Dita e sotme ka startuar nisjen e nje Viti te Ri, nje viti qe pritet ta gjeje Shkodren e sportit krejt ndryshe. Kjo fale te drejtes per te qene “Qyteti Europian i Sportit”. Dhe per kete arsye, sportistet, trajneret e ekipeve te Vllaznise, por edhe sportdashesit jane ne pritje te asaj se çfare do te ndodhe.

Drejtuesit e Bashkise Shkoder jane shprehur se marrja e kesaj te drejte do te jete nje nxitje e madhe per sportin shkodran dhe sipas kryebashkiakut Beci “do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”.

Per kete arsye jane planifikuar edhe disa aktivitete te planifikuar per t’u zhvilluar ne kuader te “Qytetit Europian te Sportit”. E para eshte Maratona e Shkodres/ Kupa e ikonave per te cilen eshte parashikuar nje fond prej 20 milione lekesh. Per te vazhduar me Trofeun “Gilman Bakalli” MTB XC per te cilin eshte parashikuar nje fond prej 8 milione lekesh.

Projektet vazhdojne me Turneu Nderkombetar ‘Nene Tereza’ ne Xhudo me 5 milione leke ne dispozicion, “Steka e Arte” ne bilardo po ashtu me 5 milione leke, Turneu Nderkombetar i futbolit per Veterane me nje shume prej 10 milione lekesh, Shkodra Kayak Race me nje fond prej 5 milione lekesh, kampionatet kombetare te pingpongut, gjimnastikes dhe ai nderkombetar i mundjes me nga 5 milione leke secili edhe ato, Turneu Nderkombetar ne boks “Fists of Fire” me 10 milione leke, ndersa jane parashikuar edhe 2 milione leke per materiale promocionale.

Ne fakt te gjithe keto aktivitete nuk plotesojne pritshmerite qe kane shkodranet e sportit. Pikesepari sepse jane ne pritje te investimeve ne infrastrukture. Po e perserisim faktin qe Shkodra vuan per nje kompleks sportiv per futbollin sepse jane mbi 1 mije femije qe e ushtrojne kete sport dhe terrenet ne dispozicion jane shume te limituara. Ashtu siç mungojne palestrat ne kushte bashkekohore per basketbollin e volejbollin.

Per te vijuar me faktin qe mundja ka nevoje per nje palester te re sepse aktualja nuk ploteson asnje kusht. Po ashtu, Bashkia Shkoder duhet ta dije se ekipi i çiklizmit i Vllaznise prej vitesh nuk ka nje vend per t’u zhveshur, e po ashtu edhe xhudoja, boksi i femrave etj. Ashtu siç kerkon kushte me te mira dhe nje palester edhe sporti i atletikes. Kuptohet qe per keto gjera ka me shume nevoje Shkodra e Sportit dhe ndoshta jo dhe aq per nje piste skish.

Kuptohet qe buxheti i Bashkise nuk e ben te mundur nderhyrjen per keto investime, por mbase krijon mundesine per te marre grante nga Bashkimi Europian apo Qeveria shqiptare, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit apo dhe institucione te tjera. Sepse Shkodra ka nevoje jo per nderhyrje imediate ne infrastrukture sepse jo me kot e quajne “Shkodra e Sportit”.