ata ma imponuan me mënyra të ndryshme lënien e sportit. Ka qenë goditja më e madhe që më është dhënë për të lënë sportin para kohe sepse kisha mundësi t’i jepja prapë atij”- thotë Radoja duke e kujtuar me jo pak keqardhje atë moment të para 41 viteve.
-Goditja e gjashtë- Viti 1981
Pasi lë sportin, nis punën e trajnerit. Në vitin 1971 merr drejtimin e ekipit të të rinjve të Vllaznisë që e drejton për pesë vjet me rradhë duke nxjerrë shumë elementë cilësorë për ekipin e parë. Në vitin 1975 i besohet ekipi i parë dhe me një shkëputje për arsye shëndetësore, vazhdon të punojë me të deri në vitin 1981. Këtë vit, Vllaznia nën drejtimin e tij fiton Kupën e Shqipërisë dhe shpërblimi që merr Radoja është… largimi nga detyra. Ai e kujton kështu atë moment: “Prisja që dikush të më falenderonte për suksesin por ndodhi e kundërta. Si shpërblim i punës së mirë që bëra, më largojnë sërish nga sporti duke ia dhënë ekipin një trajneri tjetër, kurse mua më çojnë mësues në… shkollën e ulët të ndërtimit!!! Largimi nga një komunitet që i dhasë shumë, qe një goditje shumë e rëndë për mua.
Goditja e shtatë- Viti 2008
Renato Radoja rikthehet të bëjë punën e trajnerit në vitin 1986 teksa i besohet ekipi i të rejave të Vllaznisë që e drejton deri në vitin 1992, më pas merr të rriturat vetëm për një vit dhe këtu heq dorë sepse basketbollin e femrave duan ta shkrijnë drejtuesit e klubit. Në vitin 1994 del në pension në shkollën “Pashko Vasa” por për arsye ekonomike, bën punën e shoferit për 1 vit e gjysëm dhe më pas atë të teknikut të kasetofonave dhe magnetofonave. E çuditshme por ikona e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, nuk kishte mundur ta siguronte jetën e tij me sport. Pasioni për basketbollin bën që ai të rikthehet pranë tij sërish në vitin 2000. Krijon një ekip fëmijësh dhe punon për disa vjet me ta duke i çuar më pas deri tek ekipi i të rriturave por në vitin 2008, i mohohet nga drejtuesit e klubit Vllaznia, drejtimi i ekipit të të rriturave. I vajzave që ai kishte stërvitur për vite me rradhë. “Mohimi i vendit të punës për mua nga drejtuesit e klubit Vllaznia, më ka goditur keq. Nëse do zëvendësohesha nga njerëz profesionistë, sigurisht që nuk do kisha gojë për të folur. Por kur preferohen njerëz me miq e me mbështetje partiake, kjo është shumë e rëndë. Sepse në fund të fundit, nuk fiton basketbolli kështu”-thotë Radoja. Ai ka vazhduar për dy vjet drejtimin e ekipit të të rejave të klubit privat “Shkodra Basket” me të cilin luan rreth 40 ndeshje dhe humbet vetëm një, fiton dy tituj kampionë, të gjitha trofetë e Federatës gjatë këtyre viteve me ekipet e moshave, dy turne në Hercegnovi të Malit të Zi etj. Sot është 71 vjeç dhe është “në formë”. Vazhdon të stërvisë disa fëmijë, jep mësim në një shkollë private dhe Renato Radoja sërish jep kontributin e tij. sepse ai ka lindur për të dhënë kontribut dhe për të marrë shumë pak prej kësaj jete.
“Biografia e keq”, ajo që nuk iu nda nga pas
“Axha jem, ish-futbollisti i Vllaznisë në vitet ’30 Luigj Radoja, u pat shpallë “Armik i Popullit” në vitin 1945 nga Partia teksa bante punën e mjekut në Leskovik. U pat denu me 15 vjet burg dhe vdiq po në burg pa arrit me pa dritën e diellit”-shpjegon Renatoja, nipi i tij. Biografia e keqe në këtë mënyrë pat ndiku jo pak në karrierën e tij sportive, sidomos në mënyrën si e trajtonin drejtuesit sepse në fushën e lojës askush nuk kishte çfarë t’i bënte.
Lista e ekipit, në “sitën” e Komitetit të Partisë
Gjatë viteve që ka qenë trajner me ekipet e Vllaznisë, një nga gjërat që i ka bërë më shumë përshtypje Renato Radojës ka qenë kalimi i listës së federimit të ekipit në “sitën” e atyre që nuk kishin lidhje me sportin. Ai e kujton si një fenomen shumë negativ këtë, aq sa edhe trajnerët viheshin në një siklet të madh për pasojat që kishte kjo gjë. Radoja e shpjegon bukur atë çfarë ndodhte të paktën në Shkodër, në “qytetin reaksionar” që ishte i mbushur me “armiq të Partisë” dhe që duheshin eliminuar nga sporti. “Mua më ka ndodhur dhe besoj se jo vetëm mua, që para se të merrnim pjesë në kampionat me ekipet tona, neve si trajner na kërkohej lista e federimit të ekipit për t’u çuar fillimisht në Komitetin Ekzekutiv dhe më pas në Komitetin e Partisë. Drejtuesit e këtij të fundit kalonin në “sitë” çdo emër që ishte në ato lista dhe kuptohet ata të padëshirueshmit, i binin vizë. Kjo sillte jo pak probleme për ne trajnerët sepse ishte e vështirë t’ua thonim sportistëve madje kam patur raste që më ka ndodhur me sportistët e mi dhe kam qenë i pafuqishëm për të reaguar. Ka qenë vërtetë absurde një gjë e tillë porn ë Shkodër ka qenë realitet” –thotë ai.
Radoja: Pse duhet të shpërblehem kështu nga Shkodra ime?
Mosdhënia e të drejtës për të drejtuar ekipin e basketbollit të të rriturave të Vllaznisë dy vjet më parë, sigurisht që ka lënë një shije shumë të hidhur tek Radoja. Ai nuk ua fal këtë gjë drejtuesve të klubit Vllaznia, por edhe të Bashkisë Shkodër. “Kam sakrifikuar jo pak në jetën time për këtë klub dhe këtë qytet. Rrëfimi im i mësipërm e tregon më së miri këtë. Por ajo çfarë vërej unë është se ndaj meje vazhdojnë të tregojnë jo shumë respect. Nuk ia kam idenë pse Shkodra, qyteti je mi dashtun, duhet të ma shpërblejë kështu. Nuk e di pse më largojnë nga puna e trajnerit për të më zëvendësuar me njerëz jo profesionistë. Nëse në pohën e Partisë, nuk mund ta kundërshtoja këtë gjë kur më zëvendësonin me njerëz që kishin mbështetje partiake, e njëjta gjë konstatoj se bëhet edhe tani. Trajnerë e drejtues janë njerëz që kanë miq dhe mbështetje partiake. Prandaj dhe niveli i basketbollit po them unë është këtu ku është. Vllaznia sot me ekipin e femrave luan të njëjtën mënyrë loje sin ë vitin 1960 kur trajner ishte Sandër Laca. S’vërej asnjë lloj ndryshimi dhe kjo është e pafalshme. Shkodra është djepi i sportit dhe nuk duhet të lejojë të tilla gjëra. Në tanë botën, trajnerët e elitës janë njerëz të veçantë për të cilët tregohet respect dhe i cilësojnë pasuri kombëtare. Në Shqipëri, e kundërta, ata jo vetëm që nuk vlerësohen por nëpërkëmben. Prandaj them se kjo është një tjetër goditje që më është bërë
Titujt që mban
“Mjeshtër i madh”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “nderi i Sportit Shkodran”, Medaljen “Naim Frashëri i Artë”, titullin “Krenaria e Qytetit të Shkodrës”, “Basketbollisti më i mirë i Shekullit” për Vllazninë, pjesë e “5-shes më të mirë të shekullit të basketbollit shqiptar”.
Trofetë si sportist:
Titullin kampion me Tiranën më 1961, Medalje e Artë në Helsinki më 1962, Kampion me Partizanin më 1964, fitues i Kupës së Republikës me Vllazninë në vitet 1965, 1966 dhe 1967, lojtari më i mirë i Ballkaniadës në vitin 1965
Trofetë si trajner:
Fitues i kupës së Republikës me të rriturit e Vllaznisë më 1981, vendin e tretë në Ballkan me kombëtaren e të rejave më 1991, vendin e dytë në turneun e Montekarlos me kombëtaren e paratërejave më 2006, kampion i Shqipërisë me të rejat e Shkodra Basket në vitet 2009 dhe 2010.

Xhudo, trajnim trajneresh e sportistesh ne Vau Dejes

17 trajnerë, sportsitë e instruktorë i janë nënshtruar një trajnimi në sportin e xhudos. Kualifikimi është realizuar në Vau Dejës që është edhe qendra e xhudos në Shqipëri konkretisht në mjediset e Akademisë “Albani Xhudo Kodokan” e cila drejtohet nga mjeshtri i xhudos Anton Shkoza. Të trajnuarit nga data 21 gusht deri me 27 gusht kanë qenë pjesë e këtij kualifikimi duke qëndruar për 7 ditë me radhë në Vau Dejës.

Trajnerët, sportistët e instruktuorët janë klasifikuar në bazë të titujve “dan” që janë të rëndësishme në këtë sport dhe bëjnë klasifikimin e atyre që merren me këtë sport. Varacionet teknike kanë qenë më të përdorshmet në këtë trajnim. Është punuar me teknikën duke qenë se në garat brenda dhe jashtë vendit perveçse ndihmon në arritjen e rezultateve pozitive ndikon edhe për një formim më të mirë qoftë të trajnerëve ashtu edhe të sportistëve. Megjithatë një vëmendje i është kushtuar edhe didaktikës dhe metodikës për mënyrën e dhënies së xhudos në ekipet shqiptare të këtij sporti. Pjesë e trajnimit që u realizua në Akademinë “Albania Xhudo Kodokan” kanë qenë trajnerët e sportistët më të mirë në vend të cilët shpesh herë kanë arritur rezultate të larta në aktivitete të ndryshme brenda e jashtë vendit. Në këtë trajnim 7 ditor ka qenë i ftuar për të marrë pjesë mjeshtri italian i xhudos Angelo Boscceti që mban titullin e lartë 7 dan. Gjatë kualifikimit ka marrë pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, Xhelil Sibaku që ka ndjekur nga afër aktivitetin. Pas përfundimit të trajnimit, trajnerët, sportistët e instruktorët e xhudos janë paisur me diplomat të rripit kaf dhe zi që klasifikohet 1 dan. Sporti i xhudos në vendin tonë ka arritur të zhvillohet me ritme të shpejta dhe njëkohësisht sporstitët shqiptarë të xhudos disa herë janë nderuar me rezultate të larta edhe në rang Ndërkombëtar.

Juban Danja, i pari ekip i femrave në Shqipëri

Ekipi i futbollit per femra, “Juban-Danja” eshte krijuar me 6 shtator te vitit 2005 ne Juban te Shkodres, Komuna Guri i Zi. Ndonese futbolli i femrave akoma nuk kishte filluar te luhej ne Shqiperi, “Juban-Danja” eshte i pari ekip zyrtar ne futboll per femra.

Pas nje viti do te krijoheshin dhe disa ekipe te tjera dhe ne menyre private nga presidenti i ekipit te Jubanit, Ferdinand Jaku ne bashkepunim me ekipet e tjera marrin pjese ne disa aktivitete miqesore te organizuara me qellim njohjen dhe perhapjen e kesaj kategorie te futbollit.

Qe prej 13 vitesh, ekipi “Juban-Danja” ka marre pjese rregullisht ne te gjitha aktivitetetet duke qene nje nder skuadrat me te mira ne Shqiperi.

Madje ky ekip do te zhvillonte dhe ndeshjen e pare te futbollit ne fushe te madhe me 11 lojtare ne stadiumin e Shkodres “Loro Boriçi” ndaj skuadres perfaqesuese te Kosoves.

Ky eshte takimi i pare zyrtar i zhvilluar nga ekipi i Jubanit duke i dhene keshtu nje tjeter shtyse futbollit te femrave ne Shqiperi.

Vetem para tre vitesh, Federata Shqiptare e Futbollit do te organizonte ne rruge zyrtare kampionatin e futbollit te femrave dhe Kupen e Shqiperie ne kete kategori. Juban-Danja eshte i pari ekip qe do te konfirmoje pjesmarrjen ne te dy aktivitetet.

Ne 2009-2010 ekipi i Jubanit arrin te dale nenkampion i Shqiperise ne kampionat dhe finalist ne Kupen e Shqiperise. Ne sezonin 2010-2011, Juban-Danja do te renditet ne vendin e trete ne kampionat dhe vend te dyte ne Kupen e Shqiperise.

Juban Danja ka arritur te fitoje dy here Kupen e Shqiperise duke shkruar kesisoj emrin e saj ne “Librin e Arte” te futbollit shqiptar te femrave.

Shah, Franc Ashiku ne Bullgari per Kampionatin Europian U-18

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve që do të zhvillohet në sportin e shahut. Gara e rëndësishme për të rinj do të zhvillohet në shtetin e Bullgarisë në qytetin e Albena. Pjesë e kuqezinjve do të jetë edhe shahisti që vjen nga skuadra e Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Franc Ashiku.

Trajner i Shqipërisë së 18 vjeçarëve do të jetë Shkëlqim Çela. Kampionati do të zhvillohet për 11 ditë me radhë nga data 10 shtator deri me 21 shtator. Aty do të marrin pjesë të gjitha vendet e Europës, ndër to edhe Shqipëria. Ndaj gara do të jetë e fortë sepse pjesëmarrës janë shahistët më të mirë të kontinentit që kanë arritur rezultate të larta në evente Ndërkombëtare. E megjithatë shkodrani Ashiku nuk e ka problem konkurencën, ose të pakten nuk trembet nga ajo dhe synimi i tij është i qartë: të arrijë sa më lart në garën mes 18 vjeçarëve në lojën e kuadrateve bardh e zi. Natyrisht që nuk është një mision i lehtë, por shkodrani ka besim në vetvete se mund t’ia arrijë qëllimit që i ka vënë vetes. “Jam i lumtur që do të marr pjesë në një garë kaq të rëndësishme. E di se do të jetë e vështirë por kam shumë besim se mund të bëj një paraqitje të mirë dhe të marr një rezultat pozitiv përballë moshatarëve të mi në Bullgari. Është një garë që ka rivalitet të madh, në të cilën duhet shumë kujdes e vëmendje për të bërë më të mirën. Do të jem i përqëndruar maksimalisht për të kapur majat e Kampionatit U-18 në shah. Megjithatë jam mësuar me të tilla aktivitete dhe shpresoj që eksperienca dhe rezultatet pozitive që kam marrë më parë të më ndihmojnë në mënyrë që edhe kësaj here të nderoj Shkodrën e Shqipërinë” – eshte shprehur Ashiku. Kampionati do të jetë individual dhe jo ekipor, gjë e cila i jep më shumë shanse shahistit shkodran për të arritur të renditet në vendet e nderit. Ashiku, Kampion i padiskutueshëm në Shqipëri, shpesh herë në aktivitete të rëndësishme Ndërkombëtare ka arritur të renditet pozitivisht dhe jo rrallë herë nga specialistë vendas e të huaj është cilësuar si një shahist më të ardhme të suksesshme.

Volej meshkuj te rritur, kalendari per sezonin e ri

Në Federatën Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti për Kampionatet e meshkujve dhe femrave për të rritur si dhe janë përcaktuar datat për fillimin e sezonit të ri. Tek meshkujt Kampionati është përcaktuar të nisë me 15 tetor. Skuadra e Vllaznisë, si zakonisht vitet e fundit edhe kësaj here do të jetë një nga ekipet pretendente për fitimin e trofeve.

Kuqeblutë do ta nisin sezonin e ri menjëherë me një sfidë të vështirë. Shkodranët do të udhëtojnë drejt Tiranës për tu përballur me Studentin vendas , ekipin Nënkampion të vendit. Java e dytë për Vllazninë do të zhvillohet në Shkoder nga ku do të presin bardheblutë e Tiranës. Më pas, në javën e tretë volejbollistët kuqeblu kanë një tjetër sfidë të vështirë teksa do të luajnë në transfertë ndaj Teutës, skuadra Kampione në fuqi. Në javën e katërt Vllaznia pret Elbasanin në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” ndërsa java e fundit e fazës së parë do të jetë në Korçë ndaj Skënderbeut vendas . Ndryshe nga vitet e tjera kësaj here marrin pjesë vetëm 6 ekipe duke qenë se Dinamo e Flamurtari janë tërhequr për mungesë fondesh. Sërish në ndryshim me sezonet e fundit Kampionati zhvillohet me 4 faza nga të cilat dy të parat do të luhen brenda 20011-ës dhe faza e tretë dhe e katërt gjatë vitit të ardhshëm. Pas katër fazave, 4 skuadrat që do të renditen të parat në klasifikim do të luftojnë me njëra-tjetrën për titullin kampion në zonën “Play Off”. Në këtë mënyrë këtë sezon nuk do të ketë më “Top Volej Liga”. Kështu ekipi që do shpallet Kampion nuk zhvillon më shumë se 26 ndeshje në këtë sezon. Vllaznia për meshkuj kërkon të jetë një nga pretendentet për trofe ashtu siç ka ndodhur dy vitet e fundit ku kuqeblutë kanë rivalizuar denjësisht. Pavarësisht dy largimeve të Endri Juknit e Renato Kolës drejt Teutës, shkodranët kanë akoma mundësi për të qenë mes më të mirëve të volejbollit. Ndërsa për të rinjtë akoma nuk është hedhur shorti dhe nuk është përcaktuar as data e nisjes së sezonit të ri të volejbollit.

test shortcode

This module displays the latest registered users. Help

 
[playerlist]
    [player_item src=”http://kolber.github.io/audiojs/demos/mp3/04-islands-is-the-limit.mp3″ single=”Dead wrong intro” author=”Wait What”]
    [player_item src=”http://kolber.github.io/audiojs/demos/mp3/01-dead-wrong-intro.mp3″ single=”Juicy-r” author=”Wait What”]
    [player_item src=”http://kolber.github.io/audiojs/demos/mp3/01-dead-wrong-intro.mp3″ single=”islands is the limit” author=”Wait What”]
[/playerlist]
 

Using Joomla!

With Joomla! You can create anything from a simple personal website to a complex ecommerce or social site with millions of visitors.

This section of the sample data provides you with a brief introduction to Joomla! concepts and reference material to help you understand how Joomla! works.

When you no longer need the sample data, you can can simply unpublish the sample data category found within each extension in the site administrator or you may completely delete each item and all of the categories.