Bajern Mynih shpreson të vazhdojë aty ku e lanë para pushimeve dimërore 2024/25 në Bundesligë me një fitore ndaj Borusia M’Gladbah në raundin e 16-të të ligës.bajernMegjithatë, “Mëzat” kanë dëshmuar se janë një “mace e zezë” karshi bavarezëve për shumë vite, ndërsa Kompani ka shansin të rivendos qetësinë. “Bundesliga.com” hedh një vështrim në pesë skuadrat që kanë tendencë ti shkaktojnë problem të vazhdueshme palës së gjigandëve nga Mynihu.

1)VATENSHAID 09 Skudra që ka bilanci më pozitiv kundër Bajern Mynih në Bundesligë nuk është as më pak e as më shumë se Vatenshaid 09. Klubi i rrethit Ruhr, i vendosur në perëndim të Dortmundit si një distrikt i Bohumit, është ndoshta më i famshëm për të pasur në librat e tyre babain e Leroi Sane, Sulejman, gjatë qëndrimit të tyre katërvjeçar në Bundesligë nga 1990-94. Ndërsa Sulejman Sane dhe ekipi i tij humbën 7-0 në takimin e tyre të parë me Bajernin, ata vazhduan të arrinin diçka të jashtëzakonshme kundër gjigantëve të Mynihut në vitet pasuese. Fituan 3-2 më vonë në të njëjtin sezon, një nga dy fitoret kundër bavarezëve, ndërsa siguruan gjithashtu tre barazime, dy prej të cilave ishin jashtë shtëpisë. Si rezultat, raporti i përgjithshëm i fitoreve të Bajernit qëndron në vetëm 37.5 për qind, kuota e tyre më e ulët kundër çdo kundërshtari me të cilin janë përballur në Bundesligë. Për fat të mirë për gjigantët nga Mynihu, kanë pak shanse për një ribashkim sa më shpejt që Vatenshaid ra nga Regionaliga Uest (divizioni i katërt) sezonin e kaluar.

2)BORUSIA M’GLADBAH Përpara fitores së dyfishtë në ligës të Bajernit në edicionin 2023/24, pasi fituan 2-1 në “Borussia-Park” dhe më pas 3-1 në “Allianz Arena”, “Mëzat” ishin në një listë historike dhe shkuan të pamposhtur në pesë ndeshje konkurruese kundër Bajernit, që përfshin tre fitore dhe dy barazime. Që nga fillimi i sezonit 2011/12, asnjë klub tjetër nuk ka marrë aq shumë pikë ndaj rekordmenëve të Gjermanisë se sa Gladbah, 10 fitore, 10 humbje, pesë barazime. M’Gladbah gjithashtu “goditi” Bajernin 5-0 në raundin e dytë të Kupës, tetor 2021. Një model i tillë i rezultateve pozitive ishte në vetvete vazhdimi i një rivaliteti të gjatë që daton në vitet 1970, kur Gladbah fitoi të pesë titujt e tyre të Bundesligës deri më sot. Si i tillë, Bajern ka fituar vetëm 47.3 për qind të të gjitha ndeshjeve të ligës kundër “Mëzave” (53 nga 112), Borusia ka triumfuar 28 herë (31 barazime).

3) BORUSIA DORTMUND M’Gladbah mund të ketë qenë rivalët më të mëdhenj të Bajernit më shumë se gjysmë shekulli më parë, por në kohët e fundit Dortmundi është afruar më së shumti për t’i rrëzuar ata nga pozicioni i ndjekësit. Aq shumë, në fakt, saqë janë një nga skuadra e pakta kundër të cilëve përqindja e fitoreve të Bajernit është më pak se 50 për qind. Seria më e mirë e verdhezinjve karshi bavarezëve erdhi në epokën e Jyrgen Klop, kur ata fituan katër takime radhazi në Bundesligë midis tetorit 2010 dhe prillit 2012 me rezultatin të përgjithshëm 9-2, si pjesë e një serie të pamposhtur prej gjashtë ndeshjesh. Dortmundi fitoi në mënyrë të famshme tituj të ligës radhazi në ato sezone. Në përgjithësi, gjigandët nga Mynihu ka marrë shumë pikë me Dortmundi, 54 herë triumfuese nga 111 ndeshje të ligës, duke humbur 26 dhe duke barazuar 31, një raport prej 48.7 për qind, ndeshja e fundit u mbyll në barazim 1- 1 në “Signal-Iduna Park” në javën e 12-të të Bundesligës, sezonin 2024/25.

4) LAJPCIG Duke folur për ekipin e Lajpcig, ndoshta është më mirë të mbash një pëshpëritje të emrit të tyre në Bavari, pasi “Demat” e ka “shtrembëruar” Bajernin në më shumë se një rast. Lajpcig mundi bavarezët 0-3 në Superkupën e 2023 dhe barazoi 2-2 në javën e 6-të të sezonit 2023/24. Seria e tyre e pamposhtur prej katër ndeshjesh kundër rekordmenëve përfundoi në shkurt 2024 pasi Herri Kejn shënoi një në fundin e ndeshjes. Bajerni ka avantazh në shifra të përgjithshme, 8 fitore në 16 ndeshje, pra 50 për qind. Megjithatë epërsia e madhe e ka zanafillën në duelet e para mes tyre, sepse kohët e fundit janë thuajse në baraspeshë.

5) MAINC Bajern Mynih ka fituar 78 për qind të të gjitha ndeshjeve të ligës kundër Mainc ndër vite, me klubin e “Karnavaleve” që ka triumfuar vetëm tetë herë. Sidoqoftë, Mainc e meriton këtë përmendje të veçantë, duke pasur parasysh se katër nga ato fitore kanë ardhur në tetë takimet e fundit të Bundesligës, me katër triumfe që vijnë në pesë përballjet e tyre të fundit në “MEWA Arena”.