Ekipet e Superiores shpresojnë dhe dëshirojnë sa më shumë suksese në pjesën e dytë të sezonit, teksa ditën e sotme rikthehen në fushë për të rinisur kështu kampionatin. Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të javës së 20-të.

3 ndeshje shumë të luftuara, ku 6 kipet do të synojnë ta nisin vitin 2025 me fitore. Kështu gjiithçka do të startojë në orën 13:30, ku do të luhet paralelisht në Ballsh dhe Rrogozhinë.

Bylisi do të presë në “Adush Muça” skuadrën e Dinamos. Ballshiotët luajnë në shtëpi dhe do të tentojnë maksimumin e pikëve ndaj dinamovitëve. Nga krahu tjetër skuadra e Ilir Dajës vjen si kryesuese e kampionatit dhe janë të dënuar vetëm për triumfin për të mbajtur vendin e parë në klasifikim.

Ndërkohë paralelisht vëmendja do të jetë edhe në Rrogozhinë. Në “Egnatia Arena” do të përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Laçi. Kampionët aktualë kanë bërë blerje mjaft cilësore gjatë kësaj peridudhe dhe ndaj kurbinasve tentojnë t’i afrohen kreut. Ndërkohë bardhezinjtë e Francesco Morierossynojnë vazhdimësinë e fitoreve.

Në orën 17:00 do të luhet një tjetër sfidë e rëndësishme. Klasikja e Shqipërisë do të marrë vëmendjen ditën e sotme. Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Tirana, një nga ndeshjet më me rivalitet në futbollin shqiptar./newsport/