Partizani ka pësuar një goditje të rëndë për moralin në luftën për titullin kampion, pasi të kuqtë janë mposhtur në shtëpi nga Bylisi, me një përmbysje të pabesueshme.

Të kuqtë shënuan dy gola të shpejtë dhe ndonëse Da Silva tundi rrjetën pak minuta më vonë, nuk dukeshin në vështirësi përballë ballshiotëve. Edhe në pjesën e dytë, edhe pse Partizani nuk u shfaq thumbues, dukej se kishte nën kontroll gjithçka. Por Mezani gjeti zëvendësimin e duhur dhe me të sapofuturin Mustafa barazoi shifrat.
Të kuqtë tentuan të luanin në sulm minutat e fundit, por u goditën në kundërsulm me anë të Ruçit, i cili në shtesë shënoi golin e përmbysjes së papritur 3-2 të ballshiotëve, të cilët marrin pikë të rënda në luftën për mbijetesë, ndërsa thellojnë edhe më shumë krizën e kryeqytetasve.
PARTIZANI-BYLIS 2-3
12′ Taipi, 15′ Sembene /18′ Da Silva, 70′ Mustafa, 90’+2 Ruçi