Martin Zubimendi mesa duket është penduar që e refuzoi Liverpulin këtë verë në favor të qëndrimit te Real Sociedadi.
Sipas informacionit të mediave spanjolle, mesfushori ka kërkuar që “Reds” të përpiqen ta nënshkruajnë atë përsëri në janar pasi u refuzua një ofertë prej 52 milionë paundësh me mesfushorin që vendosi për të qëndruar në “San Sebastian”. 25-vjeçari i kishte dhënë fjalën Liverpulit se donte të transferohej në “Anfield”, por u tërhoq pas një negociate nga shefi i Real Sociedadit, Imanol Alguacil, i cili i kujtoi atij dashurinë e tij për ushqimin bask dhe shëtitjet në vend. Dështimi për të nënshkruar me mesfushorin e kombëtares së Spanjës e la Liverpulin disi në baltë, pasi ai ishte objektivi i tyre kryesor i merkatos së verës dhe ata donin një pasardhës afatgjatë të Fabinjos, i cili u largua për në Arabinë Saudite në vitin 2023.
Megjithatë, Rajan Gravenberk ka bërë përshtypje si numri gjashtë. Gazeta spanjolle “Estadio Deportivo” pretendon se ai i ka thënë Liverpulit që të përpiqet ta transferojë përsëri. Ka qenë një fillim zhgënjyes i sezonit për Real Sociedadin, i cili renditet i 16-ti në La Liga dhe vetëm një pikë mbi zonën e rënies pasi ka luajtur një ndeshje më shumë se rivalët e tyre. Ata kanë përfunduar në top gjashtëshe për pesë sezonet e fundit, me Zubimendin që ka luajtur një rol të rëndësishëm në pjesën më të madhe të asaj kohe, por këtë sezon ata kanë vuajtur për të gjetur rrjetën. Disa mendojnë se ky ndryshim qëndrimi për Zubimendin mund të jetë fakti se atij nuk i është ofruar një kontratë e përmirësuar, me kontratën aktuale në vitin 2027.
Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribej, dha së fundmi një intervistë duke mohuar se Zubimendi kërkonte një marrëveshje të përmirësuar për të qëndruar në skuadër. “Me Zubimendin nuk ka pasur asnjë bisedë për rinovim të kontratës. Nuk ka pasur tani dhe nuk ka pasur më parë. Ai nuk na vuri asnjë kusht për të qëndruar këtu”, tha ai për gazetën lokale “Noticias de Gipuzkoa”.