Bekim Balaj ka nisur serish nje sezon shume te mire dhe me 4 gola te shenuar ne 5 javet e para te kampionatit, ai kryeson listen e golashenuesve me te mire dhe kuptohet qe do te jete serish pretendenti kryesor per fitimin e “Kepuces se Arte” edhe ne sezonin e ri.

Sulmuesi me numrin 9 ishte protagonist absolut edhe ne sfiden e fundit te Vllaznise, ate qe luajti diten e diele ne Durres ndaj Teutes duke shenuar me koke golin e fitores ne minuten e 94-te me te cilin i dha fitoren ne shifrat 2-1 skuadres se tij.

Duke folur ne lidhje me kete lojtar, ish- trajneri dhe drejtori i Vllaznise Elvis Plori e ka vleresuar se tepermi ate, jo vetem per sjelljen brenda fushes se lojes, por edhe jashte saj teksa eshte shnderruar ne nje lider te vertete.

“Balaj po vazhdon sezonin e vitit te kaluar ku beri nje paraqitje shume te mire dhe ishte golashenuesi me i mire i kampionatit. Ai po tregon edhe karakter duke i marre pas çunat pas. Pra eshte kthyer ne nje lider te vertete tek Vllaznia dhe me te, skuadra duket se eshte me nje lojtar me shume ne fushen e lojes.

Edhe goli i shenuar ne minutat e fundit ne ndeshjen ndaj Teutes, ia shton edhe me shume kenaqesine fitores se skuadres shkodrane. Bekimi çdo dite e me shume po e konfirmon veten edhe si nje kapiten brenda dhe jashte fushe duke e bere ekipin te jete mjaft entuziast”- eshte shprehur Plori./www.shkodrasport.com/