E mbylli kampionatin e Seria A te grumoshes U17 me 21 gola te shenuar duke qene nder me te miret dhe duke e ndihmuar ekipin e tij te shkoje deri fare prane zones se finaleve. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Gabriel Kulla.

Ai ka bere nje sezon fantastik ne Itali, ndonese ka qene i pari per te ne futbollin profesionist dhe si rrjedhoje ka marre shume pergezime nga stafi teknik dhe ai i Akademise, e po ashtu edhe nga tifozet e kesaj skuadre sepse ka qene pike referimi per ta.

Por per Kullen tashme del ne skene nje tjeter detyre shume e veshtire: Te udheheqe kombetaren U17 te Shqiperise ne ndeshjet e Kampionatit Europian qe starton te henen e ardhshme ne vendin tone. Por kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse kombetarja kuqezi do te jete ne grup me ekipe te tilla si Portugalia, Gjermania dhe Franca.

Me fanellen kuqezi, shkodrani 17 vjeçar ka nje bilanc fantastik prej 12 golash te shenuar ne 13 ndeshje te luajtura dhe tashme do te tentoje t’i shenoj edhe emrave “big” te futbollit europian, duke filluar nga sfida e se henes ndaj Portugalise qe do te luhet në “Arena Kombëtare” ne ora 18:00.

Dy ndeshjet e tjera te kombetares shqiptare janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.(www.shkodrasport.com)