Tek Beselidhja duket se “nuk e kane vene ujin ne zjarr” per sezonin e ri dhe si rrjedhoje nga rradhet e kesaj skuadre tashme kane nisur edhe largimet e para. Keshtu pas portierit Leonard Kaçaj qe ka kaluar tek skuadra e Apolonise ne kategorine e pare, eshte larguar nje tjeter lojtar eshte larguar nga lezhjanet.
Behet fjale per sulmuesin 21 vjeçar Rigers Musaraj. Autori i 12 golave ne kampionatin e kaluar me Beselidhjen, eshte kerkuar me ngulm nga Iliria e Fushe- Krujes dhe sot eshte arritur akordi, shoqeruar edhe me firmen ne kontrate dhe prezantimin e tij.
“Klubi Futbollit ilira ben me dije se ka arritur marreveshjen me sulmuesin shkodran Rigers musaraj i cili sezonin e kaluar ishte pjese e ekipit te beselidhjes duke shenuar 12 gola. I urojme mireseardhjen dhe suksese ne familjen bardheblu”- shkruhet ne postimin e faqes zyrtare te Ilirise.
Kujtojme qe Musaraj eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia, me pas ka kaluar tek Vllaznia U21 me te cilen luajti nje sezon ku spikati me lojen dhe golat e tij, ndersa sezonin e kaluar luajti ne Lezhe. Tashme tek Iliria e kane marre me objektivin e qarte per t’i ndihmuar ne rrugen e tyre drejt kategorise se pare./www.shkodrasport.com/