Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Giuseppe Meazza”, nuk do të presë më finalen e Ligës së Kampionëve 2027 pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të martën.

Stadiumi i Milanit dhe Interit shte zgjedhur si vendi pritës për finalen e Ligës së Kampionëve 2027 në maj, por nuk mund të garantohej që stadiumi do të ishte plotësisht i disponueshëm pas tri vjetësh.

Ekziston mundësia që San Siro të ndikohet nga punimet e rinovimit, të cilat janë vendosur të zhvillohen përpara se Italia të presë Kampionatin Evropian 2032.Rizhvillimet ka të ngjarë të ndodhin në një fazë pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026, të cilat qyteti i Milanos është bashkë-pritës.

Meqenëse autoritetet lokale nuk mund të garantonin se stadiumi nuk do të ndikohej nga punimet e rinovimit në vitin 2027, UEFA ka vendosur të heqë të drejtat e pritjes nga San Siro dhe tani do të rihapë procesin e tenderimit.Pritet që një vend i ri pritës të vendoset rreth majit 2025. /Telegrafi/