Java e nëntë e Kategorisë Superiore vazhdon këtë të dielë me dy takimet e mbetura.
Bylis do të presë Skënderbeun në orën 14:00, me të dyja skuadrat që vijnë pas rezultateve negative në kampionat dhe sot synojnë të bëjnë kthesën.
Ndërkohë, AF Elbasani do të ndeshet me Partizanin në orën 17:00, në një ndeshje që pritet të jetë goxha e luftuar, me “verdheblutë” që janë në kërkim të rikthimit te fitorja, teksa kryeqytetasit duan të blindojnë kreun e renditjes.
NDESHJET E SOTME
Bylis- Skënderbeu ora 14:00
Elbasani- Partizani ora 17:00