Sulmuesi me origjine nga Shkodra, Brajan Gruda eshte shfaqur edhe njehere tjeter si protagonist me ekipin Gjermania U21. Ne ndeshjen gjysmefinale te Kampionatit Europian ndaj Frances, ai ka shenuar golin e trete duke kompletuar ne kete menyre fitoren e paster ne shifrat 3-0 te gjermaneve.

Ne kete menyre ata kane siguruar kualifikimin ne finalen e ketij evenimenti shume te rendesishem ku do te ndeshen me Angline e cila ne gjysmefinalen tjeter mundi 2-1 Hollanden.

Brajan Gruda vazhdon te spikase me performancen e tij me Gjermania U21 ashtu si dhe lojtari tjeter qe kerkohet nga kombetarja shqiptare Weiper i cili po ashtu ka shenuar sonte ndaj Frances golin e pare te ndeshjes.(www.shkodrasport.com)