Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore.
Bardhezinjtë kanë pësuar shumë ndryshime pas fundit të sezonit. Shumë futbollistë dhe trajneri janë larguar dhe tashmë duhet punë për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ri.
Në Laç kanë zbuluar së fundmi edhe datën kur ekipi do të zbresë në fushë. Përgatitjet për sezonin e ri shumë shpejt sepse siç dihet sezoni i ri starton më 23 gusht dhe prandaj puna duhet te nise heret per objektivin e qarte, rikthimin ne Superiore.
Ndërkohë është bërë e ditur se kur do të prezantojnë trajnerin e ri. Sipas klubit stafi do të prezantohet sot zyrtarisht në orën 17:00.