Nga Gjergj KOLA
Vllaznia ne atletike per meshkuj ka fituar dy dite me pare titullin e 29-te kampion ne historine e saj, duke barazuar ne kete menyre edhe Partizanin per rekordin e titujve kampione te fituar ne historine e atletikes shqiptare. Njekohesisht titulli i ketij viti ishte i 17-ti rradhazi per atletet kuqeblu.
Nje merite te jashtezakonshme ne te gjitha keto suksese ka padyshim nje emer qe ndoshta nuk e ka marre ate se çfare i takon tek historia e gjithe ketyre titujve. Ai eshte kryetrajneri Albert Marashi. Ne fakt ne Shkoder ende edhe sot e kesaj dite flitet per Feti Dizdari dhe per 15 titujt kampion qe ai pat fituar ne vitet ’60- ’70 me ekipin e femrave te Vllaznise. Flitet edhe per ndonje trajner tjeter te suksesshem, por jo aq per protagonistin e diteve te sotme.
Berti ne fakt e ka nisur punen e trajnerit qe ne vitin 2003, menjehere pas perfundimit te studimeve te larta ne Insitutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi” ne Tirane. Atehere ishte ende edhe atlet dhe i bente me se miri te dy gjerat, duke fituar tituj kampion edhe si sportist por edhe si trajner dhe pjese e stafit te trajnereve te ketij ekipi.
Por nderkohe nga viti 2009 ai ka marre detyren e kryetrajnerit dhe si rrjedhoje ne kete post ka fituar plot 17 tituj kampion. Me shume se çdo trajner tjeter ne Shkoder! Nje sukses i jashtezakonshem, por qe per Marashin nuk thote asgje sepse planet e tij jane per te shkuar shume me perpara e kete e thote edhe ne nje prononcim te dhene per gazeten “SHKODRA SPORT” ku eshte shprehur:
“Ka qene nje tjeter sukses qe na ka lumturuar pa mase sepse kemi barazuar rekordin e Partizanit me 29 tituj kampion. Por per ne nga ana tjeter, suksesi i ketij viti nuk do te thote asgje sepse ky eshte vetem fillimi per Vllaznine. Jam shume i bindur se nga puna qe behet çdo dite ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” nga trajneret dhe sportistet, keto suksese do te vazhdojne dhe per shume vite te tjera dhe kemi per te vendosur shume rekorde qe besoj se do te mbeten te pathyeshme ne historine e atletikes shqiptare”.
Ai ka vleresuar rekordin dhe formen jashtezakonisht te mire qe po kalon Franko Burraj, rezultatin e mire te Leandro Çardakut, dy titujt kampion te 18 vjeçarit Sidrit Kopliku, por kur e pyet se cila ishte e veçanta me e madhe e suksesit te ketij viti, Albert Marashi do te shprehej: “E veçanta me e madhe eshte se per here te pare prej shume e shume vitesh besoj, Vllaznia ka fituar ne 11 disiplina sportive duke zene keshtu 11 vende te para, gje qe nuk e di kur mund te kete ndodhur per here te fundit ne kampionat nga nje ekip. E ky eshte nje tregues se çfare jane ne gjendje te bejne keta djem dhe trajneret e tyre”.